Rama kritikoi SPAK, Boçi: Kur është në vështirësi përmend 21 janarin dhe Gërdecin! Ai pse është jashtë, e kemi kallëzuar për inceneratorët

12 Maj 2022, 17:24| Përditesimi: 12 Maj 2022, 17:56

  • Share

 

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Luçiano Boçi në fjalën e tij në Kuvend është ndalur në kritikat e Edi Ramës ndaj SPAK. Boçi tha se Rama sa herë është në pozitë të vështirë, përdor ngjarjen e 21 janarit dhe atë të Gërdecit duke prekur emocionet e familjarëve.

Sipas tij, Rama kur ka probleme me të ardhmen dhe të tashmen, përdor ngjarjet e sëshkuarës.

Boçi drejtoi një pyetje në Kuvend, “Pse Rama nuk është në qeli, kur PD ka depozituar kallëzime për incenaratorët?”. Ai shprehet se Rama lë përballë drejtësisë aktorët dytësor, ndërsa vetë nuk mban përgjegjësi.  

“Nuk jam habitur nga skenat e ofruara këto ditë, kur Rama shigjeto institucionet e drejtësisë dhe nuk habitem se Rama sa herë është në pozitiv të vështirë nxjerr nga sirtari 21 janarin dhe gërdecin. Sa herë do të qeshet e të tallet me institucionet e shqiptarëve, provokon lotët e familjarëve të këtyre familjeve, sa hera ka probleme me të sotme dhe të ardhmen i referohet sëshkuarës, Rama nuk zbuloi asgjë tjetër veçse projektit për të ndërtuar një drejtësi të kapur nën komandën e tij si qen lufte.

Le të shkojë të paraqitet në SPAK është i kallëzuar nga PD për aferën e inceneratorëve. Sot në qeli janë anëtarët e komisionit të koncesionit të inceneratorit të Elbasanit se miratuan një procedurë jo ligjore, Firma e fundit që i vë vulën kësaj procedure është kryeministri, ky pse është jashtë, pse lë këto dytësorët. Le të shkojë vetë dhe të përgjigjet vetë."


Lajmi kryesor:

Pas 27 vitesh Berisha ‘rizbulon’ masakrën e Srebrenicës! Kuvendi i rrëzon kërkesën! PS: S'pranojmë asnjë propozim nga 'non grata'! I dha naftë Millosheviçit, të hetohet


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?