Rama në Kamëz: Vota e duhur sjell kopshte e shkolla! Sulmi kundër nesh e bën të vështirë mesazhin tonë! Opozita e mbajti për fyti Bashkinë

11 Maj 2023, 18:00| Përditesimi: 11 Maj 2023, 21:24

  • Share

Kryetari i PS, Edi Rama i fton të gjithë votuesit në Kamëz që të mendojnë mirë ku do e çojnë votën për 14 majin duke i thënë se duhet të mendojnë për të ardhmen. Një mesazh të qartë e kishte për prindërit duke i premtuar çerdhe, kopësht e shkolla për fëmijët.

Ndërsa kujtoi kohën kur Kamza ishte në duart e PD, Rama thotë se ata e mbajtën për fyti dhe shton se sulmi kundër tyre e bën më të vështirë mesazhin. Kreu i qeverisë u shpreh se Kamza do të jetë pasqyra e një ndryshimi historik dhe jep mesazhin që e njëjta gjë duhet të ndodhë edhe në Shkodër.

Rama theksoi se ndryshimi i Kamzës erdhi me Rakip Sulin dhe do të vijojë në rast se do ia japin votën të dielën.

“Ajo që gjithnjë më ka shqetësuar thellë kur kam vajtur në Kamëz, në të gjitha vitet qysh se merrem me këtë punë, kur ne gjithnjë e më tepër kemi patur njerëz që na kanë dëgjuar, por jo një shumicë që na ka votuar. Sa herë kam ardhur në Kamëz, ka qenë se Kamza ishte një vend ku s’kishte vend për fëmijët. Ku s’kishte vend për vajzat dhe djemtë, për nxënës dhe nxënëset, sepse s’kishte asnjë infrastrukturë arsimore, sportive, asnjë adresë për nënat që të çonin fëmijët e tyre…

Dhe gjithnjë kam menduar që si i bëhet që të arrimë të komunikojmë me atë që s’janë thjesht votues por prindër. Nëna, baballarë, që duhet ta shohin votën e tyre si një investim në radhë të parë për fëmijët e tyre, në kuptimin konkret, jo abstrakt e ardhmja. Por një votë që investohet në drejtimin e duhur, që mund të sjell një çerdhe, kopësht, shkollë. Ka qenë realisht e pamundur sepse barrikadat e ngritura të dasisë politike. Politika e përçarjes dhe urrejtjes. I gjithë sulmi i vazhdueshëm propagandistik kundër nesh. Edhe kundër meje personalisht, duke thënë Rama nuk ju do.

E bënin shumë të vështirë kalimin e mesazhit tonë, krijimin e një momenti qetësie t'i shikonit gjërat pa tifozllëk, pa ngjyra. Ky moment erdhi. Fati e desh, fati i Kamzës e desh që ata që e mbajtën për fyti peng Kamzën për të gjithë ato vite, të dilnin nga rruga normale demokratike, normale e marrëdhënies me qytetarët në një demokraci e të braktisnin procesin zgjedhor… Dhe në atë moment ndodhi ajo që ishte gjëja që sot na ka dhënë mundësi që përtej të gjithë fjalëve tona, Kamza të flasi si pasqyra dmth e një ndryshimi historik”, tha Rama.

Një koment e pati edhe për Arjan Hoxha, kundërshtarin e Rakip Sulit që tha se do të tërheqë për hunde demokratët e të kthejë bashinë e Kamzës në strofull.

“Çfarë do ai kundërshtari Rakipit, ai kërkon që të tërheqi për hunde demokratët. Njerëzit e ndershëm dhe besnik. Që më pas ta kthejë bashkinë e Kamzës një strofull për një çetë njerëzish që u marin fondet ëpr vetëe dhe i lënë kamzalinjtë mes baltës, pa ujë. Pastaj i marrin me autobusë e vinë atje e thonë Rama ik, ju e dini sa iki unë, sa më shumë thonë ata Rama ik, aq më shumë vi unë”, tha Rama.

Në fund të fjalës, u shpreh se Kamza nuk do të bëhet socialiste më 14 maj, por do vulosi me vullnetin e vet që nuk është as blu as mavi, por kuqezi me Rakip Sulin.

Ora 18:09
Rama: 14 maji, ndarja e Kamzës me dasinë që e katandisën PD në kashtë dhe k*qe! Gratë do i marrin burrat të votojnë symbyllur për Sulin

 

Kryetari i PS, Edi Rama thotë se 14 maji do të jetë ndarja e Kamzës me urrejtjen. Me këtë i referohet atyre që mbështesin Berishën, për të cilin thotë se e ka katandisur PD në kashtë dhe k*qe.

“14 maji do të jetë ndarja e kamzës me urrejtjen. Kapërcimi nga vetë komuniteti i Kamzës të një dasie të egër, të pa shpirt, të pabesë. Të një dasie e cila është ushqyer vetëm nga nevoja për pushtet e një grushti njerëzish që e orën peng PD që në krye të herës dhe e katandisur në kashtë dhe koqe…

Tani Kamza duhet ti vlejë si shembull Shkodrës. Kamza u çlirua në 2019 dhe unë kam shumë besim se nënat e Kamzës, pavarësisht bindjes që kanë do të shkojnë në kutinë e votimit me në radhë të parë vlerësimin për faktin që fëmijët  e tyre shkojnë në shkolla që janë të gjeneratës së re të shkollave që nga Tirana e kudo tjetër janë si në qytetet e Europiane, madje si të qyteteve të mira europiane. Kam besim se gratë e Kamzës do t'i marrin dhe burrat me vete që të votojnë jo symbyllur për partinë, por për sigurinë, vazhdimësinë e projektit që ka një garant, Rakip Sulin”, tha Rama.

Ora 17:52
Batuta e Ramës në Kamëz: Rakip Suli, i vetmi orator që kam zili, flet më gjatë se unë! Fton mbështetësin të brohorasë për kandidatin e PS: Merre mikrofonin e bërtit

 

Kryetari i PS, Edi Rama ndodhet këtë të enjte në Kamzë për të kërkuar votën për kandidatin Rakip Suli në zgjedhjet vendore të 14 majit. Në fjalën e tij, Rama nuk kurseu batutën për fjalën e gjatë që mbajti Sula.

“E vërteta është që Rakipi është I vetmi orator që unë kam zili. Sepse është I vetmi që flet më gjatë se unë. Por përtej shakas do të doja të thosha disa fjalë dhe me lejen e ccunave atje…Do doja që të thosha disa fjalë që… Besoj që vlejnë jo vetëm për Kamzën, por besoj se vlejnë shumë më tepër për shumë të tjerë. Besoj që çuna si ju s’kanë aq buxhet sa Rakipi. Besoj që … A do i flasësh atyre aty…”, tha Rama.

Sa i përket mbështetësve që brohorisnin për Rakip Sulin, Rama thotë se është votues në Tiranë, jo në Kamëz. Më pas ftoi njërin prej tyre që të brohorasë me mikrofon para të gjithëve.

“Ato duan të më mushin mëndjen të votoj për Rakipin, unë jam në Tironë votues jo në Kamëz. Dua të them disa gjëra, e përsëris, jo për ju, as për ata që ndryshimin e Kamëz e kanë parë dhe prekur për ditë. Por për shmë të tjerë, që duhet të shohin të e të kuptojnë diçka thelbësore që është kuptuar katërcipërisht në Kamëz. Flas për vlerën e votës. Kamza është drejtuar nga të tjerët qysh nga viti 1992, deri në vitin 2019 kur Bashkia e Kamzës nuk pati garë sepse ata u tërhoqën dhe bashkinë e Kamzës filluam ta drejtojmë ne me Rakipin. Hajde  bërtit këtu me mua, hajde… Hajde të keqen vëllai.. Merre mikrofonin e bërtit…Ulu e mos bërtit më tani..”, tha Rama.

Ora 17:17
PS mbyll fushatën në Kamëz, Veliaj: Me Edin dhe Rakipin, Kamza do shkojë vetëm përpara 

1683825517_erionveliaj.jpeg

Partia Socialiste ka mbyllur sot fushatën në Kamëz. Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili së bashku me Kryeministrin Edi Rama dhe kryetaren e Parlamentit, Lindita Nikolla morën pjesë në takimin final të kësaj fushate, kërkoi votën e Kamzës, Paskuqanit dhe Bathores për një tjetër mandat për Rakip Sulin në krye të kësaj Bashkie. 

Veliaj tha se edhe në Kamëz, qeveria e drejtuar nga Edi Rama ka realizuar çdo investim dhe çdo projekt të kësaj Bashkie.   

“Edi Rama e do Kamzën. Ka pranuar çdo propozim për të investuar për Kamzën, çdo projekt të rindërtimit për Kamzën, çdo shkollë të re për Kamzën, çdo kopësht, çdo çerdhe, Parkun e Paskuqanit dhe të gjitha projektet e Bashkisë së Kamzës. Me Edin dhe me Kipen Kamza do shkojë vetëm përpara. Ndaj, për të gjithë ata që i kanë parë hajrin, që i kanë parë leverdinë, që i kanë parë prokopinë një skuadre të Edit dhe të Kipes që nuk na përçan veri-jug, por që na bashkon, që nuk na dhunon, nuk na përdor për të mbushur autobusët për të ardhur në Tiranë për protesta, - shoh disa nga politika e vjetër që thonë “Kamzën e kemi në xhep, apo “në Kamëz kemi varur xhaketën”, - askush nuk e varur xhaketën në Kamëz, askush nuk e ka Kamzën në xhep, Kamza është në këmbë, Kamza është gati për fitore dhe Kamza mezi pret të punojë,” u shpreh Veliaj.

Komento

Komente

  • Klea: 11/05/2023 18:13

    E keni fitore te sigurte se po beni shume per kete vend

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?