Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit, kryeministri Edi Rama bëri edhe një parashikim për rezultatin e PS në zgjedhje. Rama u shpreh i bindur se diferenca e PS me kënetën do të jetë më e madhe që nga ’97, ndërsa shtoi se numri minimal i mandateve që do të marrin do të jetë më i madh se ata që kanë aktualisht.
“Ne do të marrim më shumë mandate, sesa do të marrim do ta them me shkrim në Kuç, ku vendi ku i lë unë shkrimet, por më duhet edhe pak kohë që të kuptojmë tamam se ku jemi, por afër jam tani, se ne bëjmë anketime shkencore gjithë kohës. Që të mos harroj sondazhisti i Donald Trump pashë që është kontaktuar nga Top Channel, e ka sjellë Latifi? Kush e ka sjellë, s’ka rëndësi, por di që, duke qenë se kam qenë ndjekës i fushatës amerikane, ai është një super sondazhist sepse dilte edhe i binte ndesh sondazheve në përgjithësi që jepnin Kamalën përpara ose Trumpin mbrapa ngushtësisht dhe i doli fjala. Deri tani s’kam parë ndonjë sondazh nga këto që dalin që kanë një vërtetësi, jo se s’janë të vërteta, por që duke qenë se ne ndjekim dhe anketojmë popullin çdo muaj prej 12 vitesh, i kemi shumë të dhëna për të parë luhatjet, kështu që mbi bazën e tyre do të ta them ekzakt se cili do të jetë numri minimal. Por që sot mund të them se minimali do të jetë mbi atë që kemi. Edhe nëse Latifi e ka sjellë sondazhistin, sado të përpiqet, nuk kanë shumë të pavendosur sot në Shqipëri dhe ishte ulur diferenca...diferenca jonë me kënetën do të jetë më e madhja ndonjëherë që nga ’97.”, u shpreh Rama.
Një thirrje bëri edhe për demokratët teksa tha se nuk duhet të votojnë kënetën pasi nuk do të përfitojnë asnjë gjë prej saj.
“Me mend në kokë ju demokratët se duhet të kuptoni një gjë, ju s’merrni asgjë. Atë për të cilët ju votoni kapin një karrige për të bërë atë që kanë bërë gjithmonë zhurmën dhe budallikun se sa të ikë bufi kjo histori është. Për çfarë e hidhni votën në kënetë? E kuptoj se jeni kundër Juventusit, nuk bëhesh dot. Rri me fanellën tënde sikur të jetë e Katanias. Futboll, pasion, devocion e besnikëri, por kjo nuk është ndeshje futbolli. Shikoni sesa demokratë po lëvizin dhe po na bashkohen. Shikoni dekanen e Ekonomikut në Vlorë, ka qenë kështu poshtë në çadër. Nuk duhet të bëheni socialistë, por me mua dhe PS realizojmë atë që na e ka lënë amanet profeti ynë kombëtar, Evropën.”, u shpreh ai.
Lajmi kryesor:
Rama: Tirana, epiqendra e politikës evropiane më 16 maj! Marrim më shumë se 74 mandate në zgjedhje! Thirrje demokratëve: S’merrni asgjë nga këneta, s'ia hoqën non gratën
Xh.D/I.M/ReportTv.al
