Rama merr pjesë në kongresin e Partive Socialiste Evropiane në Berlin: Do të diskutojmë për sfidat e përbashkëta

14 Tetor 2022, 11:47| Përditesimi: 14 Tetor 2022, 11:49

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se është nisur drejt Berlinit, ku po merr pjesë në kongresin që po mbahet nga Partitë Socialiste Evropiane.

‘Në Berlin, ku forcat politike progresiste nga mbarë Europa, mblidhen sot në Kongresin e Partive Socialiste Europiane për të diskutuar si të përballemi me sfidat e përbashkëta të së sotmes, nga inflacioni i luftës tek kriza e imponuar e energjisë, e me radhë me sytë nga e ardhmja e Familjes Sonë Europian.’- shkruan Rama.


Lajmi kryesor:

Partitë Socialiste Evropiane mblidhen sot në Berlin, nga Shqipëria e ftuar PS! Nuk merr pjesë Partia e Lirisë pas vendimit për të mos ftuar Metën


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?