Prestigjiozja franceze “Le Figaro” përshkruan Shqipërinë si një ndër destinacionet e fundit sekrete në Evropë.
Kryeministri Edi Rama ndau sot shkrimin e “Le Figaro” i cili i bën jehonë Shqipërisë turistike.
Kryeministri u shpreh se “është fantastike nisja e vitit 2024 për Shqipërinë që vazhdon të jetë në listën e vendeve europiane më atraktive për t’u vizituar”.
“Pas CNN, tani prestigjozja franceze “Le Figaro” përshkruan Shqipërinë si një ndër destinacionet e fundit sekrete në Evropë mes plazheve të bruzta me rërë të bardhë, qyteteve të lashta historike dhe Vjosës, Parkut të parë Kombëtar të një lumi të egër”, tha Rama.
Kryeministri bëri po ashtu të ditur se 127 mijë turistë francezë zbuluan vendin tonë gjatë vitit 2023, duke konsoliduar hartën e tregjeve nga Evropa Perëndimore.
Lajmi kryesor:
Le Figaro: Shqipëria mes 15 destinacioneve për t’u vizituar
M.Q./ReportTv.al