Edi Rama

Rama mbron marrëveshjen me Uashingtonin, 'thumbon' Kurtin: Kosova nuk ia ka borxh asnjë revolucionari

2 Tetor 2020, 14:56| Përditesimi: 2 Tetor 2020, 15:10

  • Share

Kryeministri Rama komentoi marrëveshjen që u arrit në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë, më konkretisht një pikë të saj. Ajo që ka të bëjë me mundësinë e lidhjes së infrastrukturës hekurudhore Beograd-Prishtinë me një port në detin Adriatik.

Rama ka thumbuar dhe  Albin Kurtin i cili është shprehur më parë se nga kjo marrëveshje përfiton Serbia.

“Mendimi im për marrëveshjen është i njohur, në respekt të mundimit dhe pyetjes tuaj po e përsëris: Ajo s’ka asgjë të re, është thjesht dhe vetëm konfirmim i atyre që janë diskutuar, dakordësuar dhe nuk janë zbatuar nga procesi i Berlinit. Nga kjo mësimi që duhet nxjerrim është ky: Ka shumë gjëra që duhet t’i bëjmë vetë, mund t’i kishim bërë vetë nëse s’do ishim kaq kalamanj sa kemi qënë dhe jemi kur vjen puna për të shpërdoruar besimin e atyre që na kanë zgjedhur, jo që të fitojmë më shumë por që të hapim luftra imagjinare që shkojnë në absurdin e luftrave imagjinare me ShBA. E rëndësishme është t’i bëjmë gjërat, e ka thënë dhe stërthënë Franca, Gjermania e thotë edhe Amerika. Kam kohë që e them, por kush nuk më dëgjon mua le të ndjekë BE dhe ShBA, jo se na e kërkojnë ata, por se është vija e vetme që na e imponojnë fëmijët tanë dhe brezat. Çdo rrugë tjetër të çon në qorrskokak. Kosova nuk ia ka borxh asnjë revolucionari që përdor dhimbjen e plagëve të Kosovës në interes të politikës së tij. Unë e di si i bën Albini llogaritë nga pikëpamja ekonomike, por si mund të thuash që nga hekurudha nuk përfiton ai që ka portin dhe kryen gjithë atë volum tregtar dhe përfiton një nga aktorët që shfrytëzon portin me siguri këtë e gjen vetë Albini”,- tha Rama.


Lajmi kryesor:

2 orë mbledhje Shqipëri-Kosovë/ Firmosen 14 marrëveshje! Rama: Porti Durrës pikë e përbashkët tregtare! Skavica do financohet nga SHBA! S'ka ambasadë shqiptare në Jeruzalem!


E.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?