Kryeministri Edi Rama, në episodin e 5-të të podcastit “Flasim”, ka deklaruar se mandati i katërt qeverisës do të përqendrohet në çlirimin dhe transformimin e hapësirave publike në vend. Ai e ka cilësuar këtë jo si një aksion të përkohshëm, por si një “mision” afatgjatë për të mbrojtur vendbanimet nga ndërtimet pa leje dhe zaptuesit.
“Mandati i katërt ka nisur dhe do të bitiset për hapësirat publike. Dhe bazat ligjore që kemi marrë për ndërtimet pa leje, është një rrugëtim i joni, për të liruar të gjitha hapësirat në vendbanimet tona nga zaptuesit për të mbrojtur vendbanimet tona. Ky nuk është aksion, është misioni jonë për ta përmbysur që e kemi nisur viti pas vitit dhe mandate pas mandati. Në Ksamil, Sarandë dhe Velipojë, ku janë vërejtur problematika të hekurta me çmimet, bashkitë do të marrin në menaxhim plazhet, muzika në zonat e banuara do të jetë e ndaluar. Plazhi tradicional i Durrësit ka hyrë në një transformim rrënjësor. Do të bëjmë çmos që të gjitha qëllimet tona t’i realizojmë. Shëndetësia po hyn në një etapë tjetër”, tha kryeministri Rama.
Lajmi kryesor:
Rama nis fushatën për Tiranën: Veliaj në burg pa gjyq, por s’presim më! Akuzat e PD për dekretin e Begajt? S’keni intelektin e Rusmailit! Manastirliu: Mision historik (VIDEO)
SI.E./ReportTv.al