Naftëtarët: Cakto datën dhe orën! Një përfaqësi do vijë në Tiranë, por grevën s'e ndalim! Rama: I keqardhur! Nëse s'dilni nga greva, s'ka bisedime

21 Tetor 2020, 10:26| Përditesimi: 21 Tetor 2020, 18:34

  • Share

TIRANË- Në ditën e 7 të grevës, palët nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre. Kryeministri Edi Rama u ka bërë për të katërtën herë thirrje që të dalin nga greva në mënyrë që të nisin bisedimet për zgjedhjen e këtij problemi që vijon prej vitesh. Dalja nga greva është kusht, në të kundërtën, kreu i qeverisë e ka ripërsëritur në mesazhin e tij të fundit këtë pasdite, se nuk ka bisedime.

"Keqardhje për refuzimin për të ndërprerë grevën në Ballsh, sepse pa u ndalur greva nuk do të nisë dot asnjë bashkëbisedim!Ideja se duke u futur në grevë mund t'i faturosh qeverisë kusuret e një kompanie private është shumë e gabuar. Me t'u ndalur greva ulemi bisedojmë vëllazërisht", tha Rama.

Megjithatë, teksa Rama nuk i ndal thirrjet e tij, naftëtarët këmbëngulin që grevën nuk do e lënë. Nga ana e tyre ka pasur një tërheqje, pasi teksa më parë thonin "kalo lekët në llogari, pastaj nisim bisedimet", tani më naftëtarët shprehen të gatshëm të ulen në tryezë, por pa lënë grevën. Ato kërkojnë nga Rama që të caktojë ditën dhe orën e takimit, që një përfaqësi prej tyre të takohen, teksa pjesa tjetër do e vijojë qëndresën.  Kjo sipas tyre, vjen nga frika dhe pasiguria se nëse do të dalin nga greva, kërkesat e tyre për pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës, do të harrohen, siç edhe ka ndodhur. 

"Po jemi gati në çdo kohë të takojmë kryeministrin Rama. Ne këtë gjë madje e kemi kërkuar prej kohësh. Z. Kryeministër të na caktojë datën dhe orën, një përfaqësi e jona është gati të vijë në Tiranë. Por greva e urisë nuk do të ndërpritet pa u gjetur një zgjidhje", tha Skënderaj.

Ora 17:56
Rama i 'prerë' ndaj naftëtarëve: Dilni nga greva ose nuk ka bisedime

Kryeministri Edi Rama duket i palëkundur në qëndrimin e tij ndaj naftëtarëve të Ballshit.

Ai i bën thirrje sërish atyre që të ndërpresin grevën dhe të ulen të bisedojnë për të zgjidhur problemet e tyre.

Përmes një postimi në Tëitter ai shkruan se pa dalë ata nga greva mund të bisedojnë.

"Keqardhje për refuzimin për të ndërprerë grevën në Ballsh,sepse pa u ndalur greva nuk do të nisë dot asnjë bashkëbisedim!Ideja se duke u futur në grevë mund t'i faturosh qeverisë kusuret e një kompanie private është shumë e gabuar. Me t'u ndalur greva ulemi bisedojmë vëllazërisht" - shkruan Rama në Twitter

Ora 12:07
Rama sërish thirrje naftëtarëve: Dilni nga greva që të bisedojmë! Jam i gatshëm që në këtë sekondë (VIDEO)

Nga konferenca në kryeministri, kreu i qeverisë Edi Rama ka deklaruar se naftëtarët duhet të dalin nga greva që të nisin bisedimet, në të kundërtën me presione dhe kërcënime, siç ai e cilëson ai grevën, nuk funksionon.

"Asnjë presion nuk funksionon me këtë qeveri dhe në rastin e tyre ua kam bërë të qartë, nuk jemi palë përballë një pale, ne jemi faktikisht pjesë e një familje dhe me naftëtarët nuk kemi asnjë llogari të hapur apo mbyllur, se është një marrëdhënie private, por në kushtet kur kanë këtë vështirësi të madhe dhe refuzojnë të hyjnë në programin e asistencën shtetërore, sipas ligjeve në fuqi, jemi të gatshëm që të ulemi dhe të bisedojmë, Të dalin nga greva nëse duan të bisedojnë me ne. Grevat bëhen për të sensibilizuar, ne s'kemi nevojë se jemi të sensibilizuar dhe me ultimatime, presione e shantazhe, me forma detyruese me shprehje, pagat pastaj ulemi flasim, nuk funksionon. Jam i keqardhur për ata që kanë marrë këtë inisiativë. Jam i gatshëm sot, në sekondë që të bisedojmë me ta me logjikë, gjëja më e lehtë është po futemi në grevë dhe qeveria të na bëj këtë, ku jemi këtu. ne s'po rrimë, ne s'po i kthejmë shpinën askujt, nëse është krijuar një qytet i plotë me ndërtime pa leje, patjetër që do kemi përmbytje, me presioni nuk fitohet me mua dhe me qeverinë. Është e pamundur", tha Rama.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigrant USA: 22/10/2020 00:42

    JU PARTIJA REGRESISTE E PS PSE NUK MIRATON LIGJIN ne PARLAMENT TE PAGESES SE PUNETORIT NGA PUNEDHENESI !!!! NE USA ESHTE LIGJI NR # 1 PAGESA E PUNETORIT ESHTE LIGJI NR NJE PASTAJ VIJNE TE TJERAT ASNJEI NUK LUAN ME PAGESAT E PUNETORVE SE DENOHET ME BURG

    Përgjigju
  • Lutfiu: 22/10/2020 00:36

    Ska bisedime me puntoret jepini Rogat FILLONI punen TI KERKON TE BISEDOSH PER TE BERE PELIVANLLEQE LLAFESH APO TI MASHTROSH ASHTU SI E KE ZAKON SKA VOTA PER MASKARENTE E POPULLIT SIC JE TI

    Përgjigju
  • fret: 21/10/2020 23:39

    harroi ky legen njeri kur dergoi te prendjekurit politik ti venin zjarrin vetes , tani ky ben trimin, ptuuuu burr i ndyre, ptuuuu njeri pa fe e pa nishan, ptuuuu o i biri Kristaqit qe sla njeri pa futur ne burg.

    Përgjigju
  • Iris: 21/10/2020 21:47

    Per c'fare presion e kercenim e ke fjalen, o z.Rama?!Ketu po flitet per te drejtat baze,humanitare te naftetareve,behet fjale per buken e gojes, per te mbijetuar,jo per budalleqe luksi qe kerkojne futbollistet.Ju z.Rama keni qene dhe vete emigrant dhe e dini shume mire,qe ne asnje vend perendimor, nuk lejohet te punosh si skllav ,pa pagese,apo te te mos te jepet pagesa per muaj e muaj te tere.Ka raste kur praktikohet puna ne te zeze,ku punetoret paguhen me pak,por ne asnje vend perendimor nuk behet kjo qe ndodh ne Shqiperi.Dhe nuk jane vetem naftetaret.Une kam nje te aferm, qe ishte I detyruar te punonte 2 vjet free, sepse kishte hall se humbte vendin e punes,Tani ky eshte rasti, qe shteti ta mbylle nje here e mire kete histori,sepse naftetaret e kane humbur besimin te ju,me premtime e zgjidhje, qe ose nuk realizohen kurre,ose jane te pjesshme e te perkohshme.Kush jep garanci, qe kjo histori nuk do perseritet prape, pas disa muajve,apo nje viti?Mjaft ja vute gishtin qeverive te tjera,apo pronareve te tjere!Nuk zgjidhet me problemi, duke u puthur … presidenteve te huaj,per dicka, qe eshte pasuria jone kombetare.Ne se nuk dini te veproni si kryeminister I nje shteti kapitalist,atehere merrni mesime dhe veproni si komunistet ne vaktit.SEKUESTROHENI rafinerine!

    Përgjigju
  • Timi: 21/10/2020 18:48

    Te jene budallenj te dalin

    Përgjigju
  • ymeri: 21/10/2020 17:43

    PSE NUK ARRESTON PRONARET E FABRIKES O SHKERDHATE KRYEMINISTER ,,,APO KE MARRE LEKE NGA ATA,,,PIS NJERI,,,,KU ESHTE PARE NE BOTE TE FALIMENTOJE RAFINERI NAFTE,,,VETEM KETU TEK NE NDODH....

    Përgjigju
  • Lefteri: 21/10/2020 15:42

    Kujdes rama eshte dredharak dhe mashtrues ka frike nga zgjedhjet

    Përgjigju
  • niko: 21/10/2020 13:37

    mos dilni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?