PS vendosi që ajo të mos krijojë zgjedhje brenda partisë për t’u fokusuar në zgjedhjet e 25 prillit, dhe për Ramën vlerësimi i nga populli i partisë dhe lidershipit të saj në zgjedhje nuk kanë pse më pas të bëhen zgjedhje farse brenda tyre.
‘Unë po ftoj të bëhen pjesë e skuadrës dhe jo të bëhen kryetar partia, PS e ka një të tillë. Ne kemi një sistem si shumë parti, nuk bëhen zgjedhje dhe kryetarinkur zgjedh populli me votë, shikoni Britaninë dhe konfirmimi i lidershipit nga populli është i mjaftueshëm, ata zgjedhjet e sajuara që ne kemi një zgjedhje për kryetarin pasi populli të ka zgjedhur. Kjo është një farsë, kemi bërë edhe gara të tilla më parë, por s'kanë qenë gara por bëj adetin se kështu është shkruar në statut. Të rejat dhe të rinjtë nëse kanë dëshirë për tu aktivizuar mund të vijnë të bëhen pjesë e jona. Juve ju mjafton 2 apo 3 persona me problematika të caktuara për ta bërë të gjitha pikturën sikur është në problematik. PS është në ndryshim të vazhdueshëm”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Kush do të bëhet deputet i PS-së të nisë video e CV! Kur partia fiton, zgjedhjet për kryetarin janë farsë! Kontrolli për maskat të nisin nga Kuvendi, mos ecni me idenë se do falen
B.K.//ReportTv.al