Politikë

‘Paqja fiskale’ për bizneset, Rama zbulon detaje: Negocio fitimin me shtetin, tatim 5% nëse fiton më shumë

22 Prill, 14:04| Përditesimi: 22 Prill, 18:33

  • Share

Në ditën e 12 të fushatës elektorale, Edi Rama lajmëroi se është çështje ditësh prezantimi i detajuar i një prej premtimeve elektorale të Partisë Socialiste, ‘Paqja Fiskale’ me bizneset e mëdha. Disa detaje i zbuloi në takimet elektorale që mbajti në Përmet e Gjirokastër.

Rama tha se për të përfituar lehtësi fiskale, së pari biznesi duhet të negociojë me shtetin dhe të deklarojë një projeksion të fitim vjetor të pritshëm, i cili do të tatohet i gjithi me 15%, saç është edhe sot. Por çdo shtesë mbi këtë fitim të negociuar, do të tatohet me vetëm 5 %.

Po ashtu pjesë e ‘Paqes Fiskale’ do të jetë edhe një amnisti e pjesshme për paratë e padeklaruara të 5-viteve të fundit.

“E para do të negociojnë që të ardhurat e vitit do të jenë kaq dhe llogaria do të bëhet vetëm me rritjen ekonomike, bazuar në rritjen e tyre normale vit pas viti dhe për këtë mund të paguhet 15%. Për bizneset me tatimfitim (mbi 140 mijë euro xhiro vjetore) do të negociojmë me qeverinë që me prapakthim në 5 vite mund të deklarojnë para më shumë për çdo para më shumë që deklarojnë mbi normën e 140 mije euro, të paguajnë vetëm 5% tatim”, tha Rama.

Pra, nëse biznesin negocion me shtetin për fitim vjetor 100 mijë euro, por deklaron në fund fitim 120 mijë euro për diferencën prej 20 mijë euro do të tatohet me 5%. Çdo biznes që lidh marrëveshje me shtetin, do të shpëtojë nga inspektimet, tha Rama.

“Biznesi merr si shpërblim që s’do të ketë më kontrolle. Do të ketë një stampë, një shenjë, që është pjesë e sistemit të paqes fiskale”, tha Rama.

Inspektimeve nga tatimorët mund t’i shpëtojnë edhe strukturat akomoduese për turizëm. Kryesocialisti Rama tha se bizneset e turizmit që gjatë pikut të sezonit, nga 1 maji deri më 30 shtator deklarojnë shfrytëzim të kapaciteteve deri në 65% dhe 30% gjatë periudhës së dimrit, nga 1 tetori deri në 30 prill shfrytëzim, do t’ju shpëtojnë inspektimeve.

“Kemi informalitet në deklarimet e shtretërve. Janë 600 subjekte që kanë aplikuar dhe janë gati ta nënshkruajnë marrëveshjen me qeverinë. E di që kemi probleme me inspektimet”, tha Rama.

Epoka e re e inspektimeve në mandatin e katërt tha kreu i PS Edi Rama do të përqendrohet në Inteligjencë Artificiale, pa u dashur kontroll në terren i bizneseve që mund të abuzojnë.

 

Ora 15:58
Rama me operatorë e biznese në Përmet: Krijoni struktura që ju informojnë për grantet, Shqipëria e ka ndërtuar me mund imazhin turistik

 

Kryeministri Edi Rama nga Përmeti ku ka qenë ditën e sotme, ka zhvilluar një takim me operatorë dhe biznese të turizmit nga Përmeti dhe Gjirokastra.

Gjatë bashkëbisedimit, një nga përfaqësuesit e bizneseve ngriti shqetësimin për mungesën e aksesit në grante. Në përgjigje, kryeministri theksoi se grantet e lidhura me strukturat qeveritare janë të aksesueshme online. Ai theksoi se duhet që të ketë një rritje të informacionit për bizneset lidhur se si dhe ku duhet që të aplikojnë.

‘Dua të ndalem tek ato grante që janë pjesë e strukturës që lidhet me qeverinë se për të tjerat Bashkia Përmet është kampione për thithjen e fondeve nga donatorët. Ato që janë të lidhura me qeverinë ato janë online. Ne kemi shumë më tepër aplikime se sa kemi mundësi që ti përgjigjemi pozitivisht. Ju doni të rriteni dhe duhet që të krijoni vetes kushtet që të keni edhe dikë që të merret me marrjen e informacionit për fondet ku janë. Sikur ju të hapni një zyrë të vogël me dy veta që të merret me këtë punë mund të ketë përfitim për të gjithë, por jam dakord që duhet rritur volumi i informacionit’, tha ai.  

Duke u ndalur te sfidat që vijnë me zhvillimin e sektorit të turizmit, kryeministri Rama theksoi se është dashur shumë punë për ta çuar numrin e turistëve në këto shifra ku është sot. Sipas tij, kjo duhet ta bëjë më të vogël hapësirën për gabime nga ana e biznesve.

‘Problemi me turizmin dhe me suksesin në turizëm, duke studiuar edhe eksperiencën e vendeve të tjera, kur suksesi e çon emrin tënd kudo ti se ke më shancin të gabosh, sepse nëse ai turisti vjen këtu dhe zhgënjehet të kthehet në mallkim dhe jehona e gjërave që nuk shkojnë hapet shumë më shpejt.  Për ta çuar Shqipërinë në këtë nivel që të flasin shumë për ne, na është dashur shumë kohë dhe për ta përmbysur këtë duhet shumë pak kohë. Marzhi i gabimit duhet që të vijë duke u zvogëluar duhet forcuar dhe bashkëpunimi dhe ministria duhet të jetë në gaditshmëri për të mbështetur’, tha Kryeministri Rama.

Ora 14:51
Kumbaro i ndërpreu fjalën, Rama batuta nga Përmeti: Ndaj them unë që urdhërojnë gratë

 

Në takimin që po mban me operatorët dhe bizneset e turizmit nga Përmeti dhe Gjirokastra, kryesocialisti Edi Rama shkëmbeu batuta me të pranishmit.

“Janë një sërë gjërash që besoj se do na çojnë edhe më para dhe do krijojnë kushte më të mira nga pikëpamja psikologjike për bizneset që të ketë më pak shqetësime, kontrolle, letra, burokraci”, tha Rama, teksa fjalën ia ndërpreu ministrja Mirela Kumbaro, e cila i kujtoi se duhet të ceknin edhe investimet e reja infrastrukturore në zonë.

“Kur them unë që gratë urdhërojnë. Lum burrat që e kuptojnë dhe e pranojnë këtë gjë, ata që nuk e pranojnë e kanë më keq se edhe urdhërohen edhe stresohen”, tha Rama.

Xh.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • abc: 22/04/2025 15:01

    MEGJITHESE NUMRI I YURISTEVE ESHTE SHTUAR,,VARFERIA RSHTE SHUME E PERHAPUR...JEMI NE 5-CEN E PARE TE SHTETEVE ME TE VAFRA NE EUROPE,,E OARA ISHTE MOLDAVIA,,TE DYTET JEMI NE....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?