Rama: Në Hagë për një marrëveshje të drejtë! Çështjen e detit e ka hapur Shqipëria dhe jo Greqia! Ata ishin dakord me ça i kishte dhënë Luli, Saliu e Meta (VIDEO)

21 Tetor 2020, 11:33| Përditesimi: 21 Tetor 2020, 13:10

  • Share

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria kërkoi që çështja e detit të zgjidhet në Hagë. Sipas tij, Greqia e mbylli si çështje me marrëveshjen e firmosur nga Berisha, Basha e Meta, të cilën e rrëzoi poshtë gjykata Kushtetuese me kërkese të PS në kohën që ishte në opozitë.  Ajo çfarë kërkon Shqipëria nga Gjykata e Hagës është një marrëveshje e drejtë, shtoi Rama, teksa nuk nguroi që të thumbojë edhe kundërshtarët e tij politik duke i quajtur "plaçkitës". 

"Çështjen e detit e ka hapur Shqipëria dhe jo Greqia, për këtë të fundit ka qenë e mbyllur për marrëveshjen e bërë me Saliun, lulin dhe Ilir Metën, nuk ka pasur asnjë pretendim më shumë sesa aq sa mori nga ajo marrëveshje. Atë e hapa unë me PS kur ishim në opozitë dhe aleatë, në Gjykatën kushtetuese ka shkuar PS, 9-0 Gjykata e rrëzoi me kërkesë si paditës të PS dhe çështja është rihapur falë këmbënguljes, durimit dhe vullnetit tonë në komunikimin me palën tjetër. Qartësisht Greqia ka zgjedhur që të vërë në dispozcion të zgjidhjes së të gjitha çështjet të gjithë vullnetin e tij të mirë. Më në fund, pala greke ra dakord me ne, se me qeverinë e mëparshme nuk kishim rënë dakord, në duart e një gjykatë që i ka të gjitha ekspertizën që të japë drejtësi të drejtë për këtë problem. një zgjidhje ideale, që në bazë të protokolleve dhe do të përgatitemi sic e kërkon procedura për të arritur në një zgjidhje të drejtë. Ne kërkojmë një marrëveshje të drejtë, marrëveshja e mëparshme ka qenë e padrejtë, të tjerat janë skandale mendore, shprehje të ligësisë që furnizon injorancën me qëllim në funksion vetëm të pushtetit të ca mediokërve që duan me çdo kusht plackë në Shqipëri. Shqiptarë këta..e duan Shqipërinë plaçke. Këtyre nuk i shkon një sekondë tju prekë gjumin as deti, as ajri as toka, por vetëm plaçka. Ata janë plaçkitës të lindur, e kanë treguar sa herë kanë pasur pushtet. Kush bie pre e tyre është dembel nga trutë e kokës, sepse nuk ka mundësi”, tha Rama.

Kjo deklaratë vjen një ditë pas takimit që kreu i qeverisë zhvilloi me ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias në Tiranë. Këtë takim, të dy palët e vlerësuan me nota pozitive, sa i përket çështjes së detit, një çështje që ndezi diskutime të shumta në vendin tonë, por edhe për ligjin e luftës, integrimin në BE, si edhe pensionet e shqiptarëve.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fshati: 22/10/2020 09:49

    Gjykata e hages eshte nje "Gjykate", gjykon/vlerson kush ka te drejte ne nje mosmarreveshje. N.q.s Shqiperia shpjegon se Greqia ka te drejten nderkombetare per tu zgjeruar dhe Greqia sigurisht qe nuk e kundershton, NUK KA MOSMARVESHJE. Gjykata e Hages dhe cilado gjykate qofte ne bote e miraton. çeshtja eshte e zgjidhur ne favor te Greqise.

    Përgjigju
    • Bruno: 22/10/2020 11:16

      çeshtja e radhes eshte mbi Saranden dhe Gjirokastren emer grek popullesi greke, Greqia ka te drejten nderkombetare ta administroje.

  • Cubi: 22/10/2020 08:59

    Ne shqipetaret smeremi vesh vella me vella e Jo me me grekun. Shum Mir le ta zgjidhin te tjeret Mir apo keq. Politikanet tan e shesin ose e falin sipas interesave te tyre.

    Përgjigju
  • artur: 21/10/2020 15:14

    Nuk di nese ka ndonje gjyq nderkombetare ku qeveria shqiptare ka fituar. Gjithmone jemi paraqitur shume dobet ne gjykatat nderkombetare dhe si konsekuence kane dhene vendim kundra shqiperirese. Kshuqe, te pergatitemi qe dhe kete here do te dalim te humbur dhe me kokca te derrmuara. Uroj te gabohem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?