Politikë

Rama me operatorë e biznese në Përmet: Krijoni struktura që ju informojnë për grantet, Shqipëria e ka ndërtuar me mund imazhin turistik

22 Prill, 15:58| Përditesimi: 22 Prill, 16:36

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama nga Përmeti ku ka qenë ditën e sotme, ka zhvilluar një takim me operatorë dhe biznese të turizmit nga Përmeti dhe Gjirokastra.

Gjatë bashkëbisedimit, një nga përfaqësuesit e bizneseve ngriti shqetësimin për mungesën e aksesit në grante. Në përgjigje, kryeministri theksoi se grantet e lidhura me strukturat qeveritare janë të aksesueshme online. Ai theksoi se duhet që të ketë një rritje të informacionit për bizneset lidhur se si dhe ku duhet që të aplikojnë.

‘Dua të ndalem tek ato grante që janë pjesë e strukturës që lidhet me qeverinë se për të tjerat Bashkia Përmet është kampione për thithjen e fondeve nga donatorët. Ato që janë të lidhura me qeverinë ato janë online. Ne kemi shumë më tepër aplikime se sa kemi mundësi që ti përgjigjemi pozitivisht. Ju doni të rriteni dhe duhet që të krijoni vetes kushtet që të keni edhe dikë që të merret me marrjen e informacionit për fondet ku janë. Sikur ju të hapni një zyrë të vogël me dy veta që të merret me këtë punë mund të ketë përfitim për të gjithë, por jam dakord që duhet rritur volumi i informacionit’, tha ai.  

Duke u ndalur te sfidat që vijnë me zhvillimin e sektorit të turizmit, kryeministri Rama theksoi se është dashur shumë punë për ta çuar numrin e turistëve në këto shifra ku është sot. Sipas tij, kjo duhet ta bëjë më të vogël hapësirën për gabime nga ana e biznesve.

‘Problemi me turizmin dhe me suksesin në turizëm, duke studiuar edhe eksperiencën e vendeve të tjera, kur suksesi e çon emrin tënd kudo ti se ke më shancin të gabosh, sepse nëse ai turisti vjen këtu dhe zhgënjehet të kthehet në mallkim dhe jehona e gjërave që nuk shkojnë hapet shumë më shpejt.  Për ta çuar Shqipërinë në këtë nivel që të flasin shumë për ne, na është dashur shumë kohë dhe për ta përmbysur këtë duhet shumë pak kohë. Marzhi i gabimit duhet që të vijë duke u zvogëluar duhet forcuar dhe bashkëpunimi dhe ministria duhet të jetë në gaditshmëri për të mbështetur’, tha Kryeministri Rama.


Lajmi kryesor:

‘Paqja fiskale’ për bizneset, Rama zbulon detaje: Negocio fitimin me shtetin, tatim 5% nëse fiton më shumë


S.B/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?