TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se me kërkesë të SPAK, u lëshuan 24 masa sigurie për stafin e Universitetit bujqësor të Tiranës. Në një postim në platformën ‘X’, kreu i qeverisë i cilëson 24 masa sigurie pa gjyq, për një procedurë të disa viteve më parë.
Rektori i Universitetit, Fatbardh Sallaku, që sipas Ramës nuk ka lidhje me hetimin, nesër do të flasë për këtë çështje në një mbledhje të hapur në grupin parlamentare të Partisë Socialiste. Mbledhja do të zhvillohet në orën 09:00.
Kreu i qeverisë shkruan se Universiteti Bujqësor është në një pikë moment kthese historike që ka hyrë në rrugën e transformimit me synim njehsimin e plotë të diplomave me Universitetin BOKU të Vienës.
“Nesër në 09.00 Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë me kërkesën e tij, Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me 24 masa sigurie PA GJYQ për stafin dhe pedagogët e universitetit për disa procedura të disa viteve me parë. Vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht, në një moment historik kthese për Universitetin Bujqësor që ka hyrë në rrugën e transformimit me synim njehsimin e plotë të diplomave me Universitetin BOKU të Vienës në Shqipërinë 2030. Nesër në 09.00 LIVE nga godina e Kuvendit”, shkruan Rama.
GJKKO vendosi 24 masa sigurie për stafin e Universitetit Bujqësor, 5 arrest me burg, 10 arrest shtëpie dhe 9 detyrim paraqitjeje. SPAK s’ka dalë ende me një njoftim zyrtar për mediat, por dyshohet se bëhet fjalë për abuzim me tendera e korrupsion.
Komente

Rimthim i Byrose Politike te PPSH 2.0
PërgjigjuFATBARDH SALLAKU eshte kye hajduti dhe ordineri ne ate universitet . Pyesni studentet ose mjaftoni ti shkoni si student ne zyre dhe te tjera gjykojini vet. Monster
PërgjigjuDuhet te marrin shembull nga Universiteti i Tiranes. Cdo gje e kryer me korrektesi e me transparence. Notat i merr gjithsekush sic i meriton. Procedurat e prokurimeve behen ne baze te vleresimit te kritereve. Shihni Fakultetin e Drejtesise, nje ambient i ri dhe i ngrohte qe mirepret studentet e dashur.
PërgjigjuO Guri,,,do na mbyllin nè Reç dhe do hedhin çelèsat e qelisè nè Bunè. O njish,,,,i ndjen lèkundjet nèn kèmbè? Atje do shkosh o njish, atje ku banon Meta dhe ai shitèsi ambulant i fiqve qè i dukej vetja si zoti i gradaçelave,,atje ku duhet tè jetè edhe ai Sali zvarraniku prej kohèsh. Koha juaj ka perènduar me kohè. Ju, pèrpèliteni dhe bèni akoma tè fortin me mall tè vjedhur por edhe kjo,,seç nuk do tè funksionojè mè ashtu si mè parè. TIK, TAK, TIK, TAK,,,Shqipèria po pastrohet nga hajdutèria. Faleminderit SPAK
Përgjigjupaskan arrestu hajdutin me cizme altin qe ka gruan ne prefekture
Përgjigjune kete pike qe ke arritur harron ckane kaluar te tjeret para ketyre qe mbron, drejtesi u befte, nese e solle ti meqe na e reklamon kaq shume ateher jep doreheqjen se ja paske fut kot plako po te rreshqet prej shalesh situata, plus mos harro jeni kthyer ne fash ista
PërgjigjuO Ramses, o i gjitheditur. Jane masa sigurie, gjyqi behet me vone. Mos fol budalleqe se le nam.
PërgjigjuTashmë në ikje, fjalët e Berishës ne 2013. Shiti shoket per veten e familjen e vet.
PërgjigjuEshte mire që të shihni dhe universitete te tjera qe janë kthyer ne çiflig personal i njerezve anonimat me diploma dhe identitete profesionale dhe njerëzore fallco që u bënë dhe Rektor. Turpi botës.. Skender Topi i Univ te elbasanit ështe prototipi i abuzimit be gjithçka. Skëndo hamshori e ktheu universitetin ne nje gropë financiare, por dhe një gropë në cilësi dhe gjithçka, dhe në një gjiriz të perversiteteve te tij.
PërgjigjuKy eshte budallallek te flas rektori ne mbledhje partije o zot tu lan nam
PërgjigjuPse mos flasi rektori, kur duhet te ishte i pari ne burg per abuzimet qe ka bere po se heton njeri
PërgjigjuSpaku te dali edhe ketej nga univeristeti i vlores nje saimir qe nuk la me lek pa vjedh me tendera e ryshfete turp i madh e duan ta coj drejtor ne bashkine e vlores se nuk eshte ngopur akoma.
PërgjigjuSi ka marr vet Saimiri te gjitha jo Se i ka ndare i shkreti se nuk e vune kot ujqerit e partise Andueli e Iliri me shoke Tani na duhet ne Bashki se eshte njesh per firma