Politikë

Rama me përfaqësues të teknologjisë: Marrëveshje kuadër mes qeverisë dhe sektorit tuaj (VIDEO)

18 Korrik, 15:42| Përditesimi: 18 Korrik, 17:00

  • Share

Kryeministri Edi Rama pas takimit me përfaqësues të teknologjisë dhe start up-eve në Berat tha se do të nënshkruhet një marrëveshje kuadër me qeverinë me qëllim që ata të kenë akses në të gjithë strukturat e qeverisë, që të kenë bazën e nevojshme për të ndërtuar modele AI. Po ashtu, është dakordësuar që të ngrihet një Forum që do të mblidhet çdo 4 muaj.

“Tjetra që kemi rënë dakord është që do të kemi një Kuvend të përbashkët, një forum të përbashkët të paktën 1 herë në 4 muaj për të gjitha problematikat dhe për risitë e sektorit dhe të gjitha piketat që duhen vizituar dhe ndryshuar, apo duhen shtuar në rrugën e mëtejshme, duke thënë këtë dua të them që nga ana jonë, ministrja e shtetit për Sipërmarrjen, ministri për Kulturën dhe Inovacionin dhe ministrja e Arsimit do angazhohen me ju për të hartuar marrëveshjen kuadër mes qeverisë dhe sektorit tuaj, pasi besoj që duhet të hapim një kapitull të ri, në sensin që ju duhet të keni akses në të gjithë strukturat e qeverisë për të pasur të mundur të keni bazën e nevojshme të të gjitha të dhënave për të ndërtuar proceset që do na sjellin modele të AI që do të na shërbejnë ne për ti shërbyer publikut dhe do tu shërbejmë dhe juve në punën tuaj dhe pastaj do ta në shërbejnë bashkërisht për të promovuar produktet tona. Nuk është aspak mungesë modestie që ne të pretendojmë të krijojmë dhe të promovojmë produkte tej kufijve”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Bankat, prapambetje për dixhitalizimin e transaksioneve financiare! Ministër Shteti për Inteligjencën Artificiale


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?