Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa plane nga Vlora, e cila nisi aktivitetet si ‘Qyteti Europian i Sportit’ për vitin 2024.
Qyteti bregdetar është përzgjedhur mes 13 qyteteve të tjera europiane. Rama ka përzgjedhur disa plane nga ambientet sportive në Vlorë ku po zhvillohen disa aktivitete të ndryshme me të rinjtë në Lungomare.
Vlora e paraqiti kandidaturën në dhjetor 2023 pranë ACES Europe dhe gjatë ceremonisë së përvitshme në Parlamentin Europian u shpall Qyteti Europian i Sportit për vitin 2024.
Komento