Kryeministri Rama e braktisur studion e Report Tv gjatë një interviste me gazetarin Ilir Babaramo. Rama hoqi mikrofonat dhe u largua nga studio pas përplasjeve herë pas here me drejtuesin Ilir Babaramo.
"Këtu mbyllet intervista. Jo, ne nuk kthehemi asgjëkundi. Herë tjetër, kur fton kryeministrin, fol me kryeministrin. Unë jam i gatshëm të vij prapë, por këtu mbyllet intervista. Unë nuk mundem më të vazhdoj", i tha Rama Babaramos.
Ndërprerja ka ardhur pas mbi 60 minuta pyetje mbi tematikat më të nxehta të aktualitetit politik, kur mungojnë vetem 6 ditë nga dita e zgjedhjeve.
"Të jap fjalën solemnisht që menjëherë pasi të fitoj zgjedhjet, do të rikthehem për të vazhduar të shuajmë kuriozitetin e shikuesve", tha ndër të tjera Kryeministri.
Lajmi kryesor:
Pas përplasjes për pyetjet, Rama përfundon para kohe intervistën në '5 pyetjet nga Babaramo': I gatshëm të vij pas fitores së 25 prillit, por këtu mbyllet
K.T.//ReportTv.al