Politikë

Rama: Kufinjtë me Kosovën do të qendrojnë të hapura edhe pse ata nuk bënë kujdes gjatë fushatës! Në maj do të fillojë vaksinimi masiv për gjithë infrastrukturën e hotelerisë

7 Prill 2021, 11:57| Përditesimi: 7 Prill 2021, 12:27

  • Share

Kryeministri Edi Rama tha sot gjatë një takimi me gra në Përmet në maj do të nisë vaksinimi për të gjithë infrastrukturën e hotelerisë. Sa i përket turizmit, kryeministri sqaroi se strategjia do të jetë po e njëjta, kufijtë do të mbeten të hapura, po ashtu edhe ai me Kosovën, pavarësisht se shifrat e infektimeve atje janë në rritje.

'Do vijojmë të ndjekim të njëjtën strategji, kufijtë do të jenë të hapura. Kufirin me Kosovën do e mbajmë hapur, pavarësisht se aty është ndërlikuar puna me numrat, për shkak të fushatës. Ata nuk bënë kujdes dhe po përballen me rritje të numrave. Do e keni më të lehtë sezonin, por prapë do të jetë një sezon ku shqiptarët do e kalojnë në vendin e tyre, sidomos ata shqiptarë që iknin jashtë. Kemi parë që ka filluar të ketë kërkesa nga të huajt, sidomos izraelitët, suedezët shumë, Evropa Qendrore shumë.

Gjermanët njëçikë më pak. Janë numra pak, sepse ata kanë probleme atje, por këto vende janë shumë të interesuar dhe ne po punojmë, që pasi të zbresim këto fashat, këtë javë zbret fasha e vaksinimit shkon 65, e do të vijojmë në maj me të gjithë infrastrukturën e hotelerisë për të vaksinuar stafet. Është tërheqëse ti thuash turistëve që hajde, ky staf është i vaksinuar dhe eja pa frikë. Ka qenë propozim i vetë industrisë, ne na pëlqeu shumë dhe e studiuam. Kjo do të jetë një ndihmë. Shqipëria nga pikëpamja e malit është i njohur, por jo aq. Niveli i turistëve që vijnë në këtë pjesë është mesatar ose i ulët. Që të sjellim turistë që shpenzojmë shumë, edhe në mal duhet të krijojmë pikat e një turizmi që ofron më tepër, skitë janë A-ja, shoqëruar me elementë të tjerë. Kështu, ishte edhe puna me bregdetin, kompania që ka ardhur për të ndërtuar në portin e Durrësit, kurrë nuk vinte të investonte në të kaluarën’, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama takim me gra në Përmet: Të krijohen dyqane me ushqime tradicionale që sjellin shumë të ardhura! Çuçi: Shumë shpejt produktet lokale do të dalin në tregje e huaja


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?