Kryeministri Rama foli në Dialogun për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural edhe për rishikimin e skemës së naftës duke thënë se qeveria po përgatitet për ndërhyrje në çmim.
“Do duhet të kemi një dokument rekomandimesh paraprake dhe një kuvend kombëtar të bujqësisë dhe zhvillimit rural në bashkëpunim me UBT. Jemi në kushtet që ta shikojmë ndryshe qeverisjen dhe potencialin që ka vendi në çdo drejtim ku duhet të zgjerojmë kapacitete tona të pjesëmarrjes në procesin e zhvillimit. S’mund të jetë proces, taksa, buxhet, subvencione dhe kërkesa nga buxheti. Duhet që çdo lek që hedhim nga buxheti ta kthejmë në fitim për ekonominë e vendit dhe jo vetëm hidh lekë dhe mblidh taksa. Duhet të rishikojmë skemën e naftës, dhe po përgatitemi të ndërhyjmë në sektorin e naftës, në kuptimin që thashë më parë, qeveria do të jetë shumë aktive në krijimin e kushteve dhe skemave të bashkëpunimit me sipërmarrjen dhe bashkëpunimin me faktorët ekonomikë për të rritur të ardhurat e njerëzve, dhe na duhet me patjetër të ndërtojmë një proces të ri dhe po e përgatisim, ku qeveria do të jetë pjesë e forcave në sektorin e naftës. Ne duam të ndërhyjmë për të vendosur një ekuilibër të ri çmimi për konsumatorët. E kemi studiuar dhe besoj brenda vitit do jemi pjesë në import dhe shpërndarje nafte në bashkëpunim me aktorë të tjerë, që do ua bëjmë jetën më të lehtë, sepse do të kenë qeverinë garantë.”-tha Rama
Lajmi kryesor:
Rama: Qeveria do ndërhyjë te nafta, çmim i ri për konsumatorët! Të nxirret urdhri i pezullimit të AKU, më shumë bën dëm se rregullon
H.K/r.k./ReportTv.al