Politikë

Rama me fermerët në Cërrik: Duhet të bëni investime të përbashkëta, të jetë pjesë edhe bashkia! Keni garanci shtetërore dhe linjë financimi

16 Prill, 13:19| Përditesimi: 16 Prill, 13:26

  • Share

 

Kryesocialisti Edi Rama iu bëri thirrje fermerëve të Cërrikut për investime të përbashkëta. Ai tha se edhe bashkia duhet të jetë pjesë e këtyre investimeve, teksa shtoi se Cërriku të jetë ndër të parët që e ‘përqafon’ këtë ide.

Sipas tij, në financim mund të ndihmojë edhe garancia shtetërore.

“Në Cërrik kemi besim se gjërat do të shkojnë më mirë në këtë drejtim se kemi këtu një kryetar bashkie, një nga më të vëmendshmit ndaj bujqësisë se në përgjithësi priren të shohin fshatin si infrastrukturë, jo si zhvillim bujqësor. Histori tradite që kthehet jo me shpejtësinë që kemi fatkeqësisht dëshirë. Në rastin e Cërrikut, kryetari i bashkisë ka bërë gjëra shembullore dhe e kemi përdorur si shembull në mbledhjet e përbashkëta, edhe rastin e përpunimit të mbetjeve bujqësore ku keni krijuar model. Shpresoj se bashkia e Cërrikut do të krijojë modele të bashkëpunimit mes fermerëve, bujqësve dhe  bashkisë së vet për prodhimin.

Ministria tha kemi vendosur në dispozicionin tuaj 250 mln euro, me mundësinë e marrjes së një kredie të butë, ku 70% të kolateralit e mbulon shteti dhe është e garantuar nga shteti. Paralelisht me çfarë bëni ju individualisht, të mendoni edhe për investime të përbashkëta, ku të futet edhe bashkia. Nëse flasim për vajin e ullirit, keni mundësi për një sistem siç e ka bota, ku bashkitë dhe fermerët bëhen bashkë. Kooperativat komuniste ishin të gjithë bashkë në prodhim dhe pastaj lëmoshë në fund të muajit. Bashkimet të gjithë sot janë veç në prodhim dhe bashkë në shitje. Bashkitë duhet të futen se keni garancinë shtetërore dhe linjë financimi. Por edhe ju duhet të nxisni për politika të caktuara në nivel bashkie”, u shpreh Rama.


Lajmi kryesor:

Rama me fermerët në Cërrik: 'Paketa e Maleve' do shtrihet edhe për tokat e punuara! Duhen investime të përbashkëta, të jetë pjesë edhe bashkia! 270 mijë legalizime, procesin e mbyllim në 2028


Xh.D/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?