Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi një takim me bizneset në Elbasan, nga ku u prezantua 'Paqja Fiskale', një iniciativë që synon që të krijojë një qasje të re në marrëdhënien mes administratës tatimore dhe sektorit privat, duke ofruar zgjidhje për detyrimet e prapambetura të sipërmarrjeve.
"Në aspektin e administrimit kemi të meta, boshllëqe që janë tonat, po kemi edhe hapësirë të pashkelur për të rritur të ardhurat për shtetin. Por nga ana tjetër s’duam të synojmë rritjen e mëtejsahme të ardhurave duke ushtruar presion mbi sipërmarrjen dhe bërë më shumë dëm se mirë. Për këtë arsye kemi propozuar një plan, i njohur që nga Roma e Lashtë, Paqja Fiskale", u shpreh kryesocialisti.
Më pas, Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen Delina Ibrahimaj shpjegoi se si do të funksionojë 'Paqja Fiskale', e cila do të bazohet në tre komponentë: Tatimi i dakordësuar mbi fitimin, rishikimi i pasqyrave financiare ( 5 vitet e fundit) si edhe falja e detyrimeve tatimore dhe kamatvonesave.
Së pari, do të propozohet që çdo biznes për tre vjet, me të drejtë rishikimi të marrëveshjes çdo vit, të kenë një masë tatimi mbi fitimin në masën 15%. Nëse do të vendosë që do të deklarojë një fitim më të lartë se ai i dakordësuar me administratën tatimore, për fitimin shtesë, biznesi do të tatohet me 5%. Të gjitha bizneset që do vendosin të hyjnë në këtë marrëveshje me shtetin, përjashtohen nga çdo kontroll tatimor.
Së dyti, bizneset do të kenë të drejtën të rishikojnë deklaratat taimore për 5 vjet mbrapsht, me qëllim që të mbyllë historikun e të kaluarës dhe të ecë në të ardhmen i sigurt dhe në paqe. Së treti, propozohet që të fshihen detyrimet dhe kamatvonesat për bizneset në varësi se sa vite ka që operon biznesi.
"Për këtë kemi propozuar që të fshijmë të gjitha detyrimet, interesat e kamat vonesat të bizneseve që janë më të vjetra se 10 vjet. Fshijmë të gjithë kamatvonesat të bizneseve ndërmjet 5-10 vjet. Dhe e vlefshme pë bizneset që do të vendosin që të paguajnë në një këst të paguajnë të gjithë detyrimin dhe do t’i falet 50% e detyrimit. Kush s’do ta paguajë dot me një këst detyrimin, jepet mundësia të lidhin marrëveshje, ta paguajnë në 12 muaj dhe t’i falet 25% e detyrimit.", shpjegoi Ibrahimaj.
Kryesocialisti Edi Rama, nga takimi që po mban me bizneset në Elbasan, thumboi edhe opozitën, teksa tha se ishte e shqetësuar për komentet që bëri për fotot e tij nudo në Google, por nga ana tjetër nxjerr Ilir Vrenozin që të ofendojë gjatë një takimi elektoral në Korçë, me fëmijë gra dhe vajza.
Teksa po fliste me një pjesëmarrës në takim, Rama ironizoi edhe faktin që iu është bashkuar edhe Elvis Rroshi, teksa tha se kur ishte kryebashkiak ishte kriminel, por tani e kanë marrë.
“Po u more me ata, nëse do të isha marrë me ata do të kisha përfunduar në çmendinë. A je në vete. Më marrin mua, më futen në shtëpi, më vjedhin fotot e mia të rinisë, m’i nxjerrin në mexhelis cullak në 2007. Po këta janë për t’u thënë njerëzve se shikoni sa monstër është se këta përvete edhe në dush shkojnë me kostum. Njerëzit jua kthejnë siç e meritojnë. Shtojnë edhe ca vota me ato. Tani unë pas 100 vitesh në një bisedë më Pandi Majkon, atëherë u tmerrua. Të isha për Pandin do të kisha humbur zgjedhjet se nuk dilte më nga shpia nga tmerri si mund të jetë ky dhe pa rroba. Se mendonte se flija me rroba ushtarake.
E tregoi atë histori aty dhe thashë janë në google. Këta tani u shqetësuan shumë për fëmijët. Kaq shumë saqë për ta nxjerrë shqetësimin deri në fund nxjerrin Ilir Vrenozin që ia lëshon shqipes ekstreme me fëmijë, vajza e gra. Domethënë këta të vrasin, të qajnë ditën dhe të vrasin edhe ditën dhe nuk të qajnë., të thonë se shiko ke vrarë veten ose e vrave ti vëllain tënd. Të merremi me këta ne, janë fundi. Të kesh pasur të internuar këtë të duash ti nuk vlen është kot. Keni dëgjuar një farë Elvis Rroshi. Tani e kanë marrë dhe është në rregull ai. Ishte kriminel kur, kështu që kjo është historia tani. Me mua rri se nuk ke ku shko. Vetë e ke fajin, vjen këtu.”, tha Rama.
Kujtojmë që ish kryebashkiaku socialist i Kavajës Elvis Rroshi tërhoqi vëmendjen pasi është përfshirë në fushatë për kushëririn e tij Elton Rroshin, i cili garon për deputet në zgjedhjet e 11 majit, nën siglën e “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” të udhëhequr nga PD.
Kryeministri Edi Rama tha se niveli i administratës tatimore do të çohet në një tjetër nivel, ku nuk do të ketë me inspektorë nëpër biznese, por kjo do të bëhet me inteligjencë artificiale. Ai tha se në shumë raste inspektorët ‘na kanë turpëruar’ dhe se nuk denoncohen edhe nga bizneset.
"Jemi të vetëdijshëm që ka informalitet jo të vogël pasi kemi rritje eksponenciale të numrit të turistëve dhe nga ana tjetër, s’kemi rritje që e pasqyron këtë volum të madh te deklarimet që bëjnë hotelet. Kemi një propozim për një marrëveshje paraprake, në dy tre ditët e para kishim 600 kërkesa, shifër inkurajuese nga hotelet për të bërë atë marrëveshje që thotë se në pikun e sezonit do të deklarosh 65% okupueshmëri, zaptim, dhe në periudhën jashtë pikut vetëm 30%. Është balancë, më e favorshme për hotelet por kemi parë edhe eksperienca vendesh të tjera.
Jo pak raste ata inspektorët na turpërojnë. Edhe ju keni atë stilin tuaj, që asnjëherë nuk preferoni t’i denonconi, por t’i mëkoni nga pak, se kjo puna juaj është si bashkëvajtuesi dhe bashkëfajtorë. Por është kjo që është, pavarësisht përmirësimeve që janë bërë. Ajo marrëveshje po na funksionon. Do ta artikulojmë më mirë duke dëgjuar edhe reagimet tuaja dhe do ta fusim në proces.
Po punojmë me ministrinë e Financave dhe AKSH-in për një proces shumë më të avancuar në administrimin e të ardhurave ku fiskalizimit do t’i mbivendoset Inteligjenca artificiale. Jemi në një fazë goxha të avancuar. Aty do jemi të çliruar nga stresi që kush po na turpëron sot në dyert e bizneset, sepse nuk do ketë më nevojë për të çuar askund, pasi inspektimi do kryet nga IA dhe administrata do jetë e fokusuar para ekraneve dhe do t’ju ndjekë të gjithë nëpërmjet sytit të AI. Kur sheh anomali atëherë sinjalizon. Sinjalizimi i shkon nëpërmjet inspektorit, por jo fizikisht, i shkon biznesit dhe i thotë shiko se ke harruar ta shtypësh atë, shtype para se të të vijë gjoba. Do ta çojmë në një nivel tjetër administrimin tatimor.”, tha Rama.
Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Brahimaj, në takimin me bizneset në Elbasan, shpjegoi se si do të funksionojë iniciativa ‘Paqja Fiskale. Ajo shpjegoi tre elementët në të cilën bazohet iniciativa.
"Paqja është një marrëdhënie e re që ne si admnistratë duam të vendosim me biznesin dhe tatim paguesit, ku biznesit do t’i jepet mundësia të rregullojë marrëdhënien me shtetin në të kaluarën dhe të ecë drejt të ardhmes me një siguri dhe parashikueshmërie. Paqja fiskale ka 3 komponentë
1. Tatimi i dakordësuar mbi fitimin.
2. Rishikimi i pasqyrave financiare ( 5 vitet e fundit)
3. Falja e detyrimeve tatimore dhe kamatvonesave
I pari, është një marrëveshje që do t’i propozohet çdo tatimpaguesi i cili është subjejkt i tatimin mbi fitimin, që do të zgjasë për 3 vjet, me të drejtë rishikimi cdo vit, ku në bazë të një historiku tre vjeçar të fitimit neto të kompanisë, dhe do t’i propozohet biznesit një masë tatimi mbi fitimin në masën 15%. Të gjitha binzeset që do vendosuin të hyjnë në këtë marrëveshje, përjashtohen nga çdo kontroll tatimor. Nëse do të vendosë që do të deklarojë një fitim më të lartë se ai i dakordësuar me administratën tatimore, për fitimin shtesë, biznesi do të tatohet me 5%. Si do të llogaritet ky fitim që do t’i propozohet çdo biznesi. Supozojmë një biznes me fitim neto 100 mijë euro në 2020, në 2023 110 mijë euro dhe në 2024 120 mijë euro. Mesatrarja e tre viteve e fitimit neto ësgtë 110 mijë euro. Rritja ekonomike do të jetë rritje në varësi te parashikimit që ministria e Financave do të ketë për rritjen e atij viti. Për cdo bhiznes do të ketë koeificent që lidhet me cilësinë e binzesit, nëse është i madh apo vogël. Formula për të llogaritur fitimin është mesatarja e tre viteve që i shtohet një vlerë, e shumëzuar me rritjen ekonomike dhe koeificentin rregullues.
E dyta, për të gjithë bizneset që dorëzojnë një bilanc t’u japim të drejtën që të rishikojnë deklaratat taimore për 5 vjet mbrapsht, dukerishikuar zërat e ndryshme të bilancit dhe paguar tatim prej 5% për çdo diferencë që do të rishikohet. Kjo bëhet që biznesi të mbyllë historikun e të kaluarës dhe të ecë në të ardhmen i sigurt dhe në paqe.
E treta, kemi marrë masë me qëllim lehtësimin e detyrimeve të akumuluara për shkak të problematikave të ekonomisë. Për këtë kemi propozuar që të fshijmë të gjitha detyrimet, interesat e kamat vonesat të bizneseve që janë më të vjetra se 10 vjet. Fshijmë të gjithë kamatvonesat të bizneseve ndërmjet 5 vjet-10 vjet. Dhe e vlefshme pë bizneset që do të vendosin që të paguajnë në një këst të paguajnë të gjithë detyrimin dhe do t’i falet 50% e detyrimit. Kush s’do ta paguajë dot me një këst detyrimin, jepet mundësia të lidhin marrëveshje, ta paguajnë në 12 muaj dhe t’i falet 25% e detyrimit.", shpjegoi ajo.
Ne perditesim...
Komente
