Kryeministri Edi Rama tha se procesi i çlirimit të hapësirave publike do të mbështetet gjithnjë e më shumë në teknologji, duke shmangur kthimin pas në zaptimin e territorit nga subjektet private.
Gjatë rubrikës “Sy m’SY”, Rama njoftoi se ka nisur puna për monitorimin teknologjik të rrugëve me kontrollin e trafikut, por do të shtrihet edhe te shkollat dhe hapësirat publike, duke theksuar se s’ka kthim pas në zaptimin e territorit.
"Ka nevojë për organizim të mëtejshëm. Nuk është çështje inspektorësh, por është çështje e vendosjes në një nivel tjetër të kontrollit përmes teknologjisë. Jemi afër në këtë aspekt. Ndërkohë, që kemi nisur punën me monitorimin teknologjik të rrugëve, kemi prezantuar qendrën e monitorimit të trafikut. Kemi pjesë të këtij plani pune edhe monitorimin e shkollave, por jemi në një proces për të nisur edhe monitorimin teknologjik, të strukturuar, të territorit. Do ndjekim gjithçka ndodh në territor përmes dronëve dhe informacioni të marrë nga dronët, gjë që do të bëjë që puna e inspektorëve dhe syve në terren të ballafaqohet me vëzhgimin e teknologjisë. Kjo do na çojë në nivel tjetër dhe do jemi shumë më të sigurt për mos prapakthimin e asnjë progresi në këtë drejtim”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Aksioni për hapësirat publike, Rama: Kontroll territorit me dron! Bankers? Prokuroria t’i nxjerrë ujin e zi, na detyrohen 240 mln euro
SI.E./r.k./ReportTv.al