Universiteti Bujqësor i Tiranës

Kronikë

Abuzim me tendera e korrupsion, me kërkesë të SPAK lëshohen 24 masa sigurie për stafin e Universitetit Bujqësor të Tiranës! 5 në burg, 10 arrest shtëpie

25 Shkurt, 08:29| Përditesimi: 25 Shkurt, 16:24

  • Share

GJKKO ka vendosur 24 masa sigurie ndaj anëtarëve të stafit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, pas një hetimi të zhvilluar nga SPAK. Burime për gazetaren e Report Tv, Keti Banushi bëjnë me dije se 5 masa janë arrest me burg, 10 arrest shtëpie dhe 9 të tjera detyrim paraqitjeje.

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për abuzim me tendera. Ndaj personave që janë lëshuar masat e sigurisë rëndon akuza e shpërdorim të detyrës dhe korrupsionit.  Masat janë firmosur nga dy prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.


Lajmi kryesor:

SPAK zbardh akuzat për zyrtarët e Universitetit Bujqësor të Tiranës: Favorizuan 'Krijon', 'Zero Group' dhe 'Malvina Visoka PF' në 9 tendera me vlerë 90 milionë lekë


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?