Politikë

Rama me gratë në Vlorë: Sa më shumë na qepen, ne i shqepim në kutinë e votimit

27 Prill, 18:29| Përditesimi: 27 Prill, 21:05

  • Share

 

Kreu i PS-së Edi Rama gjatë takimit pasditen e sotme me gratë dhe vajzat në Vlorë u ndal te arritjet e Partisë Socialiste dhe qeverisë së tij. Ai ironizoi kritikët që sipas tij jetojnë në “moçalet e televizorëve” dhe tha se ata që fajësojnë popullin janë “çyrykë”. 

"Shqipëria është rritur ndjeshëm dhe duam ta çojmë prodhimin e brendshëm 35 miliardë euro. Të ardhurat për frymë në vit kanë qenë 3000 euro, ne e kemi 10 mijë euro dhe duam ta çojmë në 15 mijë euro. Në moçale nuk flitet për Shqipërinë reale. Kush thotë se e ka fajin populli, është çyryk. Sa më shpesh ata në kolltuke në darkë na qepen, ne i shqepim. Shqipëria e fakteve nuk është në moçalet e TV."-tha Rama.


Lajmi kryesor:

Lobimi i PD në SHBA, Rama: 6 mln dollarë për të hequr damkën e një personi non grata, shpresuan tek fitorja e Trump! Ku i gjetën paratë? (VIDEO)


H.K/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?