Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij në takimin me shqiptarët në Kretë, duke përmendur se në ishullin grek e kanë origjinën burra që kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në shtetin fqinj, por edhe në botë.
Rama përmendi edhe kryeministrin aktual të vendit, Kyriakos Mitsotakis, teksa e cilësoi si mik.
“Më në fund mu dha mundësia që të vij këtu në Kretë, në vendlindjen e Zeusit, në vendin ku janë ndërruar njëri pas tjetrit romakët, bizantinët, arabët, venecianët, otomanët deri kur në 1913 Kreta iu bashkua Greqisë. Ky vend ku historia ka parë jashtëzakonisht shumë dhe ka lënë shënim shumë gjëra me shumë rëndësi jo thjesht për Greqinë dhe për kombin grek, por për të gjithë Evropën. Këtu në Kretë Zeusi rrëmbeu princeshën, të cilën pastaj e çoi diku tjetër dhe ndërkohë emri i saj ishte Evropa dhe nga këtu Evropa mori emrin. Prandaj Kreta konsiderohet djepi i qytetërimit evropian. Këtu kanë lindur shumë njerëz që i kanë dhënë shumë Greqisë por edhe mbarë Evropës dhe kulturës botërore. Që nga piktori Doménikos Theotokópoulos tek Nikos Kazantzakis, shkrimtari legjendar i Greqisë dhe kanë lindur edhe burra shteti të rëndësishëm…te Mitsotakis, e prej këtu e ka origjinën kryeministri aktual, miku ynë, Kyriakos Mitsotakis.”, u shpreh kryeministri.
Lajmi kryesor:
Rama: Mos prisni 15 vite për dokumentet greke, më 11 maj mesazh BE dhe Greqisë se duam të jemi të barabartë! Për 1 vit hapim konsullatën shqiptare në Kretë (VIDEO)
Xh.D/ReportTv.al
