Kryeministri Rama gjatë takimit të tij me biznesin e vogël shpjegoi edhe një herë se rritja e çmimit të naftës apo ushqimeve vjen si rezultat i luftës dhe jo nga papërgjegjshmëria e qeverisë.
Problemi kryesor që kanë kompanitë është a do kemi mundësi të mbajmë normale furnizimin dhe të sjellim të gjitha sasitë që duhet sepse vendet kanë bllokuar importe dhe nevoja nuk është e vogël.
“Nafta është një element goditës për ata që kanë makinë, por po kaq problem është edhe energjia, është problem për të gjithë. Kështu, ne i kemi vënë mburojë financiare çdo familjeje dhe biznesi të vogël, që paguajnë njësoj si para krizës. Janë para të vënë nga arka e shtetit. ”, u shpreh ai.
Ai tha se nëse do të ulet taksa e naftës do të duhet të rivendoset taksa e biznesit të vogël me 20% TVSH, siç ka qenë më përpara, dhe do të vendoset taksa mbi fitimin 10%.
“Nëse ne do të ulnim edhe taksat e naftës me çfarë do t’i financonim këto nevoja? Ka dhe një mënyrë tjetër të rrisim taksën e biznesit të vogël dhe t’ia vëmë 20% TVSH siç e kishte, përpara sesa ne të vinim, me këtë masë të re. Apo t’ia bëjmë 10 % taksën mbi fitimi? Apo dhe ata që kanë rrogat t’ja u vëmë 10% siç e kishim, patjetër që kompesojmë”, tha Rama.
Kryeministri shtoi se biznesit të madh ne ja kemi rritur taksat, se e kishin njësoj si të tjerët, ja kemi bërë 15%. Por, ne nuk mund të rrisim çmimin e energjisë për të ulur çmimin e naftës. Nëse e bëjmë këtë goditja do të ishte marramendëse.
Lajmi kryesor:
Rama me biznesin e vogël: Heqjen e taksës së karburantit e duan foltoret e fallxhoret për të falimentuar vendin, por nëse e bëjmë këtë do rriten taksat e tjera! Ndaluam furtunën krizës së energjisë që prek familjarët
J.GJ.//ReportTv.al