Anti-KÇK/ Rama: I sekuestrojmë pasuritë kriminelëve, BURG nëse nuk justifikojnë burimin...kufizohet dalja nga qyteti

25 Nëntor 2019, 07:57| Përditesimi: 25 Nëntor 2019, 18:42

  • Share

TIRANE- Me konsultimin e ekspertëve izraelitë, qeveria shqiptare ka gati paketën ligjore Anti-KÇK për të goditur pasuritë e krimit të organizuar, e për rrjedhojë edhe prokurorët e gjyqtarët e korruptuar që teksa presin të "digjen" në vetting, po i bëjnë favoret e fundit eksponentëve të krimit të organizuar.

Kryeministri Edi Rama gjatë një prezantimit të gjatë publik të kësaj pakete, tha se policia do tu sekuestrojë pasuritë kriminelëve, duke i lënë me barrën e provës në gjykatë të burimit të pasurisë, në të kundërt, do të rikthehen në burg për pasuri të paligjshme. Ndërkohë, deri në krijimin e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Anti-KÇK do të ketë subjekt të saj edhe prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar (prej motos të së cilëve ka marrë emrin edhe kjo paketë, kap ç'a të kapësh) të cilët do të jenë pjesë e ligjit anti-mafie.

Forca e ligjit e ngritur prej vitit 2017 dhe që ka dhënë rezultate konkrete në goditjen ndaj grupeve kriminale, tashmë do të kthehet në njësi speciale me ligj dhe do të jetë pjesë e strukturës operacionale të Policisë së Shtetit në nivelin më të larë.

"Kjo është OFL-ja një grup i ngritur prej më shumë se gjashtë muajsh i trajnuar për këtë ditë dhe është gati të fillojë operacionin. Për mision ka si fillim ekzekutimin e akteve të sekuestrimit preventiv të pasurive të eksponentëve të organizuar ", theksoi Rama.

Drafti, për të cilin qeveria shqiptare është duke punuar ende deri në përmbylljen e tij, pritet të kalojë të hënën me akt normativ (pra merr fuqi prej nisjes së javës së re) dhe më tej t'i kalojë Kuvendit për votim (brenda 45 ditëve). Konsulenca kryesore ka qenë me një grup ekspertësh nga Izraeli për të marrë përvojën e tyre nga e ashtuquajtura "Fauda" e forcave komando izraelite në kapjen apo eliminimin e elementëve të rrezikshëm terroristë në Izrael dhe Palestinë.

Ky ligj do të jetë i përkohshëm tha kryeministri Edi Rama, ndërsa Shqiptarja.com mëson se ai do të funksionojë deri në ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ora 12:41
Rama: Kush nuk voton KÇK-në përjashtohet nga grupi parlamentar i PS-së (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama në përfundim të prezantimit të paketës ligjore anti-KÇK tha se kush nuk e voton KÇK-në do të përjashtohet nga grupi parlamentar socialist.

 

Ora 12:34
VIDEO-Rama: Rikthehet në burg krimineli që nuk justifikon pasurinë! Do i ndalohet dalja nga qyteti (jo vetëm nga shteti)

Kryeministri Edi Rama tha se ndaj personave që ka dyshime të kenë vënë pasuri nga krimi, do të merren masa të tre karaktereve, pasuror, ekonomik dhe personal. Shefi i mazhorancës tha se nuk do të ndalohet vetëm dalja nga territori i Shqipërisë, por do të ndalohet edhe dalja nga një qytet.

"Tek masat me karakter personal, do të konsiderohen që nga ndalimi për të dalë nga territori i Shqipërisë, tek krijimi i një perimetri lëvizje për një subjekt, që nuk mund të dalë nga Fushë-Kruja, Vlora, Shkodra e me radhë, deri tek ndalimi i pajisjes me çdo leje për aktivitete me karakter fitimprurës në Shqipëri", tha Rama.

Po ashtu, me vënien nën sekuestro të pasurive të tyre të dyshimta, dhe nëse të dyshuarit nuk i faktojnë në gjykatë burimin e të ardhurave, jo vetëm do të vendoset konfiskimi i tyre, por do të rikthehet sërish në burg për pasuri të pajustifikuar dhe të vënë nga krimi.

"Tek masat me karakter pasuror. Sekuestrimi preventiv i pasurisë dhe vendosja e barrës së provës mbi cdo subjekt të këtij ligji. Do të thotë që shtëpia, makina e biznesi vendosen në sekuestro preventive nuk mund të shitet, nuk mund të bëhet asnjë veprim. Subjekti ka barrën e provës, duhet të dalë para gjykatës dhe të dëshmojë që këto që ka i ka si pasojë e punës, nëse janë produkte të krimit ato konfiskohen. Kujt do t'i provohet që pasurinë e ka produkt të krimit do të rikthehet në burg për këtë pjesë. Mos harroni që anti-mafia italiane merr edhe pasuritë e të vdekurve", - tha Rama.

Rama sqaroi edhe goditja e fundit në aspektin financiar. Kreu i qeverisë tha se këta subjekte do të përjashtohen nga çdo e drejtë për leje, licenca e autorizime, fondet nga shteti apo koncensionet.

"Këto subjekte përjashtohen nga çdo e drejtë për të marrë apo mbajtur leje licenca autorizime që jepen nga policia e shtetit. Përjashtohen nga çdo e drejtë për të përfituar fonde në të gjithë llojet e prokurorimit, apo kontratave publike koncensione, PPP, e me radhë, dhe nga çdo kontribut të llojit ndihmë shëndetësore, hipoteka të subvencionuara të mbështetura nga fondet publike. Asgjë", tha Rama.

Ora 12:17
Rama: Kriminelët e familjarët e tyre të faktojnë pasurinë...Prokurorët e gjyqtarët e korruptuar do i kapë ligji anti-mafie (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama tha se kap ç'a të kapësh (KÇK) është motoja e prokurorëve dhe gjykatësve që ende nuk kanë dalë para vettingut, ku e kanë të sigurt që do të ngecin dhe janë duke i bërë favoret e fundit kriminelëve.

"KÇK është një organizatë kriminale gjykatësisht dhe prokurorësh që janë shërbëtorë, bashkëpunëtorë ose edhe tutorë të krimit të organizuar. Janë një kancer në sistem që me fillimin e vettingut dhe me rezultatet e para të vettingut ka hyrë në fazën e vet më agresive. Janë njerëz që e dinë që nuk kanë asnjë shans ta kalojnë vettingun, ndaj po shfaqen shumë më hapur se deri dje kur punonin me një ritëm më të avashtë dhe me bindjen që e kishin jetën para dhe askush nuk do t'i lëvizte nga vendi. Tani kanë vetëm kohën e mbetur deri kur të dalin para vettingut që e dinë që nuk kanë asnjë shans. Prandaj motoja e tyre, nuk është fantazi, e thonë ata, është kap ç'a të kapësh, KÇK", tha Rama.

"Në Durrës, në një makinë prokurori dhe krimineli. Në makinë, dosjet e vjedhura të prokurorisë" (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama u shpreh se në makinën e prokurorit Arjan Ndoja që ju bë atentat teksa ndodhej në makinë me një person me precedentë penalë, Landi Muharremin, ishin dosjet e vjedhura nga Prokuroria e Durrësit, që deri dje kampi kundërshtar politik ja faturonte kryeprokurores së Krimeve të Rënda Donila Prela.

"Rasti i Durrësit është flagrant, për fat të mirë e solli rastësia, që u gjendën në një makinë bashkë, prokurori dhe një nga eksponentët e krimit të organizuar. Dhe në bagazhin e makinës dokumentet e vjedhura të prokurorisë, ato që për një kohë të gjatë, i vendoseshin nga fronti kundër reformës në drejtësi në kurriz Donika Prelës. Ndërkohë u gjendën në atë makinë. Cfarë duhet të bëjmë ne? Të presim vettingun e tyre? Ku për shkak të këtij sistemi drejtësie dhe fakti që kriminelët i kanë shpatullat e ngrohta ka një paturpësi ekstreme, mungesë ekstreme frike jo e jo, por edhe mungese për të fshehur gjurmë. Ç'mund të bëjmë ne kur një kriminel merr peng Hipotekën e Vlorës dhe policia nuk vepron për shkak se gjykata dhe prokuroria thjesht nuk vepron", tha kryeministri.

"Të deklarojnë pasurinë të akuzuarit për krime të rënda që nuk janë dënuar"

Shefi i mazhorancës u shpreh se të gjithë kriminelët që janë liruar si pasojë e gjyqtarëve të koprruptuar duhet të deklarojnë pasurinë.

"Jemi në një vend ku për të ardhur këtu keni plotësuar një formular ku përtej të gjitha standardeve ndërkombëtarë ju është kërkuar të tregoni të vërtetën që nga momenti kur keni dalë nga barku i nënës, nëse keni shkelur vizat e bardha në dalje e sipër. Është një ligj unikal. Ka mbetur në fjalorin e përgjithshëm si dekriminalizimi, ligji i pastërtisë së figurës. Pse kjo u bëka për të gjithë ata që duhen të zgjidhen, për gjykatësit e prokurorët dhe nuk u bëka për këta, kush janë këta?

A nuk ka ardhur koha që këtyre njerëzve që janë dënuar për krime të rënda, që janë akuzuar për krime të rënda dhe nuk janë dënuar si rezultat i marrëdhënies me KÇK apo që janë në hetim në vendet e BE, SHBA ose Shqipëri, tu kërkohet të deklarojnë pasurinë. Tu kërkohet të provojnë që ato që kanë i kanë si rezultat i punës. Dhe mendoj se sot kjo është urgjente. Në këtë vakum midis drejtësisë së vjetër që po shembet dhe të resë që po ngrihet, ku KÇK-ja është vënë në një veprim intensiv, ne duhet të ndërhyjmë me një ligj special kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit dhe të gjithë normat të ligjit anti-mafie t'i kalojmë në kurriz të subjekteve të këtij ligji, të tyre dhe të familjarëve të tyre. Dhe të gjithë duhet të provojnë para gjykatës, që shtëpinë, makinën, biznesin, i ka si rezultat i punës. Ky nuk ësht ënjë proces penal, është administrativ", tha Rama.

"Deri në krijimin e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, prokurorët dhe gjyqtarët pjesë e ligjit anti-mafie"

"KÇK-së i duhet vënë kufi shumë i qartë, sepse edhe tek KÇK sot, jemi në kushtet kur një anëtar i KÇK shkel ligjin askush nuk vepron. Ndërkohë që duhet sqaruar ligjërisht që Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë i Gjyqësorit të marrin masë për pezullimin dhe inspektimin lidhur me anëtarin përkatës të kësaj organizate kriminale. Deri në krijimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, nëse ne nuk e bëjmë këtë do bëhet nami në Shqipëri. Do kemi cdo javë shfaqje tërbimi në shkelje të ligjit. Në rast se inspektimi vlerëson që anëtari i organizatës kriminale, gjykatësi apo prokurori që ka shkelur ligjin është në shkelje, mbi të duhet të fillojë procesi anti-mafie. Të provojë nga i buron pasuria", tha Rama. 

Ora 12:13
Rama flet me raste konkrete: Kriminelët që liroi drejtësia...hyri me pranga në sallë doli me duar në xhepa (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama foli me shifra se si prokuroria dhe gjykatat kanë liruar dhe kanë shpallur të pafajshëm persona të arrestuar nga policia për vepra të rënda penale. Kryeministri foli me raste konkrete të abuzimit që janë bërë nga korrupsioni në drejtësi, se si janë liruar kriminelë dhe se si janë zaptuar toka shtetërore të hipotekuara.

"Krimi i organizuar dhe korrupsioni: Prokuroria në 87 raste nuk ka vepruar fare ndaj personave të arrestuar nga policia si autorë veprash penale të rënda. Gjykata 30 raste pafajësie për  persona të arrestuar. Gjykata 63 raste dënimesh të lehta për vepra penale të rënda. Gjykata 360 pafajësi për autorë dhe të akuzuar për vepra penale të rënda. Nuk luftohet krimi nga një dorë nga një palë, duhen tre palë, pushteti ekzekutiv, prokuroria dhe gjykata në pushtetin gjyqësor".

Vetëm para pak ditësh një nga eksponentët e krimit të organizuar ishe në sallën e gjyqit. Policia e shtetit dhe prokuroria dhe gjykata, kishin marrë në mbrojtje një familje të një të penduari, pra kishte një të penduar që kishte rënë dakord të bashkëpunonte me shtetin për procesin e këtij krimineli, dhe nuk është e lehtë, është një proces i gjatë, dhe gjithë familja ishte në mbrojtje, dhe shteti ishte angazhuar ta mbronte dhe i penduari të ishte në krahun e shtetit për ta çuar procesin deri në fund. Në seancën e parë, gjykatësi e liron në sallë kriminelin, hyn me pranga dhe del me duar në xhepa. Pak muaj më parë, rasti i autorit të vrasjes së 4 policëve. Pak javë më parë, rasti i tjetërsimit sy për sy, të 1 milionë e 500 mijë metra katrorë zonë bregdeti, pronë shteti e hipotekuar. A mund të japësh një pronë në gjykatë sikur ajo është e lirë", tha Rama.

Ora 11:46
Rama: Nga 2014-a, 267 milionë euro asete kriminale të sekuestruara, në kohën e PD vritej 1 person në 2 ditë! (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria sot është më e sigurt sa i përket krimit të rrugës siç ai u shpreh, por tha se fokusi i qeverisë do të jetë në goditjen ndaj krimit të organizuar. Ai foli me shifra krahasimore me qeverinë e shkuar, sa i përket sekuestrimit të aseteve kriminale, ku tha se në total nga vitit 2014 janë sekuestruar 267 milionë euro, nga 33 milionë euro që vuri nën sekuestro qeveria e shkuar.

"Dëgjoj komente, po vriten njerëzit përditë. Ku janë këta? Janë në atmosferën e rënduar shumë nga fjalët, nga lajmet, por edhe nga negativiteti i përgjithshëm i lajmeve. Para dy ditësh hapa një nga portalet, dhe kishte një titull 5 policë të vrarë, natyrisht që ata nuk ishin vrarë në Shqipëri. Por të gjithë këto së bashku krijojnë ndjesi të rëndë perceptimi. Numri i vrasjeve në Shqipëri ka ardhur me këtë trend. Në kohën e atyre që sot na flasin për krime, ishte mbi 100, janë vrarë 126 veta, që i bie thuajse 1 në 2 ditë gjatë gjithë vitit, në vitin 2012. Sot jemi në shifrën më të ulët, ka edhe një muaj, por jemi në shifrën më të ulët.

Shqipëria është shumë më e sigurt seç ishte dje, se nuk po flasim për krimin e rrugës sot, po flasim për krimin e organizuar.

Të vijmë tek asetet e sekuestruara. Ne nuk jemi parti politike e rënën nga qielli. Ne jemi parti politike që nga dita e parë e pluralizmit në një Shqipëri që ka qenë shumë komplekse. Shikoni asetet kriminale të sekuestruara, është domethënëse. 1.7 milionë euro sekuestro në vitin 2013. Në këtë vit që s'ka mbaruar akoma, jemi në shifrën 87.9 milionë euro. Për pastrim parash, anti-mafie, krim të organizuar, në vitet e tyre në total janë 33 milionë euro. Sot që flasim nga 2014-a janë 267 milionë euro.

Ndjekjet penale për korrupsion. 2013 me 2018-ën, dyfish ndjekje penale", u shpreh shefi i mazhorancës.

Ora 11:40
VD/Rama flet për opozitën dhe fluturimet business class të Kryemadhit dhe Aurela Bashës...(FOTOT)

Sa i përket udhëtimeve në avion me business class të liderit demokrat Lulzim Basha, bashkëshortes së tij, dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, fotot e të cilave u bënë virale teksa qëndronin me këmbët lart në avion, kryeministri Rama tha se qeveria nuk udhëton në asnjë rast në "business class". Ai sqaroi se të vetmet fluturime të tilla janë kur ai merr rrugëtime të gjata përtej Oqeanit, siç u shpreh, duke theksuar se ka të bëjë ndër të tjera, edhe me problemin e tij shëndetësor me shtyllën kurrizore, dhe me vështirësitë që krijon një fluturim për orë të tëra.

Aurela Basha në avion

"Qeveria jonë e ka marrë këtë vendim: Nuk udhëton me business clas, vetëm kur 198 cm e mia duhet të dalin përtej Oqeanit për të mos dalë i paketuar nga avioni bashkë me shtyllën time kurrizore që tashmë është bërë publike", tha Rama.

1574678431_kryemadhi.jpg

Monika Kryemadhi në avion

 

Ora 11:27
Rama sfidon politikanët: Vila në Surrel u faturua 100%! Jeni gati të bëjmë trasparencë mbi vlerat e shtëpive të gjithsecilit?! (VIDEO)

Në prezantimin e bilancit 2-vjeçar të qeverisë, fjala e kryeministrit Edi Rama u ndërpre edhe nga pyetjet në rrjetet sociale, ku një qytetar tha se kreu i qeverisë me vilë në Surrel dhe liderët e politikës që udhëtojnë me business class nuk mund të shohin realitetin e varfër që është në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama tha se banesa e tij në Surrel ka çdo faturë të deklaruar, ndërsa ju drejtua të gjithë me një sfidë, se a do të ishin gati të bënin shtëpi më shtëpi transparencë dhe deklarim të ardhurash për shpenzimet reale në vilat e politikanëve.

Shefi i mazhorancës bëri të ditur se nga një inventar i kryer në të gjithë Shqipërinë, rezultojnë vetëm 1600 banesa që janë në mjerim. Ndërkohë rezultojnë - tha ai - 500 000 vila 2-4 katëshe.

"Vila ime në Surrel? Cila vilë në Surrel? Ne kemi bërë një inventar së bashku me ministren e Shëndetësisë në funksion të një programi për të ndihmuar familjet në shtëpi që janë shëmbëlltyrë e mjerimit, ato shtëpitë që bëjnë lajm,. që kur shfaqen në rrjetet sociale, bëhen virale, ato shtëpitë që i bëjnë treçerekun e komentarorëve të thonë, kjo është Shqipëria. Inventari që kemi bërë është se këto shtëpi në gjithë Shqipërinë janë 1600 e pak. Por sa janë vilat si puna e asaj të Surrelit që janë ndërtuar në Shqipëri? Dhe këtu kam parasysh shtëpitë me 2-3 dhe 4 kate, që kanë produkt i punës në pjesën më të madhe të tyre: Janë mbi gjysmë milioni. Ajo vila ime në Surrel ka një formë që e ka të ndryshme, siç jam unë i ndryshëm nga të tjerët, dhe të gjithë nga njëri-tjetri. Por në raport me tërësinë e banesave individuale të shqiptare, është një banesë individuale e një familje shqiptare më shumë. Për të gjithë ata që kanë hedhur pafund baltë lidhur me këtë, mund të them vetëm që: Shtëpia ime është e deklaruar në çdo detaj dhe me cdo faturë. Dhe unë do isha shumë i lumtur nëse të gjithë bashkëjetuesit në hapësirën publike të zhurmës politike do të binin dakord të bënim një sqarim shtëpi më shtëpi për të ardhurat, dhe sa korrespondojnë të ardhurat me produktin", u shpreh kryeministri.

Ora 11:07
Rama: Në Shqipëri nuk të lënë të vdesësh nëse nuk jep lekë...Bluzat e bardha që na njollosin janë pakicë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama tha se kritikat ndaj qeverisë për sistemin e shëndetësisë janë efekt i reformimit të këtij sistemi, dhe rritjes së pritshmërive.

"Nuk është e vërtetë që në Shqipëri të lënë të vdesësh po nuk dhe lekë tek mjeku. Në trupën e bluzave të bardha ka të tillë që e njollosin bluzën e bardhë duke pasur sjellje korruptive në raport me njerëzit në nevojë, e vërteta tjetër është se këta janë pakicë. E them me bindje, se  e ndjek çdo ditë, dhe falë angazhimit të ministres, Ogertës, dhe njohjes të të gjitha problematike dhe ndjekjes në kohë reale të të dhënave të performacës, është e dukshme. Iku koha kur njerëzit vinin me batanije e çarçaf, e aspirina me vete. Dhe është normale që sa më mirë bëhet aq më shumë rriten pritshmëritë dhe aq më shumë shtohen ankesat", tha kryeministri Edi Rama.

Ora 10:58
Rama zbulon takimin e 4 ditëve më parë në Paris për reformimin e zgjerimit të BE-së (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ky vit qeverisës ka qenë ndër më të vështirët, pasi sipas tij Shqipëria nuk arriti të merrte negociatat dhe kjo sipas tij kishte në themel frikën nga drejtësia e re.

Edhe një herë kryeministri Edi Rama tha se mos çelja e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian erdhi si pasojë e politikave të brendshme dhe nismës së Francës për të ndryshuar të gjithë procesin e zgjerimit. Kreu i qeverisë tha se kanë nisur tashmë takimet dhe dialogu edhe me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për detajet e këtij procesi reformues. Kreu i qeverisë tha se kushtet e Bundestagut gjerman janë udhërrëfyes për të ecur përpara.

"Si dëshmitar i gjithë procesit mund të dëshmoj versionin tim, që refuzimi ishte rezultat i një konflikti të brendshëm në KE që lidhet me qëndrimet divergjente mes Francës dhe Gjermanisë, dhe Francës dhe një grupi të vogël shtetesh për mënyrën se si duhet të reformohet BE.

Në Paris para 4 ditësh janë thirrur 4 ambasadorë, të Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut, Serbisë dhe Malit të Zi, këta dy të fundit negociuan, Shqipëria dhe Maqedonia presin negociatat. Janë thirrur për dialog për mënyrën sesi sipas Francës duhet rikonfiguruar i gjithë procesi. Pavarësisht se çfarë bëri Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut që ka 14 vjet që pret, vendimmarrja ishte fryt i një politike të brendshme që ka krijuar një divergjencë, dhe ne e kemi humbur këtë tren të vitit 2019 në funksion të kësaj divergjencë", tha Rama.

Ora 10:52
Rama: Ministria e Drejtësisë paketë për burrat dhunues që i kanë shpëtuar drejtësisë...DETAJET e amnistisë së fundvitit (VIDEO)

Kreu i qeverisë Edi Rama e nisi fjalën e tij me plagën e shoqërisë shqiptare, atë të dhunës ndaj grave dhe se si drejtësia ka falur burrat dhunues. Kryeministri tha se Ministria e Drejtësisë dhe gratë deputete janë duke përgatitur një paketë për të vënë drejtësi me sistemin e ri ndaj dhunuesve që janë kthyer në sallën e gjyqit si përsëritës. Rama foli edhe për amnistinë e fundvitit që në fokus do të ketë pikërisht lehtësimin ndaj grave të dhunuara si dhe të moshuarve.

"Plaga e madhe e krijuar në organizimin e shoqërisë nga një sistem drejtësie i kalbur dhe korruptuar prek integritetin fizik dhe dinjitetin e grave. Janë rrëqethëse dhe jo të pakta rastet kur dhuna ndaj grave ka kaluar përmes sallës së gjyqit dhe dhunuesit janë shpallur të pafajshëm. Ashtu sikundër janë rrëqethëse edhe rastet e përsëritjes së dhunës nga të njëjtët persona të cilët kanë dalë të pafajshëm përpara gjyqit dhe janë rikthyer në sallën e gjyqit si dhunues përsëritës. Ky është një aspekt që prek të drejtën në këtë vend, do të adresohet me siguri me shumë drejtësi dhe efikasitet nga sistemi i ri i drejtësisë. Një grup kolegesh deputete së bashku me ministren e drejtësisë janë angazhuar në një proces pune për të rishikuar legjislacionin, për të ndërmarrë një hap domethënës në adresimin e dhunës ndaj grave, jo vetëm në aspektin e masave por edhe të mbështetjes ndaj tyre. Ministria e Drejtësisë është duke përgatitur edhe projektin e një amnistie të fundvitit që do të adresojë nevojën për të lehtësuar gratë e dhunuara si dhe më të moshuarit bashkë me to", tha Rama.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qytetari: 25/11/2019 18:44

    Po prap popullit do ja fusesh me kte po nuk mban mo me burr se po ikin te gjith ata qe jan te ndershem Ktu do rrin vetem ata qe jan te fuqishem do rrin vrasesit qe ti nuk i ben gje , kriminelet e droges qe te thym koken me pare dhe politikanet qe e ropen kte vend. Te jap nje shembull , i shtrengove dritat njerezit e thjesht shkun ne burg ,bizneset ne autostrad bej kerdin , shtrengove ndertimet shum mir bere por njeri me zor mer lejen dhe po devijoj ha gjob kurse tjetri ben nje kat pa leje dhe vijn 4 inspektoriate diten per diell e largohen.shtrengove tatimet vetem te vegjlit e hengren se me te medhenjet sja mban inspektorit se mer ministrin ai se ka hudh lek ne fushat , se shefi i kerko llogari sa gjoba keni vu e i kerkojn e kujt ti bim pem kputmit. E te gjitha reformat qe ke bo. Nuk kam gje me ty se atje lart nuk i shikon te gjitha ti mundohesh. Po kte si do e justifikoj njeriu qe ka qe ne91 pa leje pa fatura ndertimet do ja maresh ti prap te voglit do ti bish se santa kuaraten etj si mer dot se te shkrin. Jo ty po inspektore qe do e bejn. E kshu edo nuk ka nevoj per ligj po shkoi dhe kapi ato tujet rrotull dhe ata qe kan ik e dun me ardh ne pushtet qe ne.si popull te themi bravo.ose leje fare.se do i japesh ne dor disave pa shkoll nje pushtet qe sta mer mendja se ca bejn . Se ti kemi policat si gjermania ku ta gjesh se polic besh vetem me mesatare mbi 9 . Flm m Mendoje.

    Përgjigju
  • Cuku: 25/11/2019 18:18

    Mos harroni, edhe nje njesi speciale per te gjithe kryeministrat dhe ish kryeministrat qe na kane rrjepur e genjyer e vazhdojne njesoj.

    Përgjigju
  • Nje qytetar: 25/11/2019 17:25

    Mos e besoni po deshet, Enveri me xha Brahon i Vasillaq Vangjelit tek Silloja perseritet me seriozitetin me te madh pas 40 vjetesh nga KM-ja ne nie salle me qindra njerez!!! Enveri thoshte tek skeci: Buken, gjizen, qepen i kemi siguruar ne vend dhe ky eshte vetem fillimi se sapo festuam 40 vjetorin e clirimit. Ky sot thote: Kemi arritje te medhaka ne shendetesi,pas 30 vitesh iku koha kur njerezit vinin me batanije,carcaf e aspirina me vete!

    Përgjigju
  • Titi: 25/11/2019 17:14

    Gjyqtarin qe liroi ne salle te gjyqit vrasesin e komisarit te policise ti zoti Rama jo vetem e nxorre te paster ne veting por e gradove anetar te KLGJ, organi me i larte qe emeron dhe vlereson gjyqtaret.

    Përgjigju
  • Pleurati: 25/11/2019 16:44

    Asgjë s ka për tu bere , të gjitha janë për fushate!

    Përgjigju
  • Ops: 25/11/2019 14:58

    Epo te besh moral ti qe sle kriminel dhe hajdut pa bere me pozite , kur ligjin ne kohen tende e bejne bandat ne baze te zonave , ska bythe ku te rri, pale pastaj kur prezanton paketen dhe shef Bushin e krujes , ate rrajen etj etj ,’por mire e ben sepse ke delet qe te ndjekin nga pas.

    Përgjigju
  • Populli: 25/11/2019 14:52

    Ti iken kush do e vazhdoje kete nisme.. Je shume i vonuar. Te gjithe kishim shpresen vetem te ty..

    Përgjigju
  • Londra: 25/11/2019 14:12

    Jepi rama

    Përgjigju
  • Amerikoni: 25/11/2019 13:13

    Po si shkon i ben presion e i detyron deputetet live qe nqs nuk votoni perjashtoheni. Je bere me keq se enveri po me keta deputet kokepalar qe ke mbledhur rreth vetes ja ke futur koken te bytha...mire ja ben vlla po he shtyje fort deri ne rreze shtyja se mbajne ata!!!

    Përgjigju
    • Amerikoni: 25/11/2019 17:59

      Aman o agron lere enverin me nje vile se kishte shqiperine te tijen nga cepi ne cep po nejse...kjo qe po ben ky enveri ketij shekulli eshte karshillik ndaj Spak dhe shkelje e te drejtave te njeiut ne thelb. Po pse ti mendon vertet se ata qe kane vjedh ne keto 30 vjet do kthejne ndonje kacidhe apo do mbajne ndonje dite burg??? Eshte nje strukture qe po ngrihet per te ushtruar presion ndaj masave dhe qe do perdoret gjate fushates zgjedhore kryesisht. Nese kryeminstri do vertet qe te besojme te kunderten le ta filloj me shembuj konkrete nga 10 oligarket qe kane kapur ca te kapin neper shqiperi dhe qe usa i ka ndaluar hyrjen ne amerike si samir mane, kastrati,salillari,fusha,etj...padyshim edhe cdo gjyqtar e prokuror te korruptuar sepse me politikanet nuk merret ai...nuk ka guxim ta hap ate loje se e di qe bie vet brenda!

    • agron: 25/11/2019 14:46

      O amerikan troc do te thote. se keta qe kane vjedhe edhe kane shkateruar cdogje ne kete vend duhet te kthejne edhe ta paguajne ate,se Enveri vetem nje vile ne bllok kishte por keta te keqen jo vila, por edhe pafund pasuri, qe i kane vjedhe edhe i kane pate drejte

  • lol: 25/11/2019 13:04

    je i madh

    Përgjigju
  • Shako: 25/11/2019 12:34

    Bla bla bla vec c fjale

    Përgjigju
  • Xhikja: 25/11/2019 12:14

    Baba Xhikja eshte terbuar Z.Rama,duhet ta shkarkoni sa me shpejt ne Parlament,boll se na hapi barkun me "mencurine"dhe bemat e tij,nje njeri i lig dhe intrigant si Ilir Meta nuk i duhet ketij vendi as edhe nje ore me shume ne Presidence,eshte bere teper qesharak.

    Përgjigju
  • Emigrant usa: 25/11/2019 11:38

    Rama I hedh hi syve te popullit se ne USA nuk ka oligarket Se cfare eshte Tramp ose Blumberg qe do kanidoje per president ja leme piktorit tja tregoje popullit HAJDE INJORANCES HAJDE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?