Politikë

Rama mbyll transmetimin maratonë pas 10 orësh me kandidatët e PS: Ne i dorëzuam shpatën drejtësisë, jemi të paarmatosur para saj

15 Mars, 19:01| Përditesimi: 15 Mars, 19:26

  • Share

 

Pas 10 orësh transmetim maratonë në podcastin ‘Flasim’ kryeministri Edi Rama mbylli prezantimin e ekipit të PS.  Me foton e “Zonjës Drejtësi” në duar, Rama dha mesazhin e fundit se PS është e vetmja forcë që garanton vijimësinë e Reformës në drejtësi dhe integrimin në BE.

“Jeni në të drejtën tuaj të akuzoni çfarë të doni, por vetëm një gjë kini parasysh, kur na akuzoni dhe tregoni me gisht si një forcë politike dhe si një forcë qeverisëse hajdutësh dhe numëroni emra dhe raste që janë raste të drejtësisë, mos e bëni gabimin ta harroni që nëse ne s’do t’i kishim hapur rrugën drejtësisë ju s’do shikonit njerëz të lidhur me pushtetin me duart e drejtësisë, s epo të ishte ndryshe do ti kishit para pa qenë e nevojshme të na vine radha ne. Kjo është zonja e drejtësisë, që nga 1912 deri kur ne të bënim reformën në drejtësi, pa shpatë zonja e drejtësisë nuk bën drejtësi. Kjo shpatë ishte në duart e pushtetit, politik, ishte në duart e mua dhe PS. S’kishte drejtësi të pavarur, kishte drejtësi të kalbur dhe e dini se ca është reforma në drejtësi, dorëzimi i kësaj shpate. Ishte në duart tona, ne e dorëzonim dhe bashkë me dorëzimin e shpatës pushteti politik vë në dispozicion edhe trupin, është për të goditur dhe jo për muzeum. Përveç shpatës që kanë, kanë të gjithë gatishmërinë tonë që jemi të paarmatosur përballë asaj shpate. S’kemi asnjë rrugë tjetër veçse të përballemi me të vërtetat tona, me të vërtetat që ndajmë me ju dhe me të vërteta që na shfaq procesi i hetimeve dhe gjykimeve të cilat janë të vërteta ta hidhura, por s’ka rrugë tjetër dhe këtë shpatë duhet ta ketë në dorë kjo zonjë dhe vetëm kështu ajo pasaporta europiane e Shqipërisë bëhet një realitet. Përndryshe bufi i kënetës ka vetëm një arsye pse rri akoma vërdallë, që të shkojë të marrë shpatën prapë dhe ta plandosë për tokë këtë zonjën. Jo vetëm bufi, por të gjithë ata përballë nesh, në çfarëdo lloj forme të shfaqen nuk kanë çfarë i duhen Shqipërisë më 1 maj. Më 11 maj Shqipërisë i duhet një mandat i katërt i PS, më i fortë se asnjëherë, që ne ti japim qytetarëve shqiptarë pasaportën e BE. Kjo është PS, partia më e vjetër dhe më e re e Shqipërisë. Skuadra jonë është më e forta që kemi pasur ndonjëherë në fushë dhe më përfaqësuesja ku secili që nuk shikon me paragjykimet e tifozit, ka mundësi të zgjedhë”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama 10 orë podcast maratonë, prezanton ekipin ‘PS 2030’: Kush do pasaportën e BE, më 11 maj të na japë mandatin më të fortë se asnjëherë! I dua rebelët, por brenda nesh


SI.E./r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?