Politikë

Rama ndan videon nga aeroporti i Vlorës: Edhe tre ditë nga ulja e avionit të parë

5 Maj, 10:15| Përditesimi: 5 Maj, 11:07

  • Share

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, më 8 Maj do të realizohet fluturimi testues në aeroportin e Vlorës. Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video, duke theksuar se na ndajnë edhe tre ditë nga ulja e avionit të parë.

"Edhe 3 ditë nga ulja e avionit të parë në pistën e kodifikuar me inicialet VLO dhe për fillimin e testeve të hapjes graduale, për çertifikimin përfundimtar", shkruan kryeministri krahas videos.

Fluturimet e para projektohen të bëhen në verën e vitit 2025. Porta ajrore e jugut synon t’i japë një tjetër hov zhvillimit të zonës, veçanërisht zhvillimit të turizmit në vend. 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?