TIRANË- Momenti kur në tryezën e Këshillit të Europës të vendoset edhe emri ‘Albania’, për kryeministrin Edi Rama është pavarësia e dytë e Shqipërisë. Në bashkëbisedimin e radhës me komentuesit në rubrikën ‘Sy m’sy’, kreu i qeverisë u fokusua tek procesi i integrimit në Bashkimin Europian, duke kërkuar votën më 11 maj për t’i dhënë fund poshtërimit të Shqipërisë dhe për ta ulur atë si të barabartë mes të barabartëve.
“Është dritare që është e hapur për ne, dhe duhet të shfrytëzojmë këtë moment, këtë kohë, duhet të mbyllim negociatat deri në fund 2027 dhe duhet të hidhemi brenda, që kur dritarja të mbyllet ne të jemi brenda në BE, dhe te fitojmë statusin e munguar për shumë e shume vite, të barabartë mes të barabartësh. Është ngritja e dytë e flamurit kjo e hyrjes në BE, është pavarësia e dytë e Shqipërisë", tha Rama.
Shigjetimet nuk i la për Sali Berishën, për të cilët tha se me ta në krye Shqipëria do përfundojë kënetë.
“Ose me mua në BE, ose me bufin në kënetë”, theksoi kryeministri.
Komentuesit i kujtuan mbështetjen e Amerikës, për të cilën kryeministri Rama u tha qartë se do e shohin në vijim, duke u kujtuar edhe akuzat e opozitës kur Trump fitoi mandatin e parë.
"Do ta shihni edhe Amerikën, edhe marrëdhënien me Amerikën, edhe mbështetjen e Amerikës. Gjitha do t’i shini, siç i keni parë. Po s’mbani mend se e keni kujtesën e dobët dhe u mban këneta peng. Ju kujtohen kur fitoi Trump mandatin e parë dhe thanë ik vete se do vijë Trump të të marrë zvarrë. Si vazhdoi pastaj puna, apo kismet", theksoi Rama.
Sa i takon drejtësisë, Rama tha se ishte kjo qeveri që i dha në dorë shpatën për goditur edhe mes radhëve të tyre, duke theksuar se në asnjë moment qëllimi nuk është që ta kontrollojnë, por të ndërtojnë shtet.
“Budallenj të mëdhenj ne që hapim luftën kundër korrupsionin, bëjmë një reformë në drejtësi që s’ka guxuar askush, i japim shpatën në dorë, ia dorëzojmë drejtësisë që të godasë është në trupin tonë, jemi këtu për të bërë Shqipërinë shtet dhe jo për të kontrolluar drejtësinë, e tani çohesh ti me shokët e tu të kënetës dhe na tregoni ju hajdutë burgun”, vijoi Rama.
Rama u ndal edhe tek Panairi i Punës që do të mbahet të dielën e 2 marsit në Athinë, ku kompani shqiptare do shfaqin oferta pune për emigrantët shqiptarë. Kjo iniciativë synon kthimin e shqiptarëve në atdhe, ndërsa për herë të parë do të kenë në dispozicion edhe një faqe online ku emigrantët shqiptarë mund të njihen me oferta pune e të lidhin kontrata me kompani shqiptare. Këto panaire të tilla, Rama tha se do të shtrihen edhe në vende të tjera gjatë mandatit të katërt.
“Kemi një panair të madh në Athinë me 2 mars, në një ditë të gjatë me shumë aktivitete ku synojmë të vëmë në kontakt të drejtpërdrejtë shumë kompani shqiptare të Shqipërisë në ndërtim, turizëm, inovacion me bashkatdhetarët tanë në Athinë edhe më gjerë mbase. Gjithë materiali do jetë në dispozicion edhe në një faqe web online, ku të gjithë mund të hyjnë dhe të shohin mundësitë që janë për të lidhur kontrata pune, qoftë sezonale për truizmin, ose vjetore qoftë në turizëm, ndërtim ose fusha të tjera”, u shpreh Rama.
Ndërkohë me datë 3, Shqipëria ka vendin e nderit në Panairin e Turizmit në Berlin.
“Vitin që vjen vendi i nderit do jenë Maldivet dhe përzgjedhja për Shqipërinë është bërë nga ata, ndryshe nga ku zakonisht ku vendi aplikon për të pasur këtë status, e kanë bërë ata në vitin 2023 kur panë performancën e Shqipërisë, kanë ndjekur gjithë shifrat si kanë ecur në ekonomi dhe shifrat e vizitorëve”, tha ministrja Mirela Kumbaro gjatë një bisede telefonike me kryeministrin teksa ky i fundit ishte live.
200 shtete nga e gjithë bota dhe gjashtë mijë ekspozues për ofertat e turizmit për këtë vit do të jenë në panairin ITB Berlin, ku Shqipëria do të jetë vendi i nderit.
Sa i takon naftës në Shpirag, pas tërheqjes së Shell, Rama tha se po punojnë për të gjetur zgjidhje të reja.
“Përsa i përket naftës në Shpirag, një nga kompanitë më të mëdha të botës ishte aty në operim, eksplorim. U zbulua një rezervë shumë e madhe nafte, por për arsye të gjeologjisë jashtëzakonisht të ndërlikuar dhe të masivit gjeologjik të Shpiragut, kostoja e nxjerrjes me teknologjinë ekzistuese të kompanisë bëhet shumë e lartë”, theksoi kreu i Qeverisë.
Kreu i qeverisë, Edi Rama iu përgjigj një komentuesi që e quajti tradhtar, ndërsa i tha se ky është momenti që të duhet menduar si shqiptar, as si socialist dhe as si demokrat, pasi duhet çuar para procesi i integrimit në BE. Rama u ndal edhe te ministrat, duke thënë se vetëm 2 prej tyre janë dënuar, njëri është në paraburgim (Ilir Beqaj) dhe njëri në arrati (Arben Ahmetaj).
"Çfarë kam tradhtuar unë, apo se Shqipëria sot është vetëm një hap nga realizmi i një ëndrre shekullore. Duhet menduar si shqiptar në këtë moment, as si socialist as si demokrat, as më pëlqen apo s’më pëlqen Edi Rama, as sa ministra janë në burg. Po qe puna aty mund at bëjmë llogarinë, në 3 mandate rreth 60 ministria, 2 ministra janë dënuar nga mandati i parë, njëri i PS, njëri i aleatit ‘strategjik’ ndjesë pastë, pastaj një i tretë në paraburgim i padënuar ende dhe një i katërt në arrati", tha Rama.
Kreu i mazhorancës, Edi Rama, tha sot se PS po e kërkon mandatin e katërt dhe votën, përfshi emigrantët, vetëm për qëllimin e anëtarësimit në BE.
Negociatat dhe flamuri shqiptar në BE është synimi i vetëm i socialistëve, kurse këneta sipas tij, bashkë me bufin, kërkon vetëm që t’i zhysë më thellë në batak dhe lënien në borxhe të mëtejshme.
“Unë përpiqem t’i nxjerr nga këneta, t’i nxjerr me opinionin tim nga këneta, imagjinoni pak se si ishit me të dhe se si do ju lërë. Qëllimi i tij është t’ju kthejë në kënetë. PS ka fituar 9 herë dhe do fitojë përsëri, do marri notën 10 PS, patjetër edhe me emigrantët këtë herë, do shohim se si do shkojë, por kur të fitojmë do thonë se i vodhi votat e emigrantëve. Shqipëria është përtej të majtës dhe të djathtës, përtej simpatisë, duhet për Shqipërinë kjo votë. Duhet për BE-në. Parafytyroni ju të ndalojnë negociatat dhe të hyjnë zhabat dhe këneta në negociata”, tha kreu i qeverisë.
Kur një komentues e pyet se jemi katandisur keq, ai iu përgjigj:
“Ne jemi katandisur aq keq sa në dy vjet e pak mbyllim negociatat me BE dhe brenda mandatit të katërt të PS i japim fund poshtërimeve dhe anëtarësojmë Shqipërinë në BE. Kështu jemi katandisur ne, ndaj Sandër fokusohu (komentuesi)”, përfundoi kryeministri.
Kryeministri Edi Rama u pyet nga komentuesit për marrëdhënien me Amerikiën dhe Soros. Kreu i qeverisë u kujtoi ndjekësve se kur Donald Trump fitoi mandatin e parë presidencial, këneta u çua në Kuvend dhe i kërkoi që të ikë vetë ose Trump do ta merrte zvarrë.
Rama tha e kanë harruar si vazhdoi historia, pasi këneta u ka marrë peng trurin.
“O vdeksha unë për ty. Ca do të dish për marrëdhënien me Soros, apo ta kanë marrë edhe ty trurin peng edhe të fusin çdo ditë gjilpërën me llum kënete në kokë. Do ta shihni edhe Amerikën, edhe marrëdhënien me Amerikën, edhe mbështetjen e Amerikës. Gjitha do t’i shini, siç i keni parë. Po s’mbani mend se e keni kujtesën e dobët dhe u mban këneta peng. Ju kujtohen kur fitoi Trump mandatin e parë dhe thanë ik vete se do vijë Trump të të marrë zvarrë. Si vazhdoi pastaj puna, apo kismet.
Kryeministri Edi Rama foli për mundësinë e artë që i ka ardhur vendit me negociatat në BE dhe anëtarësimin brenda 2030.
Ai iu përgjigj ndjekësve në rrjetin social dhe virtual online, duke shpjeguar se qëllimi i kundërshtarëve është t’i zhysin shqiptarë në kënetë, kurse i tiji dhe i PS-së është që t’i çojnë në BE, vetëm dy vite e gjysmë larg.
“O ti zotëri, fokusohu, na duhet të fokusohemi te negociatat me BE, kemi 1 mijë vetë që punojnë, kemi hapur dritaren dhe mundësinë fantastike. Është rast si kur të vjen topi para portës dhe të duhet vetëm të bësh gol. Edhe diçka tjetër, kur vjen fushata do flasim dhe unë do flas, kam fol për tepsinë, haxhinë dhe timonin, bufi i kënetës është evident dhe do ju ndihmoj ta shikoni dhe kuptoni, e të ikni me vrap nga bufi i kënetës (i përgjigjet një tjetër ndjekësi virtual në rrjetin social).
Bonusi për pensionistët fillon më 1 Mars. Dhe pensionistët mund të fillojnë nga 1 marsi ta marrin bonusin e pranverës. Është rezultat i zhvillimit të ekonomisë”.
Kryeministri Edi Rama flet me komentuesit edhe për çështjen e ujit dhe energjisë elektrike. Rama tha se kur morën pushtetin, vetëm 4 zona kishin ujë 24 orë, ndërsa sot numërohen 43 zona urbane dhe 98 rurale.
“Në vitin 2025 ne flasim për shumë gjëra dhe nëse ty s’të pëlqen që flasim për ujin, po të kujtoj se kjo nuk është e lidhur me ne. Shqipëria ujë 24 orë në 2013 kur ne kemi marrë detyrën e ka pasur 4 zona, sot ka në 43 zona urbane dhe 98 zona rurale. Në 4 zona ka pasur ujë Shqipëria që ne trashëguam dhe po të them edhe një gjë, që as në kohën e komunizmit Shqipëria s’ka pasur ujë kudo. Të kesh një shtet, 24 orë ujë në territorin e vet, është të bësh një shtet më vete sa i përket investimeve. Bëmë gabim ne, më mirë ti kishim lënë fare, apo ne bëjmë shumë mirë që flasim dhe flasim ato që bëjmë. Dhe ndërkohë, ti që thua që këta bëjnë be-be pas meje, mos harro që shumica e popullit shqiptar është pas meje, në mbështetjen time dhe të PS. Populli s’ka kohë të harxhojë që në pikë të mëngjesit duke hapur telefonin dhe jashtë nxjerrë budalliqe të tilla. Jemi të qartë, 4 zona kishte me furnizim 24 orë me ujë”, tha Rama.
Sa i takon energjisë, Rama tha se gjysma e popullsisë nuk paguante faturat e energjisë fare dhe kjo ndryshoi vetëm me ardhjen e PS në pushtet.
"Të kujtohet kur morëm ne detyrën se si ecej nëpër Tiranë, më shumë prodhoheshin drita me naftë se me korrent. Të kujtohet, apo s embanmend. 50% e miletit vidhnin energjinë elektrike dhe e dini ca ka rezultuar. Ata që paguanin ishin ata që votonin PS. Budallenj të mëdhenj ne që hapim luftën kundër korrupsionin, bëjmë një reformë në drejtësi që s’ka guxuar askush, i japim shpatën në dorë, ia dorëzojmë drejtësisë që të godasë është në trupin tonë, jemi këtu për të bërë Shqipërinë shtet dhe jo për të kontrolluar drejtësinë, e tani çohesh ti me shokët e tu të kënetës dhe na tregoni ju hajdutë burgun. E kuptoni se sa larg realitetit dhe sa larg përmbajtjes së gjithë përpjekjes që unë me PS po bëjeni, jeni. U ka bërë bufi i kënetës si insekte dhe s’dini fare se ca flisni. Jeni pakicë gjithsesi", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama tha se mazhoranca ka qëllim vetëm anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ose siç e quajti ai ngritjen e dytë të flamurit shqiptar, si ngjarje epokale apo Pavarësia e dytë e vendit që nga 1912.
Ai u shpreh se opozita dhe 'bufi i kënetës' i ka lënë dhe do i lëjë në borxhe shqiptarët, ndaj anëtarësimi në BE sjell më shumë zhvillim, investime e projekte.
“Të gjithë këto janë fjalë shqipe, edhe kapaku, këneta, kusia, timoni. Fjalë që tregojnë thelbin që duhet të fokusohesh ti, BE ose këneta. Ose BE, me ne, ose në kënetë me bufin. Me bufin në kënetë nuk je në BE, do ishe në borxh, do jesh në borxh me nipër e mbesa, me gjyshërit e tyre, sepse të gjithë atyre u duhet vendi në BE. T’i them diçka edhe atyre me bla bla bla.
Tre gjëra janë si hall i madh në Shqipëri: Liria individuale të jetë e garantuar, garantojmë që sundimi i ligjit të mos jetë më në diskutim, e garantojmë standarde demokratike të jetesës dhe bashkëjetesës të mos i prekë më askush.
Në BE ka dy kategori shtetesh, kontribuuesit, më të mëdha më zhvilluesit dhe kategoria e përfituesit, ata që hyjnë të rinj e të brishtë. Në momentin që një shtet i ri i BE hyn, është te përfituesit. Kontribuesit japin, përfituesit marrin. Ku këto shtete kanë mbështetje financiare ekstra që nuk e arrijmë e realizojmë dot jashtë BE. Do të thotë shumë projekte infrastrukturë, zhvillim, shëndetësinë, kulturën, arsimin, informacionin (bie kambana e kishës, “ja fjalë e vërtetë”).
Dritaren e kemi hapur, është epokale, është ngritja e dytë e flamurit kjo e hyrjes në BE, është pavarësia e dytë e Shqipërisë. Ndaj ju lutem lërini broçkullat dhe fokusohuni ju pas profileve false".
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot i vendosur për ta çuar Shqipërinë drejt BE-së, si moment historik. Ai tha se do e vijojë misionin e tij dhe do qëndrojë edhe për pak në pushtet, derisa të arrihet ky qëllim historik.
Kryeministri iu përgjigj komentuesve, duke kujtuar se kundërshtarët i përkasin kënetës, bla-bla-blave dhe akuzave të paqena, teksa qëllimi i PS mbetet dërgimi i shqiptarëve në familjen Europiane.
“Nëse sot ti Fatjon (komentuesi i radhës) dhe kua kua kuatë flasin për luftë ndaj korrupsionit, për ministra të gjykuar, në gjykim, nën akuzë apo të akuzuar, e di pse erdhi kjo ditë? Sepse e solli kjo ditë, e solli PS, e sollëm ne, ambicia jonë, për të hyrë në BE, lërini broçkullat dhe mos u fokuso te këneta dhe llumi i saj, fokusoheni tek kjo. Unë do rri edhe pak, sepse do e përmbushim misionin, e kemi krijuar këtë fat dhe nuk mund të luajmë me këtë, dhe do e realizojmë. Fokusohuni! Është momenti për të marrë hak për popullin shqiptar në kaq breza për shqiptarë dhe të huaj, por më shumë të huaj, hakmarrja ka një emër një mision që është Shqipëria në BE, anëtare e BE. Tjetër është të lëvizësh me pasaportën shqiptare në BE, tjetër të kesh pasaportë të BE. Tjetër është fëmijë shqiptar në BE dhe tjetër fëmijë i BE, apo vajzë që studion në BE në vajzë që është studente e BE-së. Të gjitha i merr era, fjalët i merr era, janë humbje kohe, janë turpe, për ju për veten tuaj, që hapni Facebook, dhe jashtënxirrni fjalë pa lidhje, bëheni papagaj, gjinkalla dhe insekte të kënetës. Mendoni si patriotë, si njerëz që kanë fatin në këtë moment dhe me kontribut të tyre mund të fusin në BE Shqipërinë, vetëm me PS se të tjerët janë çeta e grumbullim njerëzish, shfeyrje ambiciesh dhe inatesh. Nuk janë luftërat personale programe, nuk janë mllefet inate, nga ato janë bërë çorap shqiptarët. Kshu që është mirë të fokusohemi te gjërat që vlejnë”, u shpreh kryeministri.
Kryeministri Edi Rama në bashkëbisedimin me komentuesit në rrjetet sociale u ndal te integrimi në BE.
Kush të vi në pushtet, ehh i shkreti ai. Ku e sheh që më ka zënë frikë, për cfarë. E di për çfarë më zë frika mua që koha që kemi në disavantazh të mos shfrytëzohet maksimalisht. Këto komentet vejnë e vijën, por që të jemi serioz Shqipëria është në një oportunitet historik, kemi dritare të hapur për të hyrë në Bashkimin Europian. E hapur për herë të parë, si rezultat i përputhjes së rrethanave tona me rrethanat e BE. Është dritare që është e hapur për ne, dhe duhet të shfrytëzojmë këtë moment, këtë kohë, duhet të mbyllim negociatat deri në fund 2027 dhe duhet të hidhemi brenda, që kur dritarja të mbyllet ne të jemi brenda në BE, dhe te fitojmë statusin e munguar për shumë e shume vite, të barabartë mes të barabartësh. Ky është momenti për të menduar si shqiptarë, o krra-krra.
Kryeministri Edi Rama foli edhe për investimet në qytetin e Shkodrës, i pyetur nga komentuesit që e ndiqnin online.
Ai tha se kanë hasur vështirësi për këtë projekt të hyrjes së qytetit verior, por do e shndërronin në një nga qytetet siç i ka hije dhe të denjë për vendin.
“Ndërkohë që kemi filluar me hyrjen e Shkodrës, është në proces, kemi pasur procedurë jo të lehtë dhe të shpejtë për arsye teknike për shpronësimet, gjithçka është gati, projekti fantastik, më në fund Shkodra do bëhet qytet siç i ka hije, sepse deri më sot ka qenë e fshehur pas një hyrje katastrofike dhe e padenjë për qytetin e Shkodrës”, tha kryeministri.
Kryeministri Edi Rama po bashkëbisedoi me komentuesit në rrjetet sociale në rubrikën ‘Sy m’Sy, ku u ndal edhe tek Panairi i Punës që do të organizohet të dielën e 2 marsit në Athinë. Vetë kreu i qeverisë do jetë i pranishëm, ndërsa tha se në panair do marrin pjesë shumë kompani shqiptare me ofertat e tyre për punë në sektorë të ndryshëm si turizmi apo ndërtimi.
Kjo iniciativë synon kthimin e shqiptarëve në athe, ndërsa për herë të parë do të kenë në dispozicion edhe një faqe online ku emigrantët shqiptarë mund të njihen me oferta pune e të lidhin kontrata me kompani shqiptare. Këto panaire pritet të shtrihen edhe në vende të tjera gjatë mandatit të 4, tha Rama.
““Kemi një panair të madh në Athinë me 2 mars, në një ditë të gjatë me shumë aktivitete ku synojmë të vëmë në kontakt të drejtpërdrejtë shumë kompani shqiptare të Shqipërisë në ndërtim, turizëm, inovacion me bashkatdhetarët tanë në Athinë edhe më gjerë mbase. Gjithë materiali do jetë në dispozicion edhe në një faqe ëeb online, ku të gjithë mund të hyjnë dhe të shohin mundësitë që janë për të lidhur kontrata pune, qoftë sezonale për truizmin, ose vjetore qoftë në turizëm, ndërtim ose fusha të tjera.
Sfida është që të thyejmë këtë stereotipin sipas të cilit në Shqipëri pagat janë të ulëta, mundësitë të pakta e bla bla bla, ta thyejmë me fakte konkrete, pasqyra konkrete, që janë të aksesueshme, ku të shihen modelet dhe kushtet e kontratave. Kshu që besoj se do jetë fillim i mbarë,. Ky është hapi i parë, këto panaire do i bëjmë traditë edhe në mandatin e katërt, sepse do e lidhim me negociatat për anëtarësim dhe nxitjes së kthimit për të investuar dhe punuar në Shqipëri.
Kur flas për kthim nuk e kam fjalën për ngritjen e plaçkave dhe kthimin përfundimtar, por edhe të pjesshëm, duke punuar këtu dhe qëndruar atje, në të gjitha rastet sipas shembujve do jetë përfitim reciprok, për ata që kthehen apo vijnë për pushime, kthehen apo investojnë këtu”, tha kryeministri.
Ai i ftoi shqiptarët të ktheheshin për të punuar dhe investuar, edhe nëse do të donin të zgjidhnin të qëndronin në vendin fqinj, sipas dëshirës.
Komente

Kryeministri-kryebashkiak-kryeinxhinjer-kryezgjedhès hajdutèsh pèr poste drejtuese, ka pèrfunduar keq. Sa mè tepèr e ndjen se po i vijnè rrotull dhe po vèzhgojnè aktet qè e kompromentojnè, aq mè tepèr i rritet deliri, qè edhe ashtu, e shoqèron gjithè kohès. Kèrkon mediat qè tè flasè, tè flasè pa fund. Nè ato momente plot hije frike, e folura pa fund, i duket si parzmorja e Gjergj Kastriotit ndaj prokurorève tè SPAK. O me mua nè parajsè, ose me kaprollin nè pyll,,,rrugè tjetèr, nuk paska. Kryeministrin, nuk e kemi mirè. Lutuni pèr tè. Lutuni, sepse çdo gjè tjetèr, rregullohet,,,ama mèndja e sèmurè,,ajo tè bèn gjèmèn. Unè nuk dua tè jem, AS ME TY O I PAAFTÈ DHE I KORRUPTUAR,,,,DHE AS ME KAPROLLIN qè tè mban gjallè ty prej vitesh. Je bèrè gazi i botès me kèto paraqitjet skizofrenike çdo ditè. Edhe kjo, pjesè e dènimit èshtè, o "skèndèrbeu i Spiropaleve". Èshtè ajo qè vijon, pas hajdutèrisè dhe mashtrimit. Kètu nè kètè botè, lahet çdo gjè. Kini marrè nè qafè njè popull tè tèrè.
PërgjigjuEdhe atè "shpèrblimin" pèr pensionistèt, mos ua jep nè mars. Jepjau nè Maj, direkt pasi tè ketè dhènè votèn, aty tek tavolina e komisionerève. Edhe e kontrollon se kujt ia dha votèn, edhe paratè nuk shkojnè dèm. Bèj edhe pak muzikè atè ditèn e zgjedhjeve, dil si atèherè me dajre nè dorè dhe kèrkojua votèn. Kènaqen shqiptarèt, harrojnè urinè dhe vdekjen pensionistèt, kur tè shohin ty ashtu tè gèzuar, me dajre nè dorè.