Politikë

Rama: Ndërtimet pa leje, ‘kancer’ i futur në trupin e Shqipërisë nga PD! Udhëheqësi legjendar fliste për Bathoren si mrekullia e 8 e botës, Lanën do e bënte Zvicrën shqiptare

3 Tetor, 13:00| Përditesimi: 3 Tetor, 13:58

  • Share

Kryeministri Edi Rama u pyet edhe për bashkinë që ka dështuar për operacionin e lirimit të hapësirave publike. Rama tha se nuk bëhet fjalë për një bashki apo një tjetër, por për një “kancer” që ka prekur të gjithë vendin. Për këtë, Rama drejtoi gishtin drejt PD-së dhe Sali Berishës si shkaktar, ndërsa shtoi se ky fenomen është tkurrur, por do ende punë për ta shkulur plotësisht. 

“Është një pyetje prapë frigoriferi se nuk bëhet fjalë se ka dështuar një bashki apo disa. Ky është një kancer i futur në trupin e Shqipërisë nga PD e Shqipërisë, që të jemi të qartë. Edhe udhëheqësi legjendar që thoshte se Bathorja është mrekullia e tetë e botës se është qyteti i parë në historinë e botës i ndërtuar pa leje. Është fjalim historik elektoral. Nuk është një, dhe që thoshte se në Lanë po ndërtojmë Zvicrën shqiptare. Ky kancer është luftuar në vijimësi dhe është fiksimi im ky kancer që kam filluar ta luftoj që ditën e parë, por çfarë ka ndodhur është tkurrur por nuk është shëruar. Pra, nuk jemi sot në kushtet që të jemi të qartë se shumë kush është kjo histori akoma. Kjo është pjesë e një procesi se nuk jemi në kushtet kur vetëm, nga Lana kemi hequr 132 mijë ton mbetje inerte vetëm nga dy rripat e Lanës. Sot nuk jemi në këto kushte, sot janë struktura të çmontueshme. Ka edhe pa leje por janë bërë kate pa leje por janë të gjitha të sekuestruara dhe në bazë të ligjit, janë detyruar t’u blejnë me çmimin e tregut vetëm për një arsye. Edhe këtë parablerjen e hoqëm tani. Kush bën të re nuk do të jenë në gjendje të marrë njerëzit e tij si Hamasi. Tani konfiskohen. 4 mijë e kusur metra te syri i Tiranës është bërë kontrata do t’i marrë shteti”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Hyjnë në fuqi masat kundër ndërtimeve pa leje! Rama: Shkelësit, 5 vite në listë e zezë! Askush nuk futet në apartament pa përfunduar objekti


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?