Kryeministri Edi Rama, gjatë një vizite në Vlorë

Politikë

Rama mbërrin që në mbrëmjen e sotme në Vlorë, nesër agjendë e ngjeshur takimesh me kandidatët në Lungomare dhe strukturat! Do inspektojë edhe Muzeun Hebraik

22 Mars, 22:20| Përditesimi: 22 Mars, 22:27

  • Share

Vlorë- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur mbrëmjen e sotme (22 mars) në qytetin e Vlorës, ku do të qëndrojë deri të dielën në mbrëmje. 

Kreu i qeverisë mësohet se do të ketë një agjendë të ngjeshur me takime të gërshetuara, politike dhe vizita apo inspektime punimesh.

Fillimisht kryeministri Rama do të takohet me kandidatët e qarkut Vlorë në Lungomaren e re, një takim ky që do të nisë që në orët e para të mëngjesit, për të vijuar edhe me takimet me operatorët turistikë, si dhe inspektime të punimeve në Muzeun Hebraik dhe më gjerë. 

Në orët e drekës do të ndalet në inspektimin e Bulevardit të Palmave dhe agrumeve, si dhe në rrugën Bunavi-Kërkovë. 

Në mbyllje të aghendës, Rama do të bejë takim edhe me strukturat e PS-së pranë Pallatit të Kulturës, në kuadër të përgatitjeve dhe fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kualifikueset e Botërorit, si e parashikoni Shqipëri-Andorra?