Në një prononcim përpara se të niste takimi kryeministri mbajti një prononcim për median. Ditën e sotme të çeljes së negociatave e quajti ‘tepër emocionuese’
“Ne do ta bëjmë gati Shqipërinë për BE-në brenda vitit 2030” tha ai për Report Tv.
Më tej Rama tha se Shqipëria është e vendosur për të qenë pjesë e BE-së dhe po ecim me ide të qarta, vullnet të mirë dhe të fortë për të arritur atë që duam.
"Është mënyra më e mirë për të nisur ditën dhe pavarësisht motit gri të Luksemburgut, ndihemi vërtet shumë entuziast dhe mjaft të inkurajuar që më së fundi, nisim pjesën më të vështirë të punës, çka nënkupton çeljen e grupkapitujve të themeloreve me 5 kapituj më shumë, plus tre kritere, të cilat do të na bëjnë që të ecim më përpara dhe do të përmbyllim brenda afatit tonë mjaft ambicioz të gjithë këtë process të negociatave dhe më së fundi do ta bëjmë Shqipërinë që të ulet si e barabartë rreth tryezës së shteteve anëtare të BE", u shpreh Rama
Më tej kryeministri theksoi se ndihet mirënjohës ndaj Putin, pasi për shkak të luftës së tij zgjoi nga gjumi edhe skeptikun dhe i bëri të shohin realitetin sesa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor për një BE më të fortë.
"Ne jemi shumë, shumë të përkushtuar ndaj BE qysh prej ditës së parë që i ikëm ferrit të diktaturës, duke qenë vendi më i izoluar në Evropë, “Koreja e Veriut’’ e Europës, kështu që pavarësisht se si është situata këtu apo niveleve të ndrysme të vëmendjes apo skepticizmit ndaj zgjerimit, ne nuk kemi hequr kurrë dorë sepse për ne, BE dhe Evropa janë i vetmi vend ku duam të jemi, i vetmi vend që duam t’u lëmë brezave të ardhshme me sigurinë që i lëmë në të vetmen hapësirë, ku liritë, të drejtat, sundimi i ligjit dhe siguria mund të garantohen.
Kështu që po, ky moment është i veçantë dhe më duhet të them dhe falë edhe Vladimir Putinit, i cili për shkak të luftës mizore të agresionit, zgjoi nga gjumi edhe më skeptikun dhe i bëri të shohin realitetin që Ballkani Perëndimor është i nevojshëm për një BE më të forte, po aq sa BE, konstelacioni i BE është i nevojshëm për Ballkanin Perëndimor. Kësisoj jemi të dyja palët në një gjatësi vale. Do të bëjmë më të mirën dhe do të vrapojmë shpejt për t’u siguruar që kjo dritare e jashtëzakonshme mundësie të mos mbyllet pa ne, brenda në Bashkimin Evropian", shtoi Rama.
Në fund Rama nënvizoi se për anëtarësimin në BE të gjithë duhet të punojnë shumë fortë.
"Po nuk ka asgjë të veçantë. Çdo gjë është shumë e qartë. Për t’u bërë shtet anëtar duhet të ngresh, jo vetëm shpirtrat, por po kështu edhe të gjitha forcat që të punojnë së bashku në realitetin e vendit për të garantuar një vend, i cili funksionon mirë, u shërben qytatarëve të vet dhe sanksionon në jetën e përditshme atë çfarë shkruhet në Kushtetutë dhe të gjithë angazhimet. Kështu që janë detyra shtëpie, një mal për t’u ngjitur dhe tanimë ne jemi në ngjitje e sipër me ide mjaft të qarta, me vullnet mjaft të fortë dhe nuk ka aspak dyshim që do të arrijmë atë çfarë duhet arritur, që do të thotë Shqipëria në BE brenda 2030", theksoi Rama.
Vendi kandidat nuk negocion mbi acquis e BE-së, por mbi transpozimin e zbatimin e tij. Më 26 mars 2020, Këshilli Evropian miratoi vendimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Shqipëria aplikoi për anëtarësim në BE në prill 2009 dhe iu dha statusi kandidatit për në BE në qershor 2014.
Lajmi kryesor:
Moment historik/ Shqipëria çel grup-kapitullin e parë me BE-në! Konferenca ndërqeveritare në Luksemburg! Rama ekskluzivisht për Report Tv: Shqipërinë do ta bëjmë gati brenda 2030
S.G//ReportTv.al