Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama ka kritikuar policinë e Vlorës, duke thënë se nuk kanë bërë punën e tyre siç duhet, kur lejuan që 3 mijë metra katrorë të mbuloheshin me zhavorr të paligjshëm.
"Është e patolerueshme që policia e shëtit të qëndrojë jashtë, kësaj nevoje jetike, për të pasur një shtëpi të përbashkët të pastër. Policia me ligj është përgjegjëse me autoritetin e territorit të shtetit. Në sytë e policisë këtu në Vlorë, jo më larg se para disa ditësh, u mbushën 3 mijë metra katrorë me zhavorr të paligjshëm. Nuk ndërtojnë dot një mur, sepse i shkojnë i vënë gjobë, ndërkohë që lejojnë që dhjetëra metra katrorë të mbushen me zhavorr pa leje. Është pjesë e planit që polica e shtetit duhet t'i ketë sytë 4. Duhet të njoftoj dhe të japi informacion të menjëhershme, për çdo veprim të ngjashëm. Unë besoj ky plan është fitues, sepse të gjithë komponentët e tij janë aty ku duhet. Eksperienca është një vlerë e shtuar për realizojmë e këtij plani. Mbi të gjitha uroj që të gjitha ata që nuk i bashkohen planit, të mos ndotin, ta mendojë 2 herë, kur lëshojnë ë përtokë, hedhin nga dritarja e makinës, lënë pas mbetjet e tyre, duke i dhënë shembullin me skandaloz dhe kriminal fëmijëve." , tha ai.
Lajmi kryesor:
Rama në Vlorë: Task-forcë pastrimi për bregdetin, sanksione kryebashkiakëve që krijojnë vendgrumbullime të paligjshme plehrash! Bashkitë që mbajnë pastër vendin, paratë u kthehen pas
J.GJ.//ReportTv.al