TIRANË - Kryeministri Edi Rama mblodhi mëngjesin e sotëm në selinë rozë drejtuesit politikë të qarqeve.
Fokusi i kësaj mbledhje që zgjati 2 orë ishte organizimi i brendshëm i PS për zgjedhjet dhe vota e diasporës.
Burime për gazetaren Raziela Myslimaj, bëjnë me dije se në mbledhje kryeministri Rama u ka kërkuar drejtuesve më shumë angazhim për votën e diasporës. Rama është shprehur i shqetësuar edhe për fiktivitetin e deklarimeve të emigrantëve që pritet të regjistrohen për të marrë pjesë ne zgjedhjet e 11 majit.
Gjithashtu mësohet, se kryeministri i ka tërhequr vëmendjen drejtuesve politikë të qarqeve ku numri i emigrantëve të regjistruar në platformën e KQZ është më i ulët se në qarqet e tjera. Qarqet në të cilat emigrantët e regjistruar janë në numër më të ulët se qarqet e tjerë janë, Kukësi, Dibra, Gjirokastra dhe Lezha.
Pas përfundimit të mbledhjes, Rama u pa të linte selinë e PS-së i shoqëruar nga kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci dhe deputeti Eduard Shalsi, i cili drejton qarkun e Kukësit.
Pas përfundimit të mbledhjes me drejtuesit politikë të qarqeve të PS-së, kryeministri Rama është parë të dalë nga selia rozë i shoqëruara nga kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci, si dhe me deputetin Eduard Shalsi, drejtues qarku në Kukës.
Fokus i mbledhjes së sotme me drejtuesit e qarqeve ishte tek vota e diasporës dhe tek organizimi i brendshëm i PS-së për maksimalizimin e këtyre votave.
/EMIGRANT/,nese njerezit tuaj jane nen presion per vendin e punes ne lidhje me regjistrimin e diaspores per votim,te keshilloj t'ju kerkosh fakte te pakundershtueshme te ketij presioni si behet,me audio,me shkresa,me video,me mesazhe ne telefon.Te t'i dergojne dhe pastaj kontakto ndonje gazete/media te huaj,aty ku jeton, qe mund te jete e interesuar per politiken/zgjedhjet ne Shqiperi,pasi t'i kene verifikuar dhe ata vete nga ana e tyre keto pretendime.Por sigurohu mire qe jane presione per vendin e punes ne lidhje me voten dhe jo fushate e rendomte per t'u regjistruar per vote.
PërgjigjuBoll terrorizove administraten o Rama,po na luten njerzit tane aman regjistrohuni se kemi rrezik per vendet e punes. Plehre njeri!
Përgjigju