Politikë

Rama: Mësuesit ishin pengje të politikës, paga mesatare do të rritet në 1200 euro në 2030

22 Prill, 10:39| Përditesimi: 22 Prill, 13:42

  • Share

Kryesocialisti Edi Rama tha gjatë takimit në Gjirokastër se kur mori detyrën, mësuesit ishin ‘pengje’ të politikës. Sipas tij, dikur ishin afro 5 mijë mësues që punonin jashtë profilit të tyre. Kryesocialisti theksoi gjithashtu se deri në vitin 2030, synojnë që rrogën mesatare të mësuesve ta rrisin në 1200 euro.

“Problemi i mësuesve ishte problem i autoritetit, i rënë përtokë. Mësuesit ishin katandisur në pengje të politikës, të halabakëve rrotull shkollës dhe të vetë nxënësve që ishin çoroditur dhe nuk kishin siguri për punën e tyre. Sot jepnin te Asim Zeneli, nesër i kishin flakur diku tjetër se do të vinte një mësues që nuk kishte as arsim përkatës. Kur kemi filluar këtë punë, kishte afro 5 mijë mësues pa arsimin përkatës, që kishin biologji dhe jepnin fizikë se kishin një krushk, një parti apo kushedi se ça. Paguanin lekë apo ku di unë. Pagën mesatare asokohe në sistemin publik e kishin 370 euro, sot e kemi 1 mijë euro. Te mësuesit paga mesatare ka vajtur 950 euro dhe plani ynë është që të jetë 1200 euro. E keni dëgjuar që thonë këta nuk kanë program. Ne kemi jo program, por program e plan qeverisës në çdo sektor se jemi duke negociuar me BE. Si negocion BE me një vend që s’ka program.”, tha Rama.

Rama thumboi edhe Sali Berishën teksa tha se e la vendin të zhytur në borxhe. Në vitin 2013, tha kryeministri, Shqipëria shpëtoi nga një tjetër kolaps.

“Kjo bëhet që të kemi më shumë për gjyshërit, por të mos iu hapim gropën nipërave dhe mbesave siç ndodhi në ’97. Ajo të çon rruga. Në 2013 kur kemi marrë detyrën ishte borxhi 700 e kusur milionë euro, kishin ndaluar punët në Shqipëri, kompanitë kërkonin lekët. Ato nuk ishin rrugë, por tendera pa projekte. Bënte rruga po themi 1 mln euro, e fillonin me 10 mijë euro. Hajde vazhdoni ju se ua kemi lekët, kompanitë ngecën, borxhi u akumulua. 1,2 mld borxh vetëm të OSHEE. Po borxh për 40 mln euro për personat invalidë. Ndryshimi në 2013 ka shpëtuar Shqipërinë nga kolapsi i dytë, do të kishte rënë në gropë shteti. Sot jemi në një nivel tjetër, jemi një hap nga BE”, shtoi ai.


Lajmi kryesor:

Rama nga Gjirokastra: Ballëlartë për reformën në drejtësi! Këneta mendon se do marrë pushtetin me ‘duart’ e Dumanit! Në Qershor nis zbatimi i njohjes së pensioneve me Italinë


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?