Qeveria takim informal në Shëngjin, Rama u vendos ministrave sondazhet në tryezë! Të jemi të fortë në bazë

9 Janar, 07:06| Përditesimi: 10 Janar, 07:18

  • Share

LEZHË- E gjithë mazhoranca socialiste është shpërngulur nga Tirana për në Shëngjin, ku për dy ditë me radhë, Kryeministri Rama, i gjithë kabineti qeveritar, grupi parlamentar, drejtues të drejtorive më të rëndësishme, dhe sekretariati i Partisë Socialiste do të kalojnë në sitë reformat, arritjet dhe objektivat për vitin 2024.  Diskutimet me dyer të mbyllura nisën mëngjesin e kësaj të marte dhe do të vijojnë deri të mërkurën pasdite.

Fjalën i pari e mori Kryeministri, i cili skanoi punën e deritanishme, ndërsa kërkoi më shumë angazhim nga të gjithë sidomos në lidhje me debatin parlamentar, në komisione dhe seanca plenare.

Gazetari i Report Tv Elvis Hila gjatë një lidhje skype për emisionin “Repolitix” në Report Tv zbuloi se në tryezën e diskutimit janë vendosur sondazhe të mendimit të qytetarëve lidhur me performancën e ministrive të ndryshme.

"Në tavolinë kanë qenë edhe sondazhet e publikut mbi cdo ministri. Sa i takon shërbimeve online, kryeministri u ka kërkuar ministrive përkatëse por edhe drejtorive një rritje të performancës sa i takon administratës në ofrimin e shërbimeve online"  raportoi gazetari i Report Tv

Forcimin e strukturave të Partisë Socialiste në bazë Kryeministri i cilësoi të rëndësishme, ndërsa burime nga brenda mbledhjes për Report Tv bëjnë me dije se Rama ka përjashtuar mundësinë për zgjedhje të parakohshme parlamentare këtë vit kalendarik.

Pas Kryeministrit fjalën e ka marrë Blendi Klosi, Sekretar i Përgjithshëm i PS, i cili ka folur për objektivat e socialistëve dhe organizimin e degëve ndërsa kreu i grupit parlamentar socialist Bledi Çuçi është fokusuar në analizën e punës në Kuvend, teksa theksin e vuri të rëndësia e ndërveprimit mes qeverisë dhe grupit parlamentar.

Çuçi ka bërë një bilanc sa interpelanca janë zhvilluar, sa mocione me debat, projektligjet e depozituara në Kuvend, nga të cilat sa prej qeverisë e sa prej deputetëve. Çuçi më tej, ka analizuar edhe prezencën e deputetëve në seanca plenare, mbledhje grupi e komisione.

Socialistët kanë diskutuar këtë të martë edhe për sfidat në parlament, sidomos në drejtim të kaosit që krijon opozita dhe çdo të bëhet në vijim me ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar për t’u miratuar. Burime thonë se për PS varianti i mbledhjeve online të komisioneve parlamentare mbetet i zbatueshëm në çdo rast bllokimi nga opozita.

Paraditja e së mërkurës, (10 janar) në mbledhjen ku marrin pjesë mbi 70 funksionarë, do të jetë e dedikuar për konkluzionet dhe detyrat. Takimi dyditor do të mbyllet me një mbledhje me dyer të mbyllura të kabinetit qeveritar. I pranishëm në Shëngjin ishte edhe Blendi Gonxhja, i cili është në pritje të dekretit të Begajt për t’u bërë zyrtarisht ministri ri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit si dhe Elva Margarita ministria e së cilës u shkri pas vendimit për të bashkuar në një ministri "Ekonominë, Kulturën e Inovacionin"

Axhenda

DITA 2
08:00 – 09:00  Mëngjesi
09:00 – 11:00  Prezantimi i konkluzioneve të debatit në blloqe dhe detyrave me të gjithë tëpranishmit
12:00  Mbledhje e mbyllur e kabinetit qeveritar
*Dreka fastfood në tavolinën e punës

Lista e pjesëmarrësve:
Ministra:

1.Belinda Balluku
2.Igli Hasani
3. Taulant Balla
4. Niko Peleshi
5. Ervin Mete
6. Anila Denaj
7.Mirela Kumbaro
8.Ogerta Manastirliu
9. Albana Koçiu
10. Ulsi Manja
11. Elva Margaritit
12. Delina Ibrahimaj
13. Majlinda Dhuka
14. Arbjan Mazniku
15. Bora Muzhaqi
16. Elisa Spiropali

Kuvendi:
1.Lindita Nikolla
2.Klotilda Bushka
3.Klodiana Spahiu
4. Arben Pëllumbi
5.Mimi Kodheli
6. Nasip Naço
7. Etilda Gjonaj
8. Evis Kushi
9. Eduard Shalsi

Drejtues politikë:
1. Pandeli Majko
2. Damian Gjiknuri
3. Bledar Çuçi
4.Blendi Klosi
5. Erion Veliaj
6.Adrian Çela

Zëvendësministra:
1.Megi Fino
2. Artemis Malo
3.Besart Kadia
4. Romina Kuko
5.Andi Mahila
6. Julian Hodaj
7. Besfort Lamallari
8. Enkelejd Joti
9.  Vasilika Vjero
10. Adela Xhemali
11.Olta Manjani
12. Endrit Yzeiraj
13. Enkelejda Muçaj
14. Hantin Bonati
15. Ami Kozeli
16.  Roland Kristo
17.  Dhimitër Kote
18. Arian Jaupllari
19. Enio Civici
20. Vilma Bello
21.Almira Xhembulla
22. Endrit Hoxha
23. Nina Guga
24.  Albana Tole
25. Entela Ramosaçaj
26. Mira Rakacolli
27. Vjollca Braho
28. Denada Seferi
29. Adea Pirdeni
30.Klajd Karameta

Drejtorë:

1.Mirlinda Karçanaj
2. Eridana Çano
3.Elira Kokona
4. Dallëndyshe Bici
5. Dritan Agolli
6. Laura Plaku
7. Jona Suli
8. Enkela Dudushi
9. Enkeleda Imeraj
10. Klevis Hysa
11. Adelajda Roka
12. Igli Tafa
13. Enertil Canaj

Ora 22:20
Shëngjin/ Rama: Sesioni i mbledhjes së zgjeruar të kabinetit qeveritar, për programin qeverisës 2024

 

Gjatë takimit të zgjeruar dyditor të qeverisë në Shëngjin në fokus janë objektivat për vitin 2024.

“Sesioni i mbledhjes së zgjeruar të kabinetit qeveritar, për programin qeverisës 2024”, shkruan kryeministri Rama në një postim në rrjetet sociale.

Ora 20:45
Rama publikon fotot nga takimi informal i qeverisë në Shëngjin: Mbledhja për prioritetet e 2024 në parlament, qeveri dhe parti

1704829698_edirama.PNG

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot nga mbledhja informale e qeverisë që qeveria po mban në Shëngjin. Nëpërmjet një postimi në facebook, Rama shkruan se kjo është mbledhja e fillimit të vitit për caktimin e prioriteteve në Kuvend, qeveri dhe parti.

“Lezhë - Mbledhja e fillimvitit për prioritetet e 2024 në parlament, qeveri dhe parti”- shkruan Rama.

 

Ora 16:15
Bilanci/ Zbardhen kërkesat e Ramës në mbledhjen e qeverisë në Shëngjin

1704814294_hhhhhh.JPG

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme informale të qeverisë në Shëngjin ka kërkuar që të bëhet bilanci në disa aspekte politike. Ai ka caktuar disa pika paraprake mbi të cilat ka kërkuar që të bëhet një raportim nga secili prej të pranishmëve në mbledhje.

Gazetari Elvis Hila raporton se diskutimi është fokusuar në këto pika:

-Seancat plenare të zhvilluara në vitin që lamë pas

-Sa interpelanca dhe mocione me debat janë zhvilluar

-Sa projektligje janë depozituar ne Kuvend

-Prezenca e deputeteve në seanca plenare, në mbledhje grupi e komisione

-Takimet e ministrave me deputetet

-Sa diskutime ka pasur nëpër komisione për buxhetin dhe paketën fiskale

-Kërkesat për masa disiplinore ndaj deputeteve, sa janë kërkuar e sa janë miratuar

-Performanca e deputeteve në debate publike, diskutime në seanca e komisione dhe prezenca ne zonat elektorale

-Vijimësia e jetës parlamentare pas incidenteve dhe bllokimit te opozitës

-Ligjet në Kuvend që duan shumicë të cilësuar, si amnistia e të dënuarve për shembull

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nexhmie: 10/01/2024 21:15

    Anila ke shume te drejte me ty jam.Vetem njeri e ben zap arsimin ne Vlore.R.Dervishi dhe ka dhene prova te Ali Demi.

    Përgjigju
  • Anila: 10/01/2024 15:05

    Arsimin e ke pertoke z .Rama.Ne Vlore ke drejtues shkollash qe jane per cikel te ulet dhe kontrollojne arsimtaret qe japin matematike e fizike ne 9 vjeçare.Turp

    Përgjigju
  • goni: 10/01/2024 07:45

    10 vjete pordhe dengla dreka e darka e qoka lart e poshte neper shqiperi expozojne range roverat e drejtorave dhe shokeve te bandave , 0 shtet si ne qender e akoma me keq neper rrethe , arrogance ,injorance e paaftesi ,asnje hap perpara ne mos me keq sec ishte.

    Përgjigju
  • Sala: 10/01/2024 07:17

    T gjith kto derra hane ne kurriz te popullit?!!!!!

    Përgjigju
  • Arbëri: 10/01/2024 00:25

    Ka shku në Shengjin për ta pregatitur terenin për Afrikanët ky tradhtar

    Përgjigju
  • Xxx: 10/01/2024 00:20

    Ndryshoji drejtuesit e shkollave ne Vlore se u shkaterrua arsimi.Notat online kane bere qe mesuesit te merren me to dhe jo me mesimdhenien

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 09/01/2024 19:29

    Edvin po grin sallate kot,kush te linte ty mor derzi e punzi te shkoje ne zgjedhje te parakohshme??? Hajde te qofte rruga e mbare deri me 16 shkurt se ashtu eshte nje muhabet koti ne gjykaten e Nju Jorkut me nje mikun tend te FBI.

    Përgjigju
  • Shengjini: 09/01/2024 17:19

    Po si nuk fole asnje here per korrupsionin more edi rama,korrupsioni i varferoi shqipetaret,ne cdo qelize te shoqërisë ka korrupsion

    Përgjigju
  • Sulltani: 09/01/2024 15:36

    San Edi në San Giovanni,si Ali Baba me 40 hajdutë!

    Përgjigju
  • Dorheqja: 09/01/2024 14:45

    Jep dorheqje te behen zgjedhje te reja dhe shpeton kombi nga politika e vjeter !

    Përgjigju
  • Mesuesi: 09/01/2024 13:58

    O mjeshter eshte dt 09 Janar dhe rrogat e arsimtareve skane dale akoma. Mire qe shperblimet I kemi harruar por rrogat na I jepni ne kohe. Kane halle, kredi, pagesa per te kryer

    Përgjigju
  • Alb: 09/01/2024 13:55

    Shteti tu ba mlelle neper hotele tu hagure e tu? Edhe kush e pagun fature populli a po depudete?

    Përgjigju
    • Or tej: 09/01/2024 14:48

      Ka ba miliarda duke e vjedh popullin dhe nuk pyesin per ca fatura drekash e darkash or teeeejjjjj

  • ZAKARELI: 09/01/2024 12:06

    SE PASKE FTUAR ATE TALENTIN AGASI

    Përgjigju
  • minushe: 09/01/2024 11:43

    talente i ka te gjithe :)

    Përgjigju
  • Timo: 09/01/2024 10:18

    O Kryeminister po fut ne skaner njeher te gjithe drejtoret se lan nam! Disa jane kthy ne pronar! Shkojne auditet ukapinshkrlje dhe Klsheata rrijne endene pune! Pse ndodh kjo?!

    Përgjigju
  • rrok noci: 09/01/2024 09:19

    ouuu fantastike, futi ke kampi i xhorxhias ene leni aty hajt t'rujt zoti!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?