Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij para minoritetit grek në Derviçan duke thënë se homologu i tij grek Kyriakos Mitsotakis duhet të zhvillonte vizitën që me datë 7 dhjetor, por moti ishte i keq. Nuk kurseu edhe batutën për banorët e Derviçanit duke thënë se të gjithë banorët mund të jenë lutur për diellin e bukur.
“Ju kisha premtuar që do ta sillja këtu të birin e të atit, ja ku e keni. Është vërtetë prekëse dhe për mua që nuk jam pjesë e minoritetit që të jem sot këtu pas thuajse 30 vjetësh që i pari dhe i fundit kryeministër i Greqisë ndaloi për të përshëndetur vëllezërit dhe motrat në minoritet, i ndjeri baba ii kryeministrit aktual, i cili ka pritur këtë ftesë. Duhet të vinim të nesërmen e datës 6 kur kishim samitin e BE në Tiranë, por moti ishte jashtëzakonisht i keq dhe kështu u detyruam që ta shtyjmë. Nuk besoj se ka ditë më të bukur për të ardhur këtu se sa në një vigjilje Krishtlindjesh. Dua t’i falenderoj të gjithë banorët e Dervicanit dhe kryetarin e Bashkisë që ka siguruar bashkë me ju, se di si e keni realizuar që të jetë ky diell kaq i bukur, me siguri me lutje e këmbëngulje. Faleminderit për këtë mikpritje fantastike, e gjitha është për kryeministrin. Po përfitoj ta shijoj dhe unë këtë pamje të bukur”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Mitsotakis viziton minoritetin grek në Shqipëri: Shqipëria të respektojë të drejtat tuaja! Rama: Pakica kombëtare, urë lidhëse në marrëdhëniet mes dy vendeve tona
//ReportTv.al