Rama: Gati projektligji, brenda një viti paga mesatare 900 euro! Rritje nga ky muaj për pedagogët, mësuesit, zjarrfikësit, infermierët e policinë

7 Prill 2023, 10:54| Përditesimi: 7 Prill 2023, 12:49

  • Share

TIRANË- Qeveria ka gati projektligjin për rritjen e pagave të sektorit publik dhe pritet që të kalojë në Kuvend për miratim. Kreu i qeverisë Edi Rama tha se brenda harkut kohor të një viti, paga mesatare në vend do të shkojë 900 euro. Reforma e rritjes së pagave, do të prekë edhe sektorë të tjerë, duke nisur nga pedagogët e mësuesit, tek infermierët, zjarrfikësit, si edhe policinë e Shtetit, Burgjeve dhe punonjësit e Gardës. Kryeministri Rama theksoi se paga mesatare nga 563 euro që është aktualisht do të shkojë në 900 euro.

“Sapo kemi dakordësuar projektligjin për reformën e re të pagave. Kemi sanksionuar e zeza mbi të bardh se në harkun e një viti paga mesatare do shkojë nga 563 euro në 900 euro”, tha Rama.

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj shpjegon se kjo rritje do të shtrihet në dy faza. Brenda këtij muaji, me vendim të Këshillit të Ministrave, do të rritet paga për punonjësit e arsimit, shëndetësisë, zjarrfikësve, si edhe për policinë e Shtetit, Burgjeve dhe Gradës. Ndërkohë, në fazën e tjetër do të rritet paga për administratën, pasi projektligji i dakordësuar ditën e sotme të kalohet në Kuvend.

“Rritja e pagave do të nisë në muajin prill për të gjithë kategoritë e arsimit, shëndetësisë, policia  e shtetit, burgjeve, garda dhe zjarrfikësit. Ndërkohë administratës publike qendrore dhe vendore, rritja do fillojë me miratimin e ligjit në parlament. Urojmë që miratohet brenda muajit prill, që ti hapë rrugë rritjes së pagave pas muajit maj”, tha Ibrahimaj.

Konkretisht, paga e infermierëve do të shkojë 87 mijë lekë, paga për mësuesit në shkollat 9 vjeçare do të shkojë 81 mijë lekë, ndërsa për mësuesit në shkollat e mesme do shkojë 106 800 lekë. Rritje do të ketë sërish edhe për pedagogët, paga e tyre do të pësojë një rritje prej 20%. Po ashtu do të përfitojnë edhe punonjësit e zjarrfikësve, paga e të cilëve do të shkojë në 80 mijë lekë.

I pyetur se sa efekt do të ketë në rritja e pagave në buxhetin e shtetit, Rama tha se është një efekt i konsiderueshëm, por që do të përballohet nga buxheti i shtetit.

“Do të ketë një efekt në buxhet të konsiderueshëm por plotësisht të përballueshëm. Sipas kategorive janë shuma të konsiderueshëm që ne vendosim në dispozicion”, tha Rama.

Nga kjo rritje do të përfitojnë edhe punonjësit e Policisë së Shtetit, punonjësit e Policisë së Burgjeve, si edhe Garda e Republikës.

TABELA E NDRYSHIMIT TË PAGAVE

PAGA MESATARE ishte 563 euro- Bëhet 900 euro

ADMINISTRATA PUBLIKE: Nga 49 000 lekë - Bëhet 81 000 lekë

MËSUESIT E ARSIMIT BAZË: Ishte 74 000 lekë - bëhet 95 000 lekë

MËSUESIT E CIKLIT TË MESËM: Mbi 1 milionë lekë

PEDAGOGËT: Paga bazë rritet + 20%

INFERMIERËT: Paga bazë 87 000 lekë, me shtesat mbi 90 000 lekë

Ora 11:37
Rritja e pagave për administratën, Rama: Do detyrojë edhe privatin që t’i rrisë, do vazhdojmë të nxisim sipërmarrjet! S’ka më shfrytëzim punonjësish

 

Kryeministri Edi Rama tha për gazetarin e Report Tv, Arbi Fortuzi se rritja e pagave të administratës do të detyrojë bizneset private që të rrisin pagat. I pyetur se si do të rriten pagat në sektorin privat, Rama tha se qeveria nuk ka asgjë tjetër në dorë përveç rritjes së pagës minimale. Kreu i qeverisë tha se do të vijojnë takimet me bizneset për t’i nxitur për rritjen e pagave.

“Është një proces i ndërthurur sepse rritja e pagave në sektorin publik rrit patjetër dhe aftësinë e sektorit publik për të thithur burime njerëzore më të kualifikuara dhe nga kjo sektori privat do jetë i detyruar të rrisë pagat, gjë që po ndodh sot. Sot pagat në sektorin privat po rriten me shpejtësi. Ne po vazhdojmë të nxisim duke shtyrë nga poshtë sepse i vetmi element që ne kemi në dorë është paga minimale të cilën e arritëm jashtë edhe parashikimit elektoral, jo vetëm tonit, por edhe të gjitha partive politike, madje dhe të atyre partive që e dinë që nuk do vijnë kurrë në pushtet dhe premtojnë gjëra për të cilën asnjëherë nuk do japin llogari.

Faktikisht sot jemi në një situatë kur kemi filluar dhe një proces komunikimi me sipërmarrjen private për të sensibilizuar sipërmarrësit lidhur me domosdoshmërinë e mbrojtjes së kapitalit njerëzor në kushtet kur është bërë kjo botë gjithmonë e më e egër për të marrë krah pune, të kualifikuar ose jo dhe në këtë luftë të egër janë përfshirë të gjithë vendet e zhvilluara. Ne jemi optimistë dhe shikojmë shenja shumë pozitive nga sipërmarrja private. Natyrisht, ne do të marrim të tjera, jemi duke i konceptuar dhe natyrisht, për ne kjo nuk është thjesht çështje rritje pagash, është dhe çështje mbrojtje e punonjësve dhe punëtorëve në kompani të ndryshme nga shfrytëzimi. Ka pasur një periudhë kohe kur kjo ka qenë pjesë e natyrshme e një zhvillimi të caktuar. Të mos harrojmë që e kemi filluar këtë punë me të ardhura për frymë 3200 - 3300 euro dhe sot jemi mbi 6000 euro të ardhura për frymë, pavarësisht se të gjitha bien, të gjitha rrënohen dhe na i marrin ne nëpër arbitrazhe, por faktikisht, ne sot i kemi dyfishuar të ardhurat për frymë dhe dyfishimi i të ardhurave për frymë është rezultat i gjithë këtyre politikave, gjithë këtyre reformave, por është njëkohësisht edhe një mundësi për të kuptuar se nuk vazhdohet më!

Një grua, një vajzë e re që para 30 vjetësh, përpara 25 vjetësh shkonte dhe punësohej në një fason, sot është në fazën që do dalë në pension. Me kë do zëvendësohet? Një vajzë e re që është sot në moshën që kjo grua ishte atëherë nuk shkon të punojë aty për atë pagë; jo vetëm për atë pagë, por edhe për atë lloj pune. Kështu që, këtu sipërmarrja duhet të vihet në alarm dhe të kuptojë se duhet të ndryshojë qasjen; duhet të ndryshojë qasjen, duhet të rrisë produktivitetin, duhet të rrisë eficencën e të tjera. Të gjitha këto janë sfida të një kohe të re sepse Shqipëria ka hyrë në një fazë të re, është në një kohë të re ekonomike dhe sociale, duan apo nuk  duan ata që nuk duan dhe kurrë nuk do duan dhe kurrë mos daçin dhe sot, unë jam shumë i kënaqur që ia kemi dalë t’i çojmë pagat për shqiptarët në një nivel që është një nivel në mesataren e lartë të rajonit tonë dhe sigurisht që nuk jemi të vetëkënaqur, por jemi thjesht të kënaqur”- tha ai.

Ora 11:03
Rama: Paga bazë e infermierëve do të shkojë në 87 mijë lekë, zjarrfikësit do marrin 80 mijë lekë

 

Kryeministri Edi Rama thotë se me reformën e pagave do të rriten edhe pagat e infermierëve dhe zjarrfikësve. Rama tha se infermierët do marrin pagë bazë 87 mijë lekë, ndërsa zjarrfikësit 80 mijë lekë.

"Po kështu është kënaqësi e posaçme që t’ju them sot infermiereve që do të kapin një bazë prej 87 mijë lekësh dhe ndërkohë kjo bazë shkon dhe përtej 90 mijë lekësh sipas pozicioneve në punë. Kemi rritur ndjeshëm pagat për Forcat e Armatosura. Do të vazhdojmë t’i rrisim po në mënyrë të ndjeshme, kemi rritur pagat për gjithë sistemin e sigurisë. Do të vazhdojmë t’i rrisim. Kemi rritur pagat për zjarrfikësve dhe siç e pata premtuar duke qenë se zjarrfikësit janë gjithmonë e më të rëndësishëm për shoqërinë në kushtet kur zjarret janë gjithmonë e më të pranishëm, për shkak të ndryshimeve klimatike dhe jo vetëm, pagën e zjarrfikësve do ta çojmë deri në 80 mijë lek. E gjitha kjo do të bëhet me dy hapa. Një hap i parë i menjëhershëm do të jetë tani me mësuesit, me sigurinë dhe me mjekët dhe infermieret menjëherë dhe ky hap i parë për të gjithë të tjerët do të jetë pasi parlamenti të kalojë projektligjin që ne sot miratuam dhe pastaj hapi i dytë do të jetë prillin e ardhshëm ku do të bëjmë gjithë plotësimin e kuadrit të kësaj reforme pagash dhe do të mbërrijmë kryelartë 900 euro pagë mesatare", tha Rama.

Ora 10:58
Rama: Paga e mësuesve të arsimit të mesëm do të shkojë mbi 100 mijë lekë! Rritet me 20% paga e pedagogëve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot vendimet e qeverisë për rritjen e pagave.

'Nuk dua të humbas vëmendjen në shumë shifra. Jam këtu së bashku me ministren e Financave. Dua ta falënderoj ekipin e sa për punën e palodhur që ka bërë. Kemi pasur diskutime të pafundme, kemi pasur debate të pafundme, kemi konfrontuar volume të pafundme shifrash, opsionesh, skemash dhe në fund kemi rënë të gjithë dakord që detyra jonë është tu japim shqiptarëve maksimumin e produktit të reformave dhe nuk ka kënaqësi më të madhe për mua sesa t’ju them specialistëve më të ulët që punojnë në administratën qendrore se paga e tyre do të shkojë nga 49 mijë lekë në 81 mijë lek apo tu themi mësuesve në arsimin e mesëm që paga e tyre do shkojë mbi 1 milionë lek, pra mbi 100 mijë lek. Apo në arsimin bazë do të shkojë nga 74 mijë deri në 95 mijë. Të gjitha këto janë shifra bazë pastaj vjetërsia e punës, kohëzgjatja në detyrë domethënë dhe nivelet e kualifikimeve bëjnë që gjërat të jenë edhe më mirë sesa ç’duken nga niveli bazë. Po kështu, është koha t’iu bëjmë një rritje të konsiderueshme pedagogëve të universiteteve të gjithë sistemit arsimor universitar, me 20% duke iu dhënë diskrecion që ata të mund të shkojnë deri në 30 % sepse ata janë autonom në administrimin e buxheteve të tyre dhe siç bëmë në fund të vitit të shkuar, do të bëjmë përsëri"- tha Rama.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • San Giovanni: 02/05/2023 23:03

    Po lexoja diçka të publikuar sot tek Shqiptarja mbi subvencionet e pagës minimale që qenka bërë nga 34 në 40 mijë lek dhe mendja më vajti tek ky lajmi që thotë se paga mesatare di bëhet brenda një viti 900 euro!! Me kursin e sotëm i bie që paga mesatare të kapë shifrën 100.8 mijë lek ose 250% të pagës minimale. A ka ndonjë logjikë ekonomike kjo rritje?! A ka mundësi të tregojë shefi i qeverisë se si do t'a bëjë këtë?!

    Përgjigju
  • taku: 08/04/2023 15:53

    patronazhistet duhen paguar

    Përgjigju
  • Ska problem: 08/04/2023 11:15

    Te shtosh monedha ne treg pa pasur prodhim te brendshem eshte inflacion , kjo mase me kujton kohen kur u hapen dyqanet e valutes filluan te shiteshin mallra qe ishin te ndaluara nga manjetofonet e deri te motoret MZ 125 dhe 250 shteti kishte nevoje per likujditet e valut por fundi dihet . Sot shteti shqiptar eshte kthyer taksa mbledhes me popullsi qe po emigron ne menyre te frikshme dhe kjo rritje page nuk ndryshon asgje sepse fytyrat e kesaj felleqsire politk jane ekranet te ashtequajturat TV

    Përgjigju
  • Trrnakop Kacija: 08/04/2023 01:04

    Kosova 15 vjecare pensioni minimal 250 euro. Kurse Shqiperia 110 vjecare pensionet i ka ku therret qameti.

    Përgjigju
  • Iris: 08/04/2023 00:52

    Po per punetoret e fshataret ke menduar per ndonje ngritje page,apo vend pune? Ne te fundit,klasat e uleta po mbushin gomonet,jo /Zylot/ e zyrave te shtetit qe 3/4 e oreve te punes i kalojne midis kafeneve,kolltukut te zyres e chateve ne rrjetet sociale duke marre rrogen qyl,ndonjehere dhe pa u paraqitur fare ne pune.

    Përgjigju
  • Konjak: 07/04/2023 21:06

    Mirë të gjithë këta që janë të punësuar në shtetë,po 70% e popullsisë që është jashtë degës shtetërore si i bëhet për t'a .... Të mos harrojmë se shumica e taksave që mbahet mbahet edhe është nga shumica e 70%-ë të popullsisë. ( Thomë unë ! ).

    Përgjigju
  • Pensionisti: 07/04/2023 17:50

    Ky flet per rroga 1 milion dhe pensioni nuk na del per drita e buk.Cfar mashtrusi

    Përgjigju
  • Alba: 07/04/2023 17:06

    Ne vend qe te mumdohet te rrisi ekonomime rrit vetem rrogat e votiesve te vet. Pa input ne ekonomi do coje ne rritje arificjale te cmimeve, gjithe te tjeret do i vdesi sidomos pensjonistet. Komplet per qejt t.vet ky.

    Përgjigju
  • Klodi: 07/04/2023 16:53

    Pensionistet per lesh? Mos harro se dhe pensionistet votojne

    Përgjigju
  • S'ka shfrytëzim thotë: 07/04/2023 15:18

    Po pronarët çfarë thonë? Se laj thaj ata janë prapë

    Përgjigju
  • gjergji: 07/04/2023 15:07

    like and share gjithe os-ve

    Përgjigju
  • klodjan: 07/04/2023 14:22

    respekt

    Përgjigju
  • Soni: 07/04/2023 14:15

    Perpos skuadres se ekomentuesve te sektorit te propogandes se organizates korruptive ramiste: projeksioni i pagave indikon zgjedhjet e ardhshme, dhe me ne fund, Rama shpreh haptazi edhe "popullin" e tij votues: administraten e shtetit te mbushur me klonet e tij. Ndersa "kujdeset" me merak te madh per kete "popull" atij te vertetit i tregohet nje rruge: ose me mua ose sikter neper bote!

    Përgjigju
  • jona: 07/04/2023 14:02

    nje rritje qe eshte ne te mire te te gjithe popullit

    Përgjigju
    • Po po: 07/04/2023 20:25

      Ke shkruar pak e sakte. Bravo! Per ty sot dopjo pite sufllaqja.

  • Klea: 07/04/2023 13:12

    Rritja e pagave sa vjen e po behet prioritet tek qeveri Rama ,fat qe ju kemi ne krye pasi merrni vendime te mira ne kohen e duhur

    Përgjigju
  • Bim: 07/04/2023 13:08

    Neto apo bruto han keto rroga???

    Përgjigju
    • Dritan: 07/04/2023 15:35

      Bruto o shok, ca neto thua, kur duan ti rrisin flasin me bruto, kur i taksojne flasin me neto qe mos ta kuptojme qe tallen

  • Olsi: 07/04/2023 13:04

    Tallu Rame me kte popull se te ka ardhur dita.

    Përgjigju
  • mjeku familjes durres: 07/04/2023 13:01

    shume mire behet qe rritet pagesa pa perjashtim . mjeket e qnderave shendetesore I ke lene pasdore . kujtohuni . ka shqiperia e sistem shendetesor paresor .

    Përgjigju
  • Detikos: 07/04/2023 12:59

    E hapi thesin babuci ????

    Përgjigju
  • Ani: 07/04/2023 12:58

    Nje vendim mese i domosdoshem per te gjithe ne ju lumt zoti rama

    Përgjigju
  • Tahipi: 07/04/2023 12:01

    900 euro???????????? para fushata

    Përgjigju
    • DAKORT: 07/04/2023 14:08

      Eh po nuk e kupton njeri o Tahipi. Problemi qe ne shqipetaret i kemi syt e mbyllura.

  • ylli: 07/04/2023 11:58

    shjme mire nje ecuri e mire e ekonomise

    Përgjigju
  • Pensionet o mashtrues: 07/04/2023 11:52

    170 mije leke pension, vetem ilace shkojne 250 mije. Mjaft mashtruat o te pangopur

    Përgjigju
  • Niko: 07/04/2023 11:50

    Po mor mashtrues po tani qe po vijne zgjedhjet u kujtove te na genjesh prap ?!?! Po s,ke faj ti fajin e ka ky popull qe genjehet me lemoshat e tua nderkohe qe ti grabit miliarda bashke me Kastratin tend !!

    Përgjigju
  • Go West: 07/04/2023 11:48

    Edhe privatin do ta detyroje te ngreje rrogat!? E forte kjo, sa kollaj! Nuk e kisha menduar.

    Përgjigju
  • soni: 07/04/2023 11:40

    Dmth ta porosis apartamentin une? Se me kete rritje rroge qe po me ben KM, me del ta blej edhe me keste.. A rrofsh me lale, do behem me shpi...

    Përgjigju
  • Tutu: 07/04/2023 11:28

    Eh mor Edi Rama ç’po na nxjerr mallin e Rrapush Xhaferrit.. gjeneral thosh qe ishte ai.. gjeneral dikesh dhe ti.. sidomos me ata kolonelet qe bekove dje..

    Përgjigju
  • Arbërori: 07/04/2023 11:10

    I sëmuar psikik ështé ky tradhtar

    Përgjigju
  • Alex: 07/04/2023 11:09

    Genje te genjejme se dicka do te ngelet..........

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?