Politikë

Rama lexon mesazhin e qytetarit: Dumani të hetojë kush ia dha ‘bufit të kënetës’ dosjen ‘Toyota’!! Ka 2 gjyqtarë kamikazë të PD në GJKKO, janë betuar të na shkrijnë! Mos kërkoni telefonin tim

12 Shkurt, 09:55| Përditesimi: 12 Shkurt, 13:57

  • Share

Kryeministri Edi Rama foli sot para grupit të PS-së në lidhje me dosjen e SPAK dhe arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, si dhe akuzave ndaj të tjerëve. 

Kreu i qeverisë analizoi shkeljet e kryera nga SPAK-u në hetimet e kryera, presionet ndaj qytetarëve, duke rrëfyer një rast konkret se si po merren telefonat në shkelje të ligjit. Madje ai u shpreh që “të mos shkojnë t’i kërkojnë telefonin e tij, por të gjejnë provat’.

I bëri thirrje Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë të verifikojë edhe gjyqtarin e dosjes, (Erjon Bani), për të cilin tha se është eksponent i afërt me lidhje familjare dhe miqësore me PD, që iu la posaçërisht shorti për dosjen e Veliajt.

Ai madje u shpreh se po ky gjyqtar vendosi mosdaljen e dosjes së “Toyota Yaris” sepse aty përmendeshin shumë kolegë të gjyqtarit dhe prokurorit, por nga ana tjetër kjo dosje ka shkuar siç tha ai, te ‘bufi i kënetës’ (Sali Berisha), duke e quajtur vepër penale. Kërkoi hetimin se kush ia dha Berishës materialet e dosjes që lexon në Parlament.

Fjala e Ramës:

Kemi ngritur Prokurorinë Speciale për të luftuar korrupsionin. Pa kompromis, por nuk jemi të gatshëm të pranojmë abuzimin me njerëzit, të vërtetën, standartet. Ky është minimum, minimum, përndryshe kthehemi mbrapsht. Kur kam folur për Republike Prokurorësh këtë kam pasur parasysh. Këto janë shenja dhe duhet të veprojmë në mënyrë konstruktuve, të veprojmë në rrugë konstruktive dhe ta ndalojmë këtë.

Po lexoj një mesazh tani që më erdhi, nuk është qytetari dixhital.

“Unë jam dëshmitar personalisht nga një person x e y e nuk po ia them emrin. Pse tani dhe jo një apo dy muaj para? Sepse tani ishte i gatshëm i njëjti gjyqtar me target njerëzit tuaj, me çështjet e veçanta". Shortet dhe cështjet organizohen sipas kërkesave të gatshme, të ngutshme dhe të menjëhershme, ndodhi tani krimi, urgjent duhet ta marrim e ta bëjmë. Jo Nesti, Nesti ishte aty që në shkurtin e kaluar. Qartazi është selektuar gjyqtari në këtë rast dhe ju informoj se gjyqtarët e tjerë nuk kanë pranuar që t’i rrinte të njëjtës kërkesë për arrest, sepse gjyqtari vetëm e zbut masën e prokurorit dhe jo ta ashpërsojë, por edhe pse ligjin e keni bërë për këtë, keni garantuar vulosjen 100% të çështjeve.

Ky gjyqtar (Erion Bani) e ka nisur karrierën si koleg zyre me X, emrin s’po e them se e keni në Parlament këtë, kur ishte ministër i Drejtësisë Eduard Halimi dhe pastaj përfundoi në GJKKO. Ky X i njohur si ekstremist i djathtë ka trajtuar më shumë kërkesa për eksponentë të PS, në vendime e ka kaluar cakun e gjyqtarit dhe të ligjit, duke kërkuar ashpërsimin përtej asaj që kërkon Prokuroria.

I tillë është edhe rasti X, nuk po e përmend, që diskutohet shumë si një skandal në të gjitha rrethet e juristëve. Së dyti, i njëjti gjyqtar është gjyqtari paraprak për “Toyota Auris”, vetëm një fakt, ka urdhër ndalim të publikimit të vendimit të tij gjë që nuk e bën dhe bën të kundërtën kur duhet të përbalten njerëzit e PS, për shkak se aty përmenden shumë kolegë të tyre. Por ama vendimin e pati në dorë prap njëri që e keni në Parlament dhe tani e ka Bufi i Kënetës.

Ka ndjekur shumë masa, vepra, kërkesa, masa shtesë, i tillë është edhe rasti x, që diskutohet shumë si skandal në të gjitha rrethet e juriste. I njëjti gjyqtar është i njëjti me 'Toyota Yaris', vetëm një fakt, ka urdhëruar mospublikimin e tij, por në raste të tjera nuk e bën, si në rastin e PS-së, për shkak se përmenden shumë kolegë të tyre (për Toyota), por tani e ka ‘bufi i kënetës’ që ia lexon komunikimet nga Enchrochati në Parlament (Sali Berisha). E ndaluar për t’u përhapur dhe nzjerrë në publik. Ku jemi këtu? Kjo është vepër penale. Bëhet fjalë për dy kamikazë të PD-së në GJKKO, që se kanë asnjë problem që ta shprehin marrjen në dorë të këtij dhe atij dhe ta shprehin duke thënë se “ne do t’i shkrijmë”.

Këto janë lehtësisht të provueshme. Altin Dumani të kërkojë gjurmët e vendimit të Toyota Yaris dhe t’ia thotë publikut se si përfunduan te ‘bufi kënetës’, kur është e ndaluar për publikim dhe dihet se nga kush e ka marrë.

Kam e një publimim se fundmi për mua dhe ju që i kemi hyrë detit në këmbë, ta ndaj me ju, që të tjerët se kanë marrë përsipër që nga viti 1912, kanë pasur arsyet e tyre, vend i vogël, m e kushërinj, interesa, lidhje, por ne e kemi marrë përsipër që të pavarësojmë pushtetin e drejtësisë nga ai politik. Kemi marrë përsipër që edhe brinjët t’ia lëmë drejtësisë dhe s’jam pishman për këtë.

Pikëpyetja që kam është a do ia dalim që ta bëjmë të pakthyeshme reformën në drejtësi. A do ia dalim që institucionet e drejtësisë ta përdorin drejtësinë për të bërë drejtësi dhe jo politikë. Jo për t’u marrë me çështjen e njërit dhe tjetrit, jo për politikë. Jo meqë kapëm njërin, t’i biem edhe tjetrit.

Apo hajt t’i biem njërit pa diplomë. Për këtë do flas, për një Belo, të përfundojë njeriu në dyert ë SPAK për diplomën se e ka falso? Ça është kjo? Kjo është hija, t’i biem edhe këtij, ndiq mediat, kompleksohu dhe bëj balet! Çfarë është kjo?

Sa është ora? Mbase është zgjuar Inspektori i Drejtësisë. Mbase zgjohet dhe më dëgjon. Dëgjo, është shumë e rëndë kjo, shumë e rëndë. Dhe mos bëjnë gabim të kërkojnë telefonin tim, se boll i kanë mbledhur gjithë telefonat, të shkojnë të merren me faktet!".


Lajmi kryesor:

Arrestimi i Veliajt/ Rama: Mungon një palë garante për pavarësinë e gjyqësorit, po abuzohet! 11 maji mandati i standardeve demokratike të drejtësisë


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?