TIRANE- Nëntë procedura tenderimi të bëra fiktive gjatë vitit 2022 në vlerën 90 milion lekëve të reja, është akuza që rëndon mbi 24 persona, zyrtarë të lartë të Universitetit Bujqësor të Kamzës por edhe biznesmenë dhe të tjerë të përfshirë, ndaj të cilëve rëndojnë akuzat korrupsionit, pabarazisë në tendera dhe shpërdorimit të detyrës.
GJKKO me kërkesë të SPAK konfirmoi 5 masa në arrest në burg, 10 në arrest shtëpie dhe 9 detyrim paraqitje. SPAK regjistroi procedimin në bazë të informacioneve te ardhura nga sektori i krimit ekonomik në Policinë e Shtetit, ndërsa për hetimin sipas prokurorisë së posaçme, janë përdorur metoda speciale te hetimit si përgjime telefonike ambientale por edhe vëzhgime dhe fotografime në terren të të hetuarve
Sipas SPAK, hetimet, të nisura më 21 tetor 2022, zbuluan një skemë të mirëorganizuar, në të cilën zyrtarë të nivelit të lartë akademik, përfshirë 2 zëvendësrektorët Ilir Kapaj e Romina Kotaj, dhe administratorin, Edmond Tërthorja në bashkëpunim me biznese manipuluan procesin e prokurimeve publike, duke favorizuar firmat “Krijon” sh.p.k, “Zero Group” sh.p.k dhe “Malvina Visoka PF”.
Hetimet zbuluan se këto firma jo vetëm favorizoheshin dhe paracaktoheshin në tendera, por edhe bënin oferta fiktike në emër të bizneseve të tjera për të fryrë vlerën e tenderave. SPAK thote se hetimet zbuluan se përgatitja e dokumentacionit për fondet limit dhe specifikimet teknike ishin bërë në koordinim të plotë me fituesit e paracaktuar të tenderave, ndërsa nuk bëhet asnjë analizë reale të tregut.
Dokumentet hetimore tregojnë se pajisjet dhe mallrat e tenderuar ishin siguruar nga operatorët fitues disa muaj përpara shpalljes së procedurave, duke treguar se fituesit ishin vendosur paraprakisht. Ky manipulim ka përfshirë edhe anëtarët e njësisë së prokurimit dhe Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të cilët kanë ndihmuar në përzgjedhjen e fituesve të paracaktuar.
2- Amarildo Lleshi, përgjegjësi juridik i UBT - “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, në 5 raste, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
3- Mehmet Qoshja, - drejtor i prokurimeve - “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, në 3 raste, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
4- Altin Murto, - Drejtor i fondeve - “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, në 2 raste, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
5- Piro Zoga - Zotëruesi i operatorit 'Krijon shpk' - “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal (katër raste).
7-Arjan Buliqi, - Akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim
8- Serafin Skënderi - Akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim
9- Ilir Kapaj- Akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim
10- Dritan Laçi - Akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim
11- Azem Parllaku - Akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim
12- Artur Koleci - Akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim
13- Blenard Spaho - Akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim
14- Tedi Proda - Akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim
15- Radion Dhromi - Akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim
17- Klara Jahollari - Akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
18- Ilir Kapaj - Akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
19- Erjola Kopali - Akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
20- Klea Lekocaj - Akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
21- Romina Koto - Akuzohet për “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal
22- Bejo Bizhga - Akuzohet për Shpërdorimi i detyrës” arashikuar nga neni 248 i Kodit Penal
23- Etleva Shore - Akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
24- Rezearta Dervishi - Akuzohet për “Falsifikimi i dokumentave”, e kryer në bashkëpunim, më shumë se njëherë, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal (katër raste)
Masat e sigurisë ndaj 24 zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës u firmosën nga GJKKO më 24 shkurt 2025 dhe u ekzekutuan nga policia e Tiranës më 25 shkurt nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Kush i zotëron 3 kompanitë?
Krijon sh.p.k zotërohet nga Piro Zoga, 70 % të aksioneve dhe Fotion Zoga, 30 % e aksioneve.
“Zero Group” sh.p.k zotërohet nga Arnold Kryeziu, me 100% të aksioneve.
Malivina Visoka PF e cila zotërohet nga vetë Malvina Visoka.
Njoftimi i SPAK
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bazuar në aktet e referuara nga Shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në bashkëpunim të ngushtë me agjencitë e tjera ligjzbatuese në vend, regjistroi procedimin penal nr.13 më 21.10.2022, për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funsione publike”, parashikuara nga nenet 258, 259 dhe 244 i Kodit Penal.Nga aktet e administruara rezulton se Shërbimet e Policisë Gjyqësore të Njësisë “E” për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë Hetimore, në Departamentin e Policisë Kriminale, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Agjencitë Ligjzbatuese të tjera në vend, janë grumbulluar dhe referuar të dhëna për përfshirjen në veprime korruptive të zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, veprime të shtrira në një kohë të gjatë, në procesin e përgatitjes dhe zhvillimit të procedurave të prokurimeve publike.
Nga hetimet proaktive me metoda speciale si; përgjimi i bisedave telefonike të zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), vëzhgimet e kryera nga Policia e Shtetit dhe administrimi i dokumentacionit të procedurave të prokurimit, me autoritet kontraktor Universiteti Bujqësor i Tiranës, deri në këtë fazë të hetimit janë hetuar në kuadër të këtij procedimi nëntë procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë të prokurimit prej 90.000.000 (nëntëdhjetë milion) lekë.
Gjatë hetimit janë evidentuar shkelje ligjore të personave përgjegjës të nivelit akademik në UBT, shtetasit; Romina Koto, dhe Ilir Kapaj, me detyrë zëvendësrektorë në Universitetin Bujqësor të Tiranës, B.B., me detyrë përgjegjës i Departamentit të Moduleve Paraklinike në UBT, që në kohën e ideimit të projekteve dhe sigurimin e fondeve pranë Agjencisë Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin (AKKSHI ka kryer veprime në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, shtetasin Edmond Tërthorja, me detyrë Administrator i UBT-së.
Veprimet e kundraligjshme të personave të mësipërm kanë konsistuar në përgatitjen e të dhënave fiktive të projekteve, me specifikime të përgatitura nga vetë operatorët ekonomik konkurues dhe fitues në këto procedura prokurimi. Pas sigurimit të fondeve nga AKKSHI kanë vijuar veprimet e kundraligjshme të autoritetit kontraktor në fazën e përgatitjes dhe gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit, veprimet e komisionit të përllogaritjes së fondit limit dhe specifikimeve teknike apo termave të referencës, të koordinuara në vazhdimësi me veprimet e kundraligjshme të njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave.
Gjatë hetimit janë evidentuar shkelje ligjore të anëtarëve të njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave, shtetasit; Amarildo Lleshi, Mehmet Qoshja, Altin Murto, E.S, K.J., Agim Sefa, Arjan Buliqi, Serafin Skënderi, Ilir Kapaj, Dritan Laçi, Azem Parllaku, Artur Koleci, Radion Dhromi, Blenard Spaho, T.P., E.K., K.L., E.Sh., në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, shtetasin Edmond Tërthorja, të cilët, kanë krijuar kushte dhe favorizuar në shpalljen fitues në këto procedura prokurimi, operatorët ekonomik “Krijon”sh.p.k, “Zero Group” sh.p.k, “Malvina Visoka PF”.
Gjatë hetimit ka rezultuar se të dhënat e përgatitjes së fondit limit, specifikimet teknike apo termat e referencës dhe hartimi i dokumenteve standarde të tenderit janë kryer nga zyrtarët përgjegjës të autoritetit kontraktor, në bashkëpunim me operatorët ekonomik fitues; “Krijon”sh.p.k, “Zero Group”sh.p.k, dhe “Malvina Visoka PF”.
Në të gjitha procedurat e prokurimit të mësipërm, operatorët ekonomik fituesë; “Krijon”sh.p.k, “Zero Group”sh.p.k, dhe “Malvina Visoka PF” kanë siguruar oferta ekonomike të falsifikuara, në emër të shoqërive tregtare të tjera, të cilat janë përdorur nga autoriteti kontraktor dhe kanë ndikuar në fryrjen e fondit limit, pa bërë asnjë studim tregu.
Janë evidentuar raste të zhvillimit të procedurës së prokurimit me operator eknomik të paracaktuar fitues, për pajisje dhe mallra të tjera, që i janë vënë në dispozicion autoritetit kontraktor, disa muaj para shpalljes së procedurave të prokurimit (procedura prokurorimi të zhvilluara pas administrimit më parë të këtyre paisjeve, për të cilat më pas janë kryer procedura prokurimi fiktive dhe marrje në dorëzim e tyre).
Hetimet në kuadër të këtij procedimi penal vazhdojnë për fakte penale dhe veprime të kundraligjëshme të personave të tjerë.
GJKKO ka vendosur 24 masa sigurie ndaj anëtarëve të stafit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, pas një hetimi të zhvilluar nga SPAK. Burime për gazetaren e Report Tv, Keti Banushi bëjnë me dije se 5 masa janë arrest me burg, 10 arrest shtëpie dhe 9 të tjera detyrim paraqitjeje.
Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për abuzim me tendera. Ndaj personave që janë lëshuar masat e sigurisë rëndon akuza e shpërdorim të detyrës dhe korrupsionit. Masat janë firmosur nga dy prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.
Komente
