Rama: Ministria e Drejtësisë paketë për burrat dhunues që i kanë shpëtuar drejtësisë...DETAJET e amnistisë së fundvitit (VIDEO)

25 Nëntor 2019, 10:52| Përditesimi: 25 Nëntor 2019, 11:08

  • Share

Kreu i qeverisë Edi Rama e nisi fjalën e tij me plagën e shoqërisë shqiptare, atë të dhunës ndaj grave dhe se si drejtësia ka falur burrat dhunues. Kryeministri tha se Ministria e Drejtësisë dhe gratë deputete janë duke përgatitur një paketë për të vënë drejtësi me sistemin e ri ndaj dhunuesve që janë kthyer në sallën e gjyqit si përsëritës. Rama foli edhe për amnistinë e fundvitit që në fokus do të ketë pikërisht lehtësimin ndaj grave të dhunuara si dhe të moshuarve.

"Plaga e madhe e krijuar në organizimin e shoqërisë nga një sistem drejtësie i kalbur dhe korruptuar prek integritetin fizik dhe dinjitetin e grave. Janë rrëqethëse dhe jo të pakta rastet kur dhuna ndaj grave ka kaluar përmes sallës së gjyqit dhe dhunuesit janë shpallur të pafajshëm. Ashtu sikundër janë rrëqethëse edhe rastet e përsëritjes së dhunës nga të njëjtët persona të cilët kanë dalë të pafajshëm përpara gjyqit dhe janë rikthyer në sallën e gjyqit si dhunues përsëritës. Ky është një aspekt që prek të drejtën në këtë vend, do të adresohet me siguri me shumë drejtësi dhe efikasitet nga sistemi i ri i drejtësisë. Një grup kolegesh deputete së bashku me ministren e drejtësisë janë angazhuar në një proces pune për të rishikuar legjislacionin, për të ndërmarrë një hap domethënës në adresimin e dhunës ndaj grave, jo vetëm në aspektin e masave por edhe të mbështetjes ndaj tyre. Ministria e Drejtësisë është duke përgatitur edhe projektin e një amnistie të fundvitit që do të adresojë nevojën për të lehtësuar gratë e dhunuara si dhe më të moshuarit bashkë me to", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Anti-KÇK/ Rama: I sekuestrojmë pasuritë kriminelëve, BURG nëse nuk justifikojnë burimin...kufizohet dalja nga qyteti


G.M.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?