Në skenën politike shqiptare, Edi Rama vijon të jetë figura më e besuar dhe frymëzuese për qytetarët. Sipas sondazhit të muajit mars të realizuar nga Report Tv në bashkëpunim me Institutin italian “Piepoli”, 45% e shqiptarëve deklarojnë se Edi Rama është lideri që u jep më shumë besim dhe i frymëzon, ndërsa 36% zgjedhin Sali Berishën.
Megjithatë, në këtë sondazh bie në sy një rritje e ndjeshme e figurave të reja në perceptimin e publikut. Adriatik Lapaj renditet i treti me 16%. Agron Shehaj renditet i katërti me 13%, duke konfirmuar pozicionimin e tij si një prej zërave më të dëgjuar të opozitës së re.
Ndërkohë, liderë të tjerë si Arlind Qori (9%), Tom Doshi (5%), Dashamir Shehi (4%) dhe Ilir Meta (2%) rezultojnë me mbështetje më të ulët, duke reflektuar një zhvendosje të qartë të perceptimit qytetar në drejtim të liderëve më dominues ose më të rinj në profil.
Lajmi kryesor:
Sondazhi ekskluziv i Piepolit/ PS fitore më 11 maj me 50.5% të votave, PD me aleatët në vend të dytë, por në rënie! Lapaj i treti! Rama lideri më i pëlqyer, 65% s'besojnë te Berisha
SI.E./ReportTv.al