Politikë

Rama takim me gra në Përmet: Të krijohen dyqane me ushqime tradicionale që sjellin shumë të ardhura! Çuçi: Shumë shpejt produktet lokale do të dalin në tregje e huaja

7 Prill 2021, 11:37| Përditesimi: 7 Prill 2021, 18:17

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me disa gra në Përmet për të cilat thotë se ato me vizionin e me karakterin tyre kanë çarë rrugën e krijimit të bizneseve në funksion të turizmit, ku po përfshihen përditë e më shumë gra e vajza të zonës. Kreu i qeverisë nënvizoi se duhet të krijohen dyqane super speciale me ushqime tradicionale, që sjellin shumë të ardhura,

‘Të krijohen dyqane super speciale me ushqime tradicionale bio dhe që sjellin shumë të ardhura. Përmeti mos të jetë thjeshtë destinacion, por ti ketë ato në qytet, këtu në këtë zonë ne kemi shumë besim kjo që po bëhet. Do ta kemi shumë të lehtë sezonin turistik pas vaksinimit masiv. ’- tha Rama.

Drejtuesi politik i Qakut të Gjirokastrës Bledi Çuçi tha se zejtraia dhe produktet tradicionale duhet të kethehen në marka. Po ashtu Çuçi nënvizoi se shumë shpejt produktet e Përmetit, apo produketet lokale do të dalin në tregjet e huaja dhe me çmime shumë të mira.

‘Me zejtarinë edhe me zejet dhe produktet tradicionale, këto do të kthehen në marka, këtë po nxisim edhe nëpërmejt mbështetjes që kemi dhënë si qeveri po edhe nëpërmjet bazës ligjore. Kemi kaluar dy ligje në parlament për këtë gjë. Shumë shpejt jam i bindur, që me produktet e Përmetit apo produktet lokale që kanë një vlerë specifike do të dalin edhe në tregjet e huaja me çmime shumë të mira. Ne duhet të rrisim vlerën të rrisim çmimin në mënyrë që kjo rritje të çoj në rritjen e ekonomike të zonës por edhe në vend. Përmeti edhe Gjirokastra kanë baza shumë të mira për të fituar këtë betejë më produktet artizanale.’- tha Çuçi.

Ora 12:49
‘Kemi edhe det po ejani në Përmet’, Rama në rrugën Përmet-Çarshovë: Do të zgjerohet oferta turistike, mandati i 3-të do jetë i rilindjes së plotë

Gjatë vizitës së tij në Përmet kryeministri Edi Rama ka qenë në kantierin e rrugës Përmet –Çarshovë, për të cilën tha se e kanë premtuar dhe tani është në rrugën e realizimit.

“Kantieri i rrugës Përmet –Çarshovë, për një mundësi të re për shijuar mrekullinë e natyrës përmetare”.

Kryeministri shtoi se kantieri i rindërtimit të rrugës Përmet - Kolonjë - Korçë, do të zgjerojë ofertën turistike të Korçës dhe Përmetit e Gjirokastrës. Lidhja e Tepelenës me lumin e Vlorës e daljen në Borsh, Rama tha se do të rrëzojë moton e vjetër të Përmetit "vetëm det nuk kemi" duke e kthyer në “kemi edhe det po ejani në Përmet”.

“Ndërkohë së shpejti jemi në kantierin e rindërtimit të rrugës Përmet - Kolonjë - Korçë, e cila do të zgjerojë ofertën turistike të Korçës dhe Përmetit e Gjirokastrës, teksa lidhja e Tepelenës me lumin e Vlorës e daljen në Borsh, do të rrëzojë moton e vjetër të Përmetit, që thotë "vetëm det nuk kemi"; motoja e re do të jetë, "kemi edhe det po hajdeni në Përmet.

Do jetë një game changer e jashtëzakonshme. Deti bëhet ofertë komplimentare për përmetin. Tani thuhet kemi dhe det po ejani në Përmet", tha Rama.

Ndërkaq Rama tha se në rrugën Korçë-Erseka hapet loti i 3 hapet vitin e ardhshëm.

“E kemi premtuar dhe tani është në rrugën e realizimit po ajo që dua të përsëris nuk është vetëm për Përmetin dhe Korçën por për të gjithë zhvilllimin e mëtejshëm të turizmit. Kush shkon në korçë të ketë mundësi të kalojë dhe këtej.

Mbyllet vitin e ardhshëm Korçë Erseka loti i 3 hapet vitin e ardhshëm ndërkohë që është bërë një rrugë fantastike pjesa që është ndërtuar. E ka lehtësuar shumë ndërlidhjen bëhet për 15 minuta e pak Korçë Ersekë. Me Ersekë Leskovik Përmet ndryshon gjithçka , procedura është hapur.

Kush e ka pritur më parë duhet të ftillohet për faktin se  nga e thëna në të bërë është në mes deti i procedurave kontratave. Mandati i 3 do të jetë mandati i rilindjes së plotë, të rritjes së zinxhirit të vlerës në këtë zonë. Ka dhe një element tjetër. Deri dje dukej si ëndërr. Faktikisht Korça Kolonja Leskoviku brenda Kolonjës, dalin në det për 45 minuta nga këtu, ndërkohë për 1 orë e 45 minuta nga andej”, tha Rama.

 

Ora 11:57
Rama: Kufinjtë me Kosovën do të qendrojnë të hapura edhe pse ata nuk bënë kujdes gjatë fushatës! Në maj do të fillojë vaksinimi masiv për gjithë infrastrukturën e hotelerisë

Kryeministri Edi Rama tha sot gjatë një takimi me gra në Përmet në maj do të nisë vaksinimi për të gjithë infrastrukturën e hotelerisë. Sa i përket turizmit, kryeministri sqaroi se strategjia do të jetë po e njëjta, kufijtë do të mbeten të hapura, po ashtu edhe ai me Kosovën, pavarësisht se shifrat e infektimeve atje janë në rritje.

'Do vijojmë të ndjekim të njëjtën strategji, kufijtë do të jenë të hapura. Kufirin me Kosovën do e mbajmë hapur, pavarësisht se aty është ndërlikuar puna me numrat, për shkak të fushatës. Ata nuk bënë kujdes dhe po përballen me rritje të numrave. Do e keni më të lehtë sezonin, por prapë do të jetë një sezon ku shqiptarët do e kalojnë në vendin e tyre, sidomos ata shqiptarë që iknin jashtë. Kemi parë që ka filluar të ketë kërkesa nga të huajt, sidomos izraelitët, suedezët shumë, Evropa Qendrore shumë.

Gjermanët njëçikë më pak. Janë numra pak, sepse ata kanë probleme atje, por këto vende janë shumë të interesuar dhe ne po punojmë, që pasi të zbresim këto fashat, këtë javë zbret fasha e vaksinimit shkon 65, e do të vijojmë në maj me të gjithë infrastrukturën e hotelerisë për të vaksinuar stafet. Është tërheqëse ti thuash turistëve që hajde, ky staf është i vaksinuar dhe eja pa frikë. Ka qenë propozim i vetë industrisë, ne na pëlqeu shumë dhe e studiuam. Kjo do të jetë një ndihmë. Shqipëria nga pikëpamja e malit është i njohur, por jo aq. Niveli i turistëve që vijnë në këtë pjesë është mesatar ose i ulët. Që të sjellim turistë që shpenzojmë shumë, edhe në mal duhet të krijojmë pikat e një turizmi që ofron më tepër, skitë janë A-ja, shoqëruar me elementë të tjerë. Kështu, ishte edhe puna me bregdetin, kompania që ka ardhur për të ndërtuar në portin e Durrësit, kurrë nuk vinte të investonte në të kaluarën’, tha Rama.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?