Rama: Mbyllim pub-e, disko, palestra dhe ambientet e mbyllura! Lokalet e restorantet të reduktojnë tavolinat, 2 metra largësi nga njëra-tjetra

10 Mars 2020, 16:15| Përditesimi: 10 Mars 2020, 16:50

  • Share

Rama ka vendosur që të mbyllen të gjitha palestrat, pub-et dhe ambientet e mbyllura që grumbullojë shumë njerëz, qendrat për argëtimin e fëmijëve, qendra sportive, pishina, qendra kulturore sociale apo qendra argëtimi.  Sipas Ramës të gjitha këto bëhen për të shmangur sa më shumë përhapjen e koronavirsuit. Rama tha gjithashtu se administrata që ka mundësi të punojë nga kompjuteri, nga nesër punon në shtëpi, ndërsa shtoi se shërbimi në sportele do të ndërpritet. Në lidhje me lokalet dhe restorantet duhet të reduktojnë tavolinat dhe të krijojnë një largësi prej 2 metrash nga njëra-tjetra, në të kundërt nëse kjo nuk respektohet atëherë do të vendosen orare për ta.

'Unë nuk e kam zmadhuar dhe nuk e zmadhoj kërcënimin e kësaj epidemie. por pa diskutim kjo epidemi që ka kapacitetin të marrë jetë njerëzish është një armik, dhe ne do bëjmë gjithçka që ta përballojmë si një armik dhe ta vrasim si një armik. Çfarë mund të jetë tjetër veçse luftë nëse në Itali do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë? Madje në luftë ka hapur edhe gjëra kur nuk je në frontin e parë të luftës. Por që mos të vijë puna tek farmacitë dhe ushqimoret si të vetmet të hapura, i bëj thirrje të gjithëve, duke kërkuar mirëkuptim maksimal, dhe duke thënë se jam i pari që për të lidhur fjalët me veprat pavarësisht se s;më kontrolloni ju nga afër, po zbatoj rregullat. Të zbatoni rregullat sepse nëse dikush vendos të vrasë veten shteti është i detyruar ta ndalojë ta bëjë një gjë të tillë. Jemi në kushtet që shumëkush po luan me veten dhe të tjerët, me nënë dhe babain, me motrën dhe vëllain, duke i bërë karshillëk një armiku që nuk ka fare as vesh, as zemër, as sy, një force të verbër që të hynë në mes e të thyen brinjët, e të këput gjunjët. Siç po ndodh në një vend aq të madh dhe aq të fortë me një sistem ekselentë shëndetësie, po i dridhen këmbët gjithë botës.Mos të bëhemi bashkautor duke u shtrënguar, përqafuar e duke shkuar në lokale e pub-e e ambiente të mbyllura, që janë normale në jetën normale. Por jo në kohë lufte. për Këtë do i mbyllim të gjitha disko pub-e, lokale, palestra dhe çdo ambient që mbledh shumë njerëz. Më ka rënë mua të bëj dhe policinë dhe të keqin por kjo është gjëja që duhet bërë, edhe pse nuk e doja ta kisha këtë rol. Është e nevojshme të kufizojmë lëvizjen dhe sot është një luftë për të mbrojtur jetën e çdokujt që është rreth nesh. nuk mund të shkojmë sot në lokal dhe të sjellim korona në shtëpi gjyshes së sëmurë. apo të shkojmë në palestër dhe ta sjellim sëmundjen në shtëpi, bashkëshortes shtatzënë. Kjo luftë nuk do zgjasë me vite, por një minutë zgjat sa një vit, thjeshtë kërkon vullnet dhe disiplinë. Nga nesër do të çojmë në shtëpi të gjithë administratën që mund të punojë përmes kompjuterit dhe bën punë zyre. Nga nesër ne nuk do të ofrojmë shërbim nëpër sportele. Restorantet dhe lokalet të reduktojnë tavolinat dhe të krijohet një largësi 2 metra nga njëra tjetra. Mbyllen ambiente të mbyllura për argëtimin e fëmijëve, aktiviteteve në palestra, qendra sportive, pishina, qendra kulturore sociale apo qendra argëtimi. Baret dhe restorantet, lokalet të ofrojnë shërbim për klientët duke respektuar distancën prej së paku 2 metra nga tavolinat, të garantojnë distancën një metër të njeriut nga njeriu. Nëse nuk zbatohet nga baret apo lokalet restorantet, do të jemi të detyruar të vendosim orare për ta.', tha Rama.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi/ Rama: Jemi në luftë! Mbyllen disko e palestra, distancë 2 metër në lokale! Ftesë Metës e Bashës: Bashkojmë ekspertët (VIDEO)


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?