Rama me studentë shqiptarë dhe të huaj në Vlorë: Hapat e reformës në arsimin e lartë të vështira por sistematike

27 Maj 2023, 10:27| Përditesimi: 27 Maj 2023, 11:31

  • Share

Nga Vlora, ku mori pjesë në një bashkëbisedim me pedagogë dhe studentë shqiptarë e të huaj të universitetit të Vlorës, “Ismail Qemali”, Kryeministri Rama u shpreh se Qeveria ka si synim që në universitetet shqiptare të ofrohen programe me standardet e vendeve të BE.

Rama tha se hapja e sa më shumë dyerve për studentët dhe pedagogët në Europë dhe njëkohësisht sjellja e sa më shumë dije dhe eksperience nga Europa në universitetet tona, janë një domosdoshmëri për transformimin e mëtejshëm të universitetit, ku duhet të jemi në gjendje që t’u japim nxënësve qe mbarojnë shkollën dhe përgatiten për universitet, që të kenë këtu në Shqipëri zgjedhje të larmishme që iu ofrojnë të njëjtat programe, me të njëjtat standarde, si në vendet e Europës dhe kjo është e mundur përmes ndërkombëtarizimit dhe më vjen mirë edhe këtu, ashtu sikundër edhe në universitete e tjera, numri i studentëve dhe numri i pedagogëve që përfshihen në programe ndërkombëtare vjen duke u rritur.

“Janë shumë marrëveshje të bëra nga universitetet sidomos në vitin e fundit, pasi ne kemi shpallur ndërkombëtarizimin si prioritet, dhe kemi bashkëpunuar me rektorët, kemi bashkëpunuar me ministritë përkatëse të Arsimit, të Shkencës ne vende të ndryshme të Europës. Kemi organizuar takime të përbashkëta për të nxitur pikërisht këtë proces.  Është bërë e mundur që të krijohen më shumë mundësi, të krijohen më shumë hapësira dhe besoj që në këtë rrugë, do të mund të shohim vit pas viti fryte të reja. Ajo që dua të theksoj po ashtu është rritja e ndjeshme e pjesëmarrjes dhe e shkallës së suksesit të universiteteve në programet europiane gjë që u jep mundësi stafeve universitare dhe ekipeve akademike të universitete, të mund të përfitojnë financime prej të cilave të rrisin edhe te ardhurat e tyre në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga të ardhurat shkencore. Janë financime për të cilat për shumë kohë në të shkuarën Shqipëria mbetej gjithmonë në bisht si rezultat i mosfunksionimit, keqorganizimit,  dhe mos reformimit të univesiteteve, por besoj qe me reformën e arsimit të lartë, me hapat  që po hidhen jo pa vështirësi, por sidoqoftë në mënyrë sistematike, po krijohen disa zakone të reja po themi, për ta parë veten universiteti si pjesë e një rruge ku nuk mund të pritet gjithçka që të vijë nga qeveria dhe nga shteti po ku shumëçka duhet të vijë nga organizimi i brendshëm, nga forcat e brendshme, nga ndërverprimi me universitetet e tjera”, u shpreh Kryeministri.

Ai tha se Shqipëria ka arritur diçka shumë të rëndësishme së fundmi me BE që është konkretizuar në Samitin e Tiranës për aksesimin nga universitetet tona të rrjetit të Arsimit të Lartë Europian, gjë që i jep mundësi universiteteve të përfshihen në projekte dhe në programe njësoj si unviersitetet europiane pa pritur që Shqipëria të bëhet anëtare e BE.  Rama tha se kjo është një arritje jashtëzakonisht e rëndësishme  që  hap perspektiva të gjëra për universitetin dhe që universiteti duhet t’i shfrytëzojë patjetër sa më mirë pa humbur kohë.

“Përsa i përket Universitetit të Vlorës në mënyrë specifike dhe nevojave, kërkesave tuaja, ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi, jo vetëm të vëmendshëm, por edhe të gatshëm që të mbështesim universitetin me të gjitha mundësitë që kemi kështu që të gjitha gjërat siç janë zgjidhur një pjesë e tyre, do vazhdojnë të zgjidhen hap pas hapi, përfshirë edhe nevojën për infrasrukturë, për hapësira të tjera, për laboratore, e kështu me radhë.  Ju falenderoj shumë edhe një herë tjetër dhe po ia jap fjalën kryetarit të bashkisë për ta mbyllur me ëmbëlsinë e detyrës së tij të re në kushtet kur bashkia nuk është se ka një lidhje të drejtpërdrejtë më universitetin, por prapë se prapë, ka shumë interesa të përbashkëta me universitetin dhe patjetër që është një derë e hapur për ju edhe për çështje të administrimit të përditshëm ku mund të keni nevojë për bashkinë”, përfundoi Kryeministri.

Studentë dhe pedagogë të Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë, përfitues të programit ERASMUS +, si dhe studentë të huaj nga universitet eruopiane me të cilët Universiteti i Vlorës ka marrëveshje bashkëpunimi, në kuadër të këtij programi, ishin sot së bashku me Kryeministrin Rama në një diskutim mbi arsimin e lartë dhe rëndësinë e procesit të ndërkombëtarizimit të universiteteve, si një domosdoshmëri për transformimin e mëtejshëm të tyre dhe ofrimin e zgjedhjeve të larmishme për të rinjtë që vazhdojnë studimet, me të njëjtat programe dhe të njëjtat standarde si në vendet e Europës.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eno: 27/05/2023 14:18

    Studentet tashme kane mundesi te dalin jasht shtetit te studiojn plotesisht falas

    Përgjigju
    • 16 orë punë në ditë: 27/05/2023 16:24

      E mos boni gabim me u kthye mo

  • Ani: 27/05/2023 14:17

    Univeritetet e vendi tashme kane filluar te bashkpunojn me univeristetet me te mira te botes

    Përgjigju
  • alba0: 27/05/2023 13:36

    universitetet tashme jane bere mme godina bashhkekohore e kushte me te mira

    Përgjigju
  • ona: 27/05/2023 13:35

    studentet kane plot mundesi te mira tashme per te ardhmen

    Përgjigju
  • I.M Bejleri: 27/05/2023 11:39

    Bëju dhe nje rritje 200% pagesave për studime ne universitete dhe mbaju diplomën peng të gjithë studentve papërjashtim. Fillo me kontrata 5-vjecare të punojnë në Shqipëri para se t'u jepet diploma, se bizneset e deputetve e politikanëve, e qeveritarëve s'po gjejnë fuqi punëtore e do falimentojnë. Edhe rritja e rrogës nuk justifikohet pa bërë këto më sipër.

    Përgjigju
  • Shumë shpejt: 27/05/2023 11:33

    Në universitetet e vendit do rriten tarifat e studimeve me 100%. Vetëm kështu mund të justifikohet rritja e rrogave.

    Përgjigju
  • Rina: 27/05/2023 11:00

    Shume shpejt ne universitetet e vendit do te realizohen mesime te standarteve europiane

    Përgjigju
  • ina: 27/05/2023 10:56

    jemi te sigurt qe qeveria e rames do te realizoje cdo kerkese te studenteve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?