Politikë

Rama: Largim të menjëhershëm nga detyra dhe kallëzim penal për inspektorët që ‘mbyllin sytë’ përballë shkeljeve

3 Tetor, 12:25| Përditesimi: 3 Tetor, 13:48

  • Share

Kryeministri Edi Rama njoftoi se inspektorët e territorit që shkelin detyrën do të përballen me largim të menjëhershëm nga detyra dhe kallëzim penal. Sipas tij, nga denoncimet që janë bërë, në terren janë konstatuar shkelje të rënda, por në procedurat e inspektorëve gjithçka rezultonte në rregull. 

“Më tutje është largimi i menjëhershëm nga detyra dhe kallëzimi penal për të gjithë inspektorët kur konstatohet mosvënie në dukje e shkeljeve. Psh, nga kontrollet e bëra jo një e dy, por më shumë, si rezultat i denoncimeve të bëra nga qytetarët te portali “Hapësira ime Publike, ka rezultuar se ndërkohe që në territor leja është shkelur rëndë, në bashki aktet e konstatimit të inspektorëve bashkiakë figurojnë çdo gjë në rregull. Dhe për këtë fenomen, në çdo rast që provohet mosveprim apo aq më keq akoma më pas edhe mbyllje e syve, masa është largim i menjëhershëm nga detyra dhe ndjekje penale dhe ndalim për t’u kthyer në punë shteti për një periudhë të caktuar koh. Të gjithë denoncimet e bëra nga qytetarët në këtë portal apo në forma të tjera të provueshme do të jenë të lidhura drejtpërdrejt me personat përkatës. Pra asnjë denoncim nuk do të lihet sikur nuk ndodhi. Në rast se një denoncim është lënë kështu, direkt shkohet te përgjegjësia. “, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Listë e zezë për shkelësit e ndërtimeve, s’do marrin leje për 5 vite! Subjekt i ligjit edhe arkitektët! Leje edhe për muret rrethuese


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?