Politikë

Rama: Mund të vijë dita që ministrat t’i kemi me Inteligjencë Artificiale, nuk është synimi ynë, por… (VIDEO)

18 Korrik, 12:19| Përditesimi: 18 Korrik, 13:13

  • Share

Dixhitalizimin e shërbimeve qeveritare, perfeksionimin e tyre dhe përfshirjen sa më shumë të teknologjisë në qeverisje, Kryeministri Edi Rama e ka një ndër synimet e tij.

Kreu i qeverisë vlerëson portalin e-Albania, ka thënë se po punohet që prokurimet publike të bëhen me Inteligjencë Artificiale, por së fundmi është shprehur se në të ardhmen Inteligjenca Articiale mund të zëvendësojë edhe ministrat në qeveri.

Në takimin me përfaqësues të teknologjisë në Berat, Rama solli në vëmendje rastin e Emirateve të Bashkuara Arabe, ku një vëzhgues i krijuar përmes Inteligjencës Artificiale merr pjesë në mbledhjet e bordit dhe ndërhyn me këshillime.

Kryeministri shtoi se në të ardhmen, Inteligjenca Artificiale mund të zëvendësojë edhe kabinetin qeveritar, megjithëse theksoi se ky nuk është synim i qeverisë shqiptare.

“Ishim me përfaqësuesit e delegacionit të Emirateve të Bashkuara dhe pashë një produkt që ata e kishin nisur në fondin e tyre të madh të zhvillimit, mbledhjet e bordit të tyre bëheshin me praninë e një vëzhguesi Inteligjencë Artificiale. Dhe vëzhguesi IA ishte pjesë e bordit dhe pasi flisnin, ai mbante gjithë shënimet, prodhonte protokollin, dhe jepte opinion mbi çfarë u tha duke ju referuar gjërave që ata i kanë bërë përpara dhe mund t’i kishin harruar në atë diskutim, ose duke ju referuar gjërave që kishin thënë se do t’i mbanin parasysh me temën. Ata thonin se është akoma vëzhgues, por ajo që vëzhguesi po bën dhe çfarë vëzhguesi po na e provon përditë, është që shumë shpejt ai mund të bëhet anëtari më efikas i bordit.

Ku të çon kjo? Kjo të çon në idenë që shumë shpejt mund të vijë dita që qeverinë mund ta kesh Inteligjencë Artificiale. Mund të vijë dita që ministrin X e ke IA. S’ka as kushëri për të futur në punë, s’ka as interesa të asnjë natyre që të prishin proceset, nuk po them që ky është synimi ynë, megjithëse me shumë kënaqësi do ta merrnim përsipër, por është e pafundme kjo botë”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Kemi çdo ditë sulme kibernetike, detyrim pushtetit vendor dhe privatit të investojnë në teknologji! Do vijë koha e ministrave 'AI' (VIDEO)


V.GJ /SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?