Kronikë

Rama mbërrin në Shkup, i shoqëruar nga Vuçiç dhe Zaev! Kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Ballkani është shtëpia jonë e përbashkët europiane

28 Korrik 2021, 20:38| Përditesimi: 28 Korrik 2021, 21:03

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Shkup, në kuadër të 'Forumit Ekonomik' që do të mbahet nesër. Kreu i qeverisë është filmuar duke ecur rrugëve të Shkupit i shoqëruar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, si dhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Në video shihet edhe një qytetare e cila përshëndet shqip, kryeministrin Rama si dhe në gjuhën sllave liderët e tjerë dhe u kërkon që të bëjnë një foto së bashku. Kryeministri sakaq thirret edhe nga një qytetar nga ana e rrugës i cili është ulur në lokal 'O Edo' dhe përshëndetet nga kreu i qeverisë.

 “Ta bëjmë një selfie?”– thonë ata dhe afrohen për të pozuar me politikanët.

Ndërkohë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev përmes një postimi në Facebook bën me dije se në qendër të diskutimit në këtë takim do të jetë bashkëpunimi për zhvillimin e Ballkanit shtëpisë së përbashkët.

“Sot pasdite mirëprita presidentin e Serbisë, Vuçiçin dhe kryeministrin e Shqipërisë, Rama ku zhvilluam edhe një shëtitje të përbashkët në kuay-in e ri të Shkupit, ku u takuam në takim kryebashkiaku Shilegov.

Biseduam me qytetarët në qendër të Shkupit, në kuadër të Forumit Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal që mbahet për herë të parë në Maqedoninë e Veriut, si dhe hapjen e perspektivave të reja për lidhjen tonë.

Ballkani është shtëpia jonë e përbashkët europiane në të cilën mbështesim veten dhe në të cilën promovojmë marrëdhëniet. Pamja jonë është përpara, për një të nesërme më të mirë, për rritjen ekonomike dhe zhvillimin, për një mirëqenie për popujt tanë”,- shkruan Zaev.


Lajmi kryesor:

Nesër ‘Forumi Ekonomik’, Rama mbërrin në Shkup, i shoqëruar nga Vuçiç dhe Zaev! 'Mini Shengeni’ tema kryesore


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?