Zgjedhjet 2025/ Rama takim në Kryeministri për të koordinuar punën në parlament me qeverinë! Drejtuesit e rinj në qarqe nisin punën në terren

11 Shtator, 08:31| Përditesimi: 11 Shtator, 21:35

  • Share

Tirane- Drejtuesit e ri politikë të qarqeve të PS kanë nisur angazhimin në terren për zgjedhjet e 2025. Kryeministri Edi Rama mblodhi në Kryeministri ditën e sotme, (11 shtator 2024)  përfaqësues të kuvendit dhe drejtuesit e komisioneve parlamentare që drejtohen nga socialistët.

Takimi nisi në orën 9:00 dhe përfundoi rreth orës 10: 30, ndërsa vjen në nisje të sesionit të ri parlamentar dhe të takimeve të njëpasnjëshme që mazhoranca ka nisur për të koordinuar aksionin që synon të fitojë një mandat të dytë në zgjedhjet e pranverës së vitit të ardhshëm.

Diskutimet janë fokusuar tek koordinimi i punëve në Parlament dhe qeveri në funksion të zgjedhjeve parlamentare të 2025. Nga ana tjetër, drejtuesit e rinj politikë kanë filluar që tani punën në terren duke shkuar në zonat e tyre, bën të ditur gazetarja e Shqiptarja.com dhe Report Tv.

Veç krerëve të kuvendit të pranishëm në takim ishin edhe Ministri i Financave Petrit Malaj, Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, Adea Pirdeni Ministre për Administrën dhe Antikorrupsionin.

Ndërkohë, pas përfundimit të mbledhjes në Kryeministri, ditën e sotme ministrat do të jenë në mbledhje qeverie.

Gazetarja e Report Tv Raziela Myslimaj ka bërë me dije se nuk do të ketë një dalje nga ana e ministrave që të bëjnë me dije vendimet që do të merren, përveç faktit që do të pasqyrohen në faqen e Kryeministrisë.

Ndërkohë sot Kryeministri Rama pritet që të ketë një takim edhe me presidentin izraelit Isaac Herzog, i cili do qëndrojë në Shqipëri për një vizitë 24 orëshe dhe fillimisht do të takohet me presidentin Bajram Begaj. 

Kush janë drejtuesit politike të PS në qarqe
1-Tirana: Elisa Spiropali, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastilu
2-Durrës: Emirjana Sako 
3-Shkodër: Benet Beci
4-Lezhë: Ulsi Manja
5-Kukës: Pandeli Majko
6-Dibër: Blendi Gonxhe
7-Elbasan: Arbian Mazniku
8-Fier: Belinda Balluku
9- Korçë: Niko Peleshi
10-Gjirokastër: Mirela Kumbaro 
11-Berat: Ervin Demo 
12-Vlorë: Bledi Çuçi 
Drejtues politikë për emigracionin, Taulant Balla
Kush janë drejtuesit socialistë të Komisioneve Parlamentare  
-Klotilda Bushka, drejtuesja e Komisionit të Ligjeve
-Nasip Naço, kreu i Komisionit të Sigurisë
-Mimi Kodheli, kryetare e Komisionit të Jashtëm 
-Eduard Shalsi, kryetar i Komisionit të Ekonomisë 
-Arben Pëllumbi, kryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese 

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 12/09/2024 01:08

    Keta jane drejtuesit /e rinj/?! Keta jane /pleq/ si ne moshe,si ne politike,figura te konsumuara!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?