Rama me biznesin e vogël: Heqjen e taksës së karburantit e duan foltoret e fallxhoret për të falimentuar vendin, por nëse e bëjmë këtë do rriten taksat e tjera! Ndaluam furtunën krizës së energjisë që prek familjarët

16 Mars 2022, 11:18| Përditesimi: 16 Mars 2022, 13:32

  • Share

Kryeministri Edi Rama gjatë paradites së kësaj të mërkure ka prezantuar pikat e Paketës së Rezistencës Sociale me përfaqësuesit e biznesit të vogël në Durrës, duke theksuar sërish faktin se biznesi i vogël është aleati më i madh i qeverisë, prandaj dhe i ka taksat zero.

Gjatë fjalës së tij ai përmendi protestat që po zhvillohen ditët e fundit për rritjen e çmimeve, duke thënë se edhe ata që i instrumentalizojnë këto e dinë shumë mirë që kriza është pasojë e luftës, ndaj dhe turpi i tyre është më i madh.

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar Sali Berishë se po nxit protesta mbi fakte të paqena dhe se do të marrë sërish më qafë popullin siç e bëri në kohën kur udhëhiqte me firmat piramidale.

Duke folur lidhur me kërkesën qytetarëve për uljen e taksës së naftës, kryeministri tha se nëse kjo do të bëhet e mundur atëherë do të duhet patjetër të rriten taksat e biznesit të vogël, sepse në një mënyrë apo një tjetër duhet të financohet nevojat që kemi. Ai tha se nëse do të ulet taksa e naftës do të duhet të rivendoset taksa e biznesit të vogël me 20% TVSH, siç ka qenë më përpara, dhe do të vendoset taksa mbi fitimin 10%.

Kryeministri Edi Rama ka marrë për shembull një faturë energjie të një biznesi të vogël prej 20 mijë lekësh. Ai tha se çmimi real i saj është 53 mijë lekë, por është shteti ai që e paguan diferencën mes dy shifrave në mënyrë që mos të rëndohet ekonomikisht gjatë kësaj periudhe të kizës.

Qytetarët kanë dalë prej disa ditësh në protestë kundër rritjes së çmimeve, teksa 5 ditë më parë kreu i qeverisë prezantoi planin me 7 pika, paketën e Rezistëncës Sociale kundër pasojave ekonomike që do të sjellë lufta. Kjo paketë, për kryeministrin, është tregues që qeveria nuk i braktis ato që kanë nevojë në ditë të vështira.

Ora 12:24
Rama: Në shesh dëgjoj të njëjtat zëra ‘Rama ik’, nuk iki se mbeten pa tekst këta

Kryeministri Edi Rama tha se kjo qeveri i mbështet protestat, por kjo që po zhvillohet ditët e fundit për rritjen e çmimeve është absurde. Ai tha se qeveria mori menjëherë masa për të mbrotjur qytetart dhe subjektet nga pasojat e krizës.

“Ne jemi ballafaquar me numrin më të lartë të protestave për njësi kohore, nuk ka pasur një intensitet të tillë protestash. Pjesën e luanit në këto protesta e zënë politiket të atyre që më mirë mos t’i përmendim më mirë, sidomos këtu në Durrës se e morë përgjuan shembullore. Por flas për protesta jo partiake, sa morëm detyrën kishim protestën historike të armëve kimike. Qeveria u tërhoq, duke i dhënë të drejtë qytetarëve. Tjetra ishte e banorëve të Kukësit, por tarifën e traut të rrugës së kombit, tarifën e mirëmbajtjes. Dhe në këtë rast kishin të drejtë ata, jo qeveria, Nëse ju kujtohet kam kërkuar publikisht ndjesë. Protestë tjetër e madhe, ka qenë ajo e studentëve. Aty përsëri qeveria i mori me shumë vëmendje dhe shumë respekt shënim të gjitha shqetësimet e studentëve dhe në fund doli me një pakt për universitetin, dhe rezultatet janë të dukshme. Garda e ka me ligj dhe detyrim sigurinë e kryeministrit dhe që e ka gjetur një bela e madhe me kryeministrit aktual, po i flas në vet të tretë siç i flet ky figura non grata pashpallur. I thotë çunave do të shkojmë atje, do të dal para do t’i ftojë të futen brenda t’i dëgjoj. Keni parë ndonjë kryeministër që ndalon te dera dhe merr protestuesit brenda? S’keni parë as s’keni për të parë ku të iki unë. E drejta për të protestuar është absolute, por kërkesat nuk janë të drejta të gjitha. Kjo qeveri ka sjell një qasje komplet tjetër ndaj protestave. S’po kujtoj tani kur të kërciste plumbi ballit kur protestoje, nuk është një qasje arrogante, brutale apo indiferente, madje deri në pikën që edhe ato protesta aspak dinjitoze të opozitës politike që përhapnin foto dhe lajme shumë negativ për Shqipërinë me qëllim, janë trajtuar si kurrë më parë nga polica. Po i them këto se nuk mund të mbyll gojën kur më thonë je arrogant, mbase natyra ime është që të luftojë për bindjet e mia.”, tha ai.

Rama tha se gjatë protestave dëgjon gjithmonë të njëjtat zëra “Rama ik”, ndërsa tha se nuk do të largohet sepse ka “frikë” se lë pikërisht këta të fundit pa tekst.

 Kjo protestë e kësaj radhe përveçse ka brenda gjithë absurdin mungesës së dakordësi me faktet, është turp! E them me plot gojën, është turp kombëtar. E kuptoj, kaluan 1 muaj, 2 muaj dhe qeveria nuk reagoj, por kur unë dalë në fillim të javës sapo ka filluar të shfaqet gjëja, se do të merren disa masa. Brenda javës ju thamë do t’iu japim skenarët për ta përballuar këtë, menjëherë vihen në lëvizje disa personazhe që më vijnë poshtë penxheres që iu njohë edhe zërat. Pastaj këndojnë himnin, do dali dhe ndonjëri me flamur. Janë njerëz, disa prej tyre, janë personazhet që po ti shpesh pak se nga vijnë është për të vënë duart në kokë, por s’dua të merrem. Dy gjëra i kanë fiks, “Poshtë komunizmi” dhe “Rama ik”, unë s’duhet të iki se këta do mbeten pa tekst.

Ora 11:45
Rama: Nuk mund të kthejmë 20% TVSH dhe 10% taksën mbi fitimin për biznesin e vogël për të ulur çmim e naftës, goditja do të ishte marramendëse

Kryeministri Rama gjatë takimit të tij me biznesin e vogël shpjegoi edhe një herë se rritja e çmimit të naftës apo ushqimeve vjen si rezultat i luftës dhe jo nga papërgjegjshmëria e qeverisë.

Problemi kryesor që kanë kompanitë është a do kemi mundësi të mbajmë normale furnizimin dhe të sjellim të gjitha sasitë që duhet sepse vendet kanë bllokuar importe dhe nevoja nuk është e vogël.

 “Nafta është një element goditës për ata që kanë makinë, por po kaq problem është edhe energjia, është problem për të gjithë. Kështu, ne i kemi vënë mburojë financiare çdo familjeje dhe biznesi të vogël, që paguajnë njësoj si para krizës. Janë para të vënë nga arka e shtetit. ”, u shpreh ai.

Ai tha se nëse do të ulet taksa e naftës do të duhet të rivendoset taksa e biznesit të vogël me 20% TVSH, siç ka qenë më përpara, dhe do të vendoset taksa mbi fitimin 10%.

“Nëse ne do të ulnim edhe taksat e naftës me çfarë do t’i financonim këto nevoja? Ka dhe një mënyrë tjetër të rrisim taksën e biznesit të vogël dhe t’ia vëmë 20% TVSH siç e kishte, përpara sesa ne të vinim, me këtë masë të re. Apo t’ia bëjmë 10 % taksën mbi fitimi? Apo dhe ata që kanë rrogat t’ja u vëmë 10% siç e kishim, patjetër që kompesojmë”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se biznesit të madh ne ja kemi rritur taksat, se e kishin njësoj si të tjerët, ja kemi bërë 15%. Por, ne nuk mund të rrisim çmimin e energjisë për të ulur çmimin e naftës. Nëse e bëjmë këtë goditja do të ishte marramendëse.

Ora 11:37
Qeveria mbron biznesin e vogël, Rama sjell shembullin: I kemi paguar subjektit 33 mijë lekë, duhet të paguante faturën e energjisë me 53 mijë lekë, por dha vetëm 20

Kryeministri Edi Rama ka marrë për shembull një faturë energjie të një biznesi të vogël prej 20 mijë lekësh. Ai tha se çmimi real i saj është 53 mijë lekë, por është shteti ai që e paguan diferencën mes dy shifrave në mënyrë që mos të rëndohet ekonomikisht gjatë kësaj periudhe të kizës.

“Dyqani i vogël 20 mijë lekë, ndërkohë që realja është 53 mijë lekë, është dyqan shumë i vogël. I hiqet këtij personi mbi një faturë energjie me 53 mijë lekë? Ajo as nuk ka Mercedes, as Audi. Nëse merr autobusin urban për të shkuar në varreza i vihet asaj 2-fish? Është rritur nafta dhe për autobusët, por atë pjesë do e paguajmë ne. Kësaj zonjës këtu do ia paguajmë ne edhe këtë 33 mijë lekëshin e faturës së energjisë edhe autobusin. Kësaj zonjës këtu ne do t’i japim dhe paratë në dorë 30 mijë lekëshin në dorë, që atë çmimin e rritur të produkteve të shportës të mos e ndjej ta ketë mbi të ardhurat e veta dhe mos ta ndjej. Dhe si kësaj do t’i japim edhe mbi gjysmë milioni shqiptarë, dhe asnjë prej të cilëve nuk ka Audi.”, u shpreh Rama.

Ora 11:35
Rama: Heqjen e taksës së karburantit e duan foltoret e fallxhoret që morën në qafë popullin për të falimentuar vendin

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar Sali Berishë se po nxit protesta mbi fakte të paqena dhe se do të marrë sërish më qafë popullin siç e bëri në kohën kur udhëhiqte me firmat piramidale.

“Me një faturë me çmimin real të energjisë 95 mijë njerëz ne i nxjerrim në rrugë. Për çfarë, për të hequr taksën e karburantit? Për ata që shkojnë e ulërinë dhe nxjerrin fakte të paqena në protestë dhe i shtynë për të shtunën për të lejuar foltoret dhe fallaxhoret të organizohen dhe të furnizoheshin me naftë.  Jo 100 veta si mbrëmë por 100 mijë veta të vijnë nuk hiqet taksa  e karburantit. Jo se nuk dua unë, por nuk është e mundshme. Ai që i bën këto ai  nuk është udhëheqës i popullit të vet, por është nga ata udhëheqës që marrin në qafë popullin e tyre dhe ata që e kanë marrë më qafë popullin me gropat e Sudes e kemi ende gjallë mes nesh”, tha Rama.

Ora 11:21
Rama: Ndaluam që furtuna e rritjes së energjisë të prek familjarët dhe biznesin e vogël, por s’do të thotë se kjo furtuna nuk ekziston

Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe një herë nga Durrësi se problemi më i madh për qytetarët do të ishte rritja e çmimit të energjisë elektrike, ku tha se shteti po mbulon për familjarët dhe biznesin e vogël rritjen e çmendur të energjisë.

“Sapo ne dalim në fillim të javës së shkuar dhe themi se brenda javës do japim skenarët e zgjidhjeve çohen menjëherë lajmërojnë protesta dhe thonë po na iku edhe kësaj radhe nuk e kapim më. Ata pra që bien viktimë e këtyre njerëzve, aq sa i mirëkuptoj, aq u them se duhet të jeni të hapur për të dëgjuar faktet. Nuk duhet tu flas inati dhe emocioni. Deri dje e kishim naftën më të lartë për arsye që i kemi shpjeguar, sot ka ndryshuar gjëja, jo se e vendosi qeveria. Po të shikoni grafikun e rritjes së çmimit është komplet i përputhur. Ajo që ndodh me vendet më të mëdha çmimi ka shkuar edhe më shumë nga se e kishim ne në fillim. Sot problemi që kanë kompanitë është a do të kemi mundësi të sigurojmë prodhimin. Ndërkohë që nafta është një element goditës për të gjithë, problem është edhe energjia dhe ky është një problem për të gjithë. Ndaluam qe furtuna e rritjes së energjisë të prek familjarët dhe biznesin e vogël, por kjo nuk do të thotë se furtuna nuk ekziston. Nëse do të ulnim edhe taksat e naftës do të shkonim në falimentim menjëherë, me çfarë do i financonim këto nevoja?”, tha Rama.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Etilda: 16/03/2022 16:31

    Te drejte ka se s'po i kuptoj dot si mund te kerkojne heqjen e akzcizes se ne fund ajo na mban si shtet. Mesoni te kerkoni gjera protestues te dashur!

    Përgjigju
  • Spaci: 16/03/2022 13:53

    Do shkosh direkt tek Spaci. Do rindertohet teksa te mban ty brenda.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?